Arkiv-Lajme të përditësuara
60 vjet në NATO, protestë në Athinë kundër Rasmussen
Episode janë shënuar në protestën e lëvizjes sindikaliste PAME sot paradite më Athinë, jashtë sallës së koncerteve, ku u zhvillua një aktivitet, me rastin e 60 vjetorit të hyrjes së Greqisë në Aleancën e Atlantikut. Në këtë veprimtari ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen.
Incidentet ndodhën kur policia hodhi lëndë kimike mbi protestuesit për t’i sprapsur dhe për t’i shpërndarë ata nga përqëndrimi përballë sallës së koncerteve ku ndodhej kreu i NATO-s.
Shkurtimet, "Greqia ka bërë sakrifica të mëdha"
Athina duhet të presë deri të hënën për të mësuar mbi vendimin e Eurogrupit mbi paketën e shpëtimit 130 miliardë euro. Takimi që duhet të mbahej sot është shtyrë për fillimin e javës së ardhshme, pasi ka munguar dhe angazhimi me shkrim i drejtuesve politikë të Greqisë, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker u shpreh se takimi është shtyrë pasi Athina duhet edhe më tej t'i plotësojë disa kushte.
Referendumi i serbëve, Kuvendi e shpall të paligjshmëm
Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka shpallur të pavlefshëm dhe ilegal referendumin e serbëve në pjesën veriore të Kosovës. Në deklaratën e miratuar me 64 vota pro, asnjë kundër dhe me abstenimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se ky akt e cenon sovranitetin e Kosovës dhe është ndërhyrje e Serbisë në vend. Thirrja drejtuar serbëve përmes një pike të deklaratës, që të pranojnë planin e Ahtisaarit, ka bërë që Vetëvendosje të abstenojë, pasi e konsideron të dëshmshëm për Kosovën këtë plan. Zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi referendumin në veri e ka quajur ilegal dhe pa efekte juridike.
Siri, referendum për ndryshime kushtetuese
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, përzgjodhi datën 26 shkurt për mbajtjen e një referendumi kombëtar, mbi ndryshimet e propozuara kushtetuese, në atë që konsiderohet si lëshimi më serioz i autoriteteve deri tani.
Midis ndryshimeve kryesore, përfshihet edhe heqja e asaj pike që sanksionon Sirinë si një shtet “njëpartiak”, duke i dhënë Partisë së Bath rolin e “lideres në shtet dhe në shoqëri”.
Çështja çame, Tana: Sharlatanët duan të përfitojnë, për të siguruar fonde
Shoqata Kombëtare “Çamëria” paralajmëroi dje rrezikun e shfaqjes së sharlatanëve, që luajnë me identitete të rreme. Kreu i shoqatës “Çamëria”, Ardian Tana, deklaroi dje se “në shumë raste historia jonë e afërt dhe e re është e mbushur me sharlatanëri bajate apo të sofistikuar.
Papunësia në Britani, niveli më i lartë në 16 vjet
Papunësia në Britaninë e Madhe u rrit me 48 mijë, në 2.67 milionë në tre muajt e fundit të vitit 2011. Sipas autoriteteve, norma e papunësisë ishte 8.4 për qind, më e larta në 16 vjet. Numri i të rinjve që nuk kanë një punë u rrit me 22 mijë, në 1.04 milionë, duke e çuar normën e papunësisë për moshën nga 16-24 vjeç në 22.2 për qind. Lord Freud, një ekspert mbi çështjet e punësimit e pensionit tha për BBC-në se është e qartë që ekonomia vazhdon të përballet me ditë të vështira. "Është një panoramë mikse. Ka shenja qëndrueshmërie",-tha ai.
Hapet referendumi i organizuar nga serbët në veri të Kosovës
Që prej orës 7:00 të mëngjesit, serbët e komunave veriore kanë nisur të dalin në referendum përmes së cilit ata votojnë se i pranojnë apo jo institucionet e shtetit të Kosovës.
Më shumë se 35 000 zgjedhës të regjistruar në katër rajone me shumicë serbe në veri të Kosovës janë thirrur për t'iu përgjur me po ose jo pyetjes: ''A pranoni ju institucionet e pretenduara nga Republika e Kosovës, të vendosura në Prishtinë?
Të 82 qendrat e vtoimit në këto rajone u hapën në orën 06:00 GMT dhe do të mbyllen në orën 18:00 GMT. Votimi do të vazhdojë dhe nesër.
Troket kriza energjitike
Shqipëria po kërcënohet nga kriza energjetike pasi moti i keq që ka përfshirë Ballkanin ka nxjerrë jashtë funksionit tregun e energjisë.
Bullgaria dhe Rumania, dy prodhuesit më të mëdhenj kanë ndaluar totalisht eksportin, ndërsa Serbia dhe Maqedonia nuk lejojnë më transmetimin e energjisë nga rrjetet e tyre. Për shkak të këtyre masave drastike, çmimi i energjisë ka arritur nivelet maksimale, 100 euro për mega.
Korçë, mijëra banorë të izoluar
Komuna Lekas në qarkun e Korçës është njësoj e izoluar si zonat e tjera në Kukës apo Shkodër.
Në kete komune trashesia e debores ka kaluar dy meter dhe rruga per te shkuar atje perfundon prane Voskopojes. Drejtuesi i komunes thote se ka kerkuar ndihme per banoret por asnje mjet nuk mund te levize drejt zones per shkak se rruga ka dy meter debore.
Dhuna në Athinë, 79 të arrestuar, mes tyre edhe 9 shqiptarë
93 ndërtesa të Athinës u shkatëruan apo pësuan dëme serioze nga incidentet e së dielës në qendër të saj, sipas bilancit të shërbimeve të Bashkisë së Athinës. Ndërtesat gjenden në qëndrën e qytetit dhe kryesisht në rrugët Stadhiu, Panepistimiu, Akadhimias, Ermu, Eolu dhe Athinas. Midis tyre, dëme serioze pësuan 9 ndërtesa historike.