Harta e rrugëve, Policia e Shtetit: 15 akse të pakalueshme

Policia e Shtetit ka bërë publike situatën më të fundit të akseve rrugore në vend. Veriu është zona më e goditur nga moti i ftohtë, i cili ka dhe numrin më të madh të zonave të bllokuar. Rreth 15 akse rrugore në të gjithë vendin janë të pakalueshme, ndërsa rruga Morinë- Kalimash është e kalueshme me zinxhirë.
HARTA E RRUGEVE, 08.02.2012
Në qarkun Kukës:
1. aksi rrugor Morinë - Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi Kukës - Krumë, i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri - Qafë Morinë, i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi B.Curri - Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi B.Curri - Valbonë, i pakalueshëm,
6. aksi Krumë - B. Curri, i pakalueshëm,
7. aksi Krum - Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Kukës - Topojan, i kalueshëm me zinxhirë,
9. aksi Ujmisht - Lusen - Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i kalueshëm me zinxhirë,
10. aksi Shëmri - Qafë Shllak, i pakalueshëm,
11. aksi rrugor Topojan - Shishtavec, i pakalueshëm,
Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi - Bulqizë - Klos, i kalueshëm me zinxhirë,
2. aksi rrugor Klos - Burrel - Ulëz, i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Bulqizë - Shupenzë - Ostren, i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Krastë - Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë - Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
6. aksi Peshkopi - Muhurr - Aras, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
7. aksi Arras - Zall Dardhë - Reç, i pakalueshëm,
8. aksi Steblevë - Librazhd, i pakalueshëm,
9. aksi Arras - Lurë, i pakalueshëm.
Në qarkun Shkodër:
1. aksi rrugor Shkodër - Mabe, i kalueshëm pa probleme,
2. aksi rrugor Shkodër - Koman, i kalueshëm me zinxhirë, pasi ka ngrica,
3. aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,
5. aksi Fushë Arrës - Gjegjan - Shpal, i kalueshëm me zinxhirë,
6. aksi Koplik - Hani i Hotit, i kalueshëm, por ka ngrica,
7. akset Koplik - Razëm, i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi Bogë - Theth, Selcë - Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
9. akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
10. aksi Qafë Mali - Dardhë - Fierzë, i pakalueshëm,
11. aksi Fushë Arrës - Iballë, i pakalueshëm.
Në qarkun Lezhë:
1. aksi Rubik - Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi rrugor Mirdit - Shpal - Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,
3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.
Në qarkun Tiranë:
1. në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,
2. në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,
Në qarkun Elbasan:
1. aksi Librazhdë - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi Elbasan - Qafë Krrabë, i kalueshëm,
3. aksi Librazhd - Bulqizë, i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Në qarkun Korçë:
1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
2. aksi rrugor Boboshticë - Dardhë dhe aksi rrugor Korçë - Voskopojë, janë të kalueshme me zinxhirë,
3. aksi Korçë - Ersekë - Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Korçë - Goricë, i kalueshëm pa zinxhirë,
Në qarkun Berat:
1. aksi Bogovë - Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në qarkun Gjirokastër:
1. aksi Kakavijë - Gjirokastër - Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
2. aksi Tepelenë - Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
3. aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,
Në qarkun Vlorë:
1. në segmentin rrugor Vlorë - Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Albanian Screen
Add new comment