Arkiv-Lajme të përditësuara
Zgjedhjet nëpër universitete, shpallen fituesit
Zgjedhjet në universitetin Ismail Qemali
Pas përfundimit të numërimit të votave në universitetin e Vlorës është rikonfirmuar në detyrën e rektorit Albert Qarri, i cili do të drejtojë edhe në katër vitet e ardhëshme universitetin Ismail Qemali.
Ndërsa dekanët e rinj janë për fakultetin Ekonomik Evelina Bazini, për fakultetin e Shkencave Teknike Kristofor Lapi, për fakultetin e Shkencave Humane Aleks Trusha.
Zgjedhjet në universitetin Aleksandër Moisiu
OKB: Europa rrezikohet nga përmbytje të mëdha
Rajonet e Evropës Qëndrore dhe Lindore, të paralizuara nga dëbora dhe vala e të ftohtit këtë dimër, mund të përballen me shkrirje masive të dëborës duke u rrezikuar nga përmbytje të mëdha, paralajmëroi sot Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Katastrofave.
"Temperaturat në Bullgari dhe në Rumani priten të ngrihen me tetë dhe 10 gradë Celcius gjatë 10 ditëve të ardhshme duke shkrirë akullin përgjatë Danubit",- deklaroi agjencia.
Afganistan, NATO kërkon falje për djegien e Kuranit
Komandanti i trupave të NATO-s në Afganistan ka kërkuar falje për shkatërrimin e disa kopjeve të Kuranit nga trupat e Aleancës. Në një deklaratë, gjenerali Xhon Allen tha se ka urdhëruar një hetim të plotë lidhur me këtë. “Kur mësuam për këto veprime, ndërhymë menjëherë dhe i ndaluam,”- tha Allen, duke shtuar se hetimi do të zbulojë nëse trupat në bazën ajrore në Bagram kanë keqpërdorur materialet islamike, mes të cilave edhe disa libra Kurani.
"Independent": Franca e Gjermania, përgjegjëse për krizën greke
“Blerja e sistemeve të armatimit të Francës dhe Gjermanisë nga Greqia shkaktoi krizën, pasi shtetet europiane i bënin presion Athinës për të blerë sisteme, që nuk mund t’i paguante», shkruan gazeta britanike «Independent», në artikullin me titull «Franca dhe Gjermania janë përgjegjëse për krizën në Greqi».
“Gjithnjë e më shumë shtohen zërat që akuzojnë Berlinin dhe Parisin për gjëndjen në vend, pasi shpenzimet për pajisjet e mbrojtjes që blinte Greqia nga ato ishin të papërballueshme”, shkruan gazeta.
46 gazetarë të vdekur në 2011
46 gazetarë kanë humbur jetën vitin e kaluar në vende të ndryshme të botës. Shifra u bë publike nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve në raportin vjetor "Sulmet në shtyp 2011". Sipas këtij raporti Pakistani ka qenë vendi më i rrezikshëm ku janë rregjistruar 7 viktima. Më pas renditet Libia dhe Iraku, me nga pesë gazetarë të vrarë.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se 15 gazetarë kanë humbur jetën gjatë mbulimit të Pranverës Arabe. Organizata tha se të paktën 179 punëtorë mediatikë janë burgosur në 2011-ën, çfarë paraqet nivelin më të lartë që nga vitet 1990.
Liqeni i Fierzës, dalin rrënojat e Kukësit të vjetër
Kanë dalë në sipërfaqe të liqenit rrënojat e Kukësit të vjetër. Pas një kohe relativisht të gjatë të mungesës së reshjeve të shiut si dhe ngrirjes së ujërave të liqenit prej më shumë se 2 javësh, tashmë mbi shtresat e akullit kanë dalë rrënojat e qytetit të Kukësit të vjetër. Tashmë e gjithë sipërfaqja ku dikur shtrihej ky qytet është në hapësirë duke treguar ato pak gjëra që kanë mbetur nga ndikimi i ujërave që vazhdimisht qëndrojnë mbi to. Në këtë situatë,shumë qytetarë të Kukësit dalin e shohin atë cka dikur e kishin vendlindje madje edhe ujërat e Drinit të Bardhë.
Arrihet marrëveshja, Greqia merr paketën e ndihmës, 130 mld €
Arrihet marrëveshja mbi paketën e re të ndihmës ekonomike për Greqinë, pas një mbledhje maratonë të Eurogrup, e cila përfundoi rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm.
Marrëveshja përfshin ofrimin e ndihmës financiare për Greqinë, me vlerë 130 miliardë € dhe procedurat për prerje të borxhit deri në 53.5 %, gjë që ul rrezikun për falimentimin.
Protestojnë për subvencionet: Fatura e energjisë e papërballueshme
Të verbërit dhe para e tetraplegjikët kërkojnë që qeveria në ndryshimet që po i bën ligjit të këtyre shtresave, të mos ndërhyjë te pjesa e pagesës së energjisë elektrike dhe transportit urban. Kreu i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj thotë se është e papranueshme që për kompesimin e enrgjisë të vendoset një pagesë fikse, pasi aktualshti ata paguajnë vetën 20 përqind të shumës dhe pjesën tjetër e paguan shteti. Ndërsa kryetarja e Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve, Mybere Prizreni paralajmëron protesa masive nëse qeveria nuk i konsideron propozimet e tyre.
Shkeljet, policia e Tiranës 7 mijë gjoba për një javë
Policia e Tiranës nëpërmjet një deklarate për median shpreh shqetësimin për shkelje të dukshme të kodit rrugor dhe sidomos në kryeqytet nga ana e drejtueseve të automjeteve.
Sipas policisë së Tiranës gjatë javës së fundit janë vendosur rreth 7 mijë masa administrative, shumica e të cilave për tejkalim të shpejtësisë, parakalime të gabuara, parkime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit.
Assange në episodin e 500 të serialit "The Simpsons"
U transmetua për publikun amerikan seria e 500-të e serialit të animuar "The Simpsons". E veçanta e kësaj serie ishte pjesëmarrja e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange si karakter vizatimor.