Arkiv-Lajme të përditësuara

Greqi, nuk arrihet marrëveshja për reduktimin e pensioneve

Postuar në 09 Shkurt, 2012 06:06

Greqia nuk e arrin marrëveshjen për të evituar falimentimin e Europa e ka bërë të qartë se nuk ka dëshirë të presë më. Koalicioni në pushtet nën udhëhqejen e Lukas Papadhimos nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët përsa i përket reduktimit të pensioneve. Menjëherë pasi përfundoi bisedimet, Papademos zhvilloi një takim me zyrtarët  e trojkës e cila zgjati për disa orë.

Kanadaja “legalizon” torturën

Postuar në 08 Shkurt, 2012 12:28

Kanadaja ka urdhëruar shërbimet e saj të fshehta që të përdorin torturën si mjet në marrjen në pyetje, nëse mendojnë se kjo praktikë e ndaluar nga konventat ndërkombëtare mund të jetë e efektshme ndaj personave që vendosin në rrezik sigurinë publike. 

Urdhëri, i përfituar nga mediat kanedeze në bazë të ligjit për lirinë e informacionit, është lëshuar në vitin 2010.

TOEFL-i, studentët e Elbasanit paralajmërojnë grevë urie

Postuar në 08 Shkurt, 2012 12:26

Studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan kanë zhvilluar sot sërish një grevë njëorëshe në ambientet e fakultetit të Edukimit.

Ditë të zymta për Spanjën, Rajoy: Papunësia do rritet

Postuar në 08 Shkurt, 2012 08:05

Të dhënat për sektorin e punësimit në Spanjë nuk janë aspak pozitive, teksa kryeministri Mariano Rajoy tha se numri i të papunëve do të vazhdojë të rritet gjatë këtij viti. Aktualisht vendi ka normën më të lartë të papunësisë, 22.8 për qind. 

Deklarata e Rajoy u bë në parlament, teksa kreu i qeverisë po informonte deputetët mbi marrëveshjet e arritura në Bruksel në fillim të muajit. Ai tha se ekonomia përballej me ditë të vështira, por në të njëjtën kohë siguroi se qeveria që ai drejton po merrte hapat e duhur për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për rritjen e ekonomisë. 

BB akordon 25 nga 300 milionë USD të premtuara

Postuar në 08 Shkurt, 2012 08:00

Banka Botërore dhe qeveria shqiptare kanë rënë dakord për rritjen e përmasave të projektit për Modernizimin e Ndihmës Ekonomike nga 25 në 50 milionë dollarë, por bisedimet vijojnë për pjesën tjetër të ndihmës së premtuar që mund të arrijë deri në 300 milionë dollarë, njoftoi dje zyra e BB në Tiranë. 

Harta e rrugëve, Policia e Shtetit: 15 akse të pakalueshme

Postuar në 08 Shkurt, 2012 04:29

Policia e Shtetit ka bërë publike situatën më të fundit të akseve rrugore në vend. Veriu është zona më e goditur nga moti i ftohtë, i cili ka dhe numrin më të madh të zonave të bllokuar. Rreth 15 akse rrugore në të gjithë vendin janë të pakalueshme, ndërsa rruga Morinë- Kalimash është e kalueshme me zinxhirë.

SHBA: Asad, i ke ditët e numëruara

Postuar në 08 Shkurt, 2012 04:21

Pasi dhuna vazhdon të rritet në Siri, zyrtarët amerikanë bënë të qartë se Shteteve të Bashkuara u ka humbur durimi me Presidentin Bashar al-Asad.

“Ditët e tua janë të numëruara”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, në komentet e drejtuara udhëheqësit sirian. “Është koha, madje i ka kaluar limitet,  për të transferuar pushtetin me përgjegjësi dhe në mënyrë paqësore”.

BE: Euro mbijeton edhe pa Greqinë

Postuar në 07 Shkurt, 2012 06:26

Po rritet presioni mbi qeverinë e unitetit në Greqi për të rënë dakord për reforma të rrepta, të kërkuara nga huadhënësit. 

BE, FMN dhe BQE kanë bërë shkurtime të mëtejshme shpenzimesh, reforma në tregun e punës dhe kanë krijuar kushte për zgjatjen e ndihmave. 

Zv.presidentja e Komisionit Evropian, Neelie Kroes deklaroi për një gazetë holandeze se nuk do të kishte asnjë problem nëse Greqia do të linte euron. 

Greqi, protestë dhe episode dhune në qendër të Athinës

Postuar në 07 Shkurt, 2012 06:10

Qytetarët grekë i janë përgjigjur thirrjes së sindikatave për tubim proteste, sot paradite në sheshin “Sintagma, në kuadër të grevës 24 orëshe që po zhvillohet sot në Greqi, kundër negociatave mes qeverisë. 

Mijëra njerëz protestuan kundër masave shtrënguese në një tubim ku pati edhe incidente. 

Përleshje mes policisë dhe protestuesve pati, kur këta të fundit u përpoqën t'i drejtohen parlamentit, por forcat e policisë i penguan duke përdorur lëndë kimike kundër tyre. 

Protestuesit dogjën flamuj gjermanë dhe hodhën parulla kundër kryeministrit. 

Rreziku i internetit, 94 % e fëmijëve jetë virtuale

Postuar në 07 Shkurt, 2012 06:07

Interneti sot shihet si një nga shpikjet më të mira të teknologjisë për zgjidhjen e shumë punëve në një kohë tepër të shkurtër e me një kosto edhe më të ulët, por krahas tendencave pozitive, problematike gjithnjë e më shumë po bëhet përdorimi pa kriter i internetit nga fëmijët e të rinjtë. Autoritetet e Ministrisë së Arsimit thonë se nevojiten masa urgjente për reduktimin e këtij fenomeni, por edhe për ngritjen e strukturave që do të merren me kontrollin se si do të zbatohen këto masa. Ndërhyrjet do të fillojnë veçanërisht në shkolla, aty ku dhe problemet janë më të mëdha.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara