Çështja çame, Tana: Sharlatanët duan të përfitojnë, për të siguruar fonde

Postuar në 15 Shkurt, 2012 05:49

Shoqata Kombëtare “Çamëria” paralajmëroi dje rrezikun e shfaqjes së sharlatanëve, që luajnë me identitete të rreme. Kreu i shoqatës “Çamëria”, Ardian Tana, deklaroi dje se “në shumë raste historia jonë e afërt dhe e re është e mbushur me sharlatanëri bajate apo të sofistikuar.

Në emër të fabrikimeve të identiteteve, të komercializimit të politikës, të grumbullimit të fondeve të qytetarëve idealistë, shpesh kemi pasur iniciativa individuale të dikujt që vetëm apo në grup ka shpallur këtë ose atë identitet”. Ai vuri në dukje, se ditët e fundit kjo gjë ka ndodhur me disa individë, që vetëshpallen si Shoqata Mbarëkombëtare “Çamëria”.

“Sharlatanë si Spiro Fuqi, që s’kanë asnjë lidhje me Çamërinë dhe përpiqen të mashtrojnë vëllezërit tanë kosovarë, i paralajmërojmë të heqin dorë nga përpjekje të tilla. Amanetin e të parëve tanë e drejtësinë do ta vendosin djemtë dhe vajzat e Çamërisë dhe të gjithë Shqipërisë. Ata po manipulojnë me dëshirën e qytetarëve të ndryshëm, për t’i shërbyer kauzës sonë kombëtare, duke mbledhur fonde sa në Kosovë, sa në Shqipëri”, -deklaroi Tana.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.