"Independent": Franca e Gjermania, përgjegjëse për krizën greke

“Blerja e sistemeve të armatimit të Francës dhe Gjermanisë nga Greqia shkaktoi krizën, pasi shtetet europiane i bënin presion Athinës për të blerë sisteme, që nuk mund t’i paguante», shkruan gazeta britanike «Independent», në artikullin me titull «Franca dhe Gjermania janë përgjegjëse për krizën në Greqi».
“Gjithnjë e më shumë shtohen zërat që akuzojnë Berlinin dhe Parisin për gjëndjen në vend, pasi shpenzimet për pajisjet e mbrojtjes që blinte Greqia nga ato ishin të papërballueshme”, shkruan gazeta.
«Në pjesën më të madhe të dekadës së fundit, Greqia, me një popullsi prej 11 milion banorë, ishte një nga 5 importuesit e parë të armëve në botë. Shumica e armëve të shtrenjta, duke përfshirë edhe nëndetëse, tanke dhe avionë luftarakë, prodhoheshin në Gjermani, Francë dhe Shtetet e Bashkuara», shkruan "Independent". Artikulli vazhdon duke thënë se, «edhe në vitin 2010, kur shkalla e katastrofës ekonomike ishte e qartë, Greqia bleu 223 armë kundërajrore dhe një nëndetëse nga Gjermania, me mbi 403 milionë euro».
Në marrëveshjen e re të ndihmës, Greqia është angazhuar për të zvogëluar shpenzimet e mbrojtjes rreth 400 milionë euro. Udhëheqësit e eurozonës deri tani kanë treguar një mirëkuptim më të madh në shkurtimin e shpenzimeve të mbrojtjes, edhe pse janë dy herë më të mëdha nga mesatarja e NATO-s përkundrejt PBB-së, nga sa kanë treguar për ato për shëndetin apo pensionet.
Artikulli përfundon duke pyetur se “çfarë mund të bëhet këtej e tutje?”
Mundësitë për Greqinë janë të vogla, sipas gazetës britanike, pasi kontratat që janë nënshkruar nuk mund të anulohen, sepse ekzistojnë klauzolat penale që parashikojnë gjoba, përgjigjet.
Anila Jole
Ballkanweb.com
Add new comment