Arkiv-Lajme të përditësuara

Referendumi në Siri, opozita bojkoton votimin

Postuar në 26 Shkurt, 2012 08:19

Autoritetet siriane janë duke mbajtur një referendum për Kushtetutën e re të vendit, ndërsa në vend vazhdojnë trazirat e dhunshme dhe opozita ka bojkotuar procesin. Kushtetuta e re sanksionon mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare shumëpartiake brenda tre muajve në vazhdim, por opozita e ka cilësuar votën e së dielës si një farsë dhe kërkon që presidenti Bashar Al Asad të largohet nga pushteti. 

E ndërkaq, në vend dhuna nuk ka të mbaruar, pasi aktivistët njoftuan edhe për 89 të vrarë të tjerë gjatë së shtunës në të gjithë territorin. 

Rusi, protesta kundër Putin 1 javë para zgjedhjeve presidenciale

Postuar në 26 Shkurt, 2012 08:18

Një manifestim gjigant kundër Vladimir Putin ka nisur ne Moskë. Kjo është protesta e 4-t e madhe që prej nisjes së fushatës presidenciale. 
Një zinxhir njerëzor i përbërë nga dhjetëra mijëra persona u formua, ndërsa në rresht për një protestuesit realizuan një unazë gjigante në kryeqytetin rus. 

Arsimtarët kundër ligjit të arsimit parauniversitar

Postuar në 26 Shkurt, 2012 08:12

Përfaqësues të sindikatave të arsimit në vend kundërshtojnë ligjin e ri të arsimit parauniversitar të miratuar pak kohë më parë. Kundërshtimi kryesor ka të bëjë me emërimin e drejtorëve të shkollave dhe drejtorivë arsimore. 

Ligji i ri parashikon që drejtuesit e shkollave dhe mësuesit të zgjidhen nga një këshill përzgjedhës i cili krijohet dhe vepron në bazë të akteve normative të nxjerra nga Ministria e Arsimit. Por arsimtarët dhe shoqëria civile mendojnë se kjo praktikë nuk sjell asgjë të re, por lë politikën e emërimeve sërish në dorë të ministrisë. 

CEZ shton kufizimet, tjetër javë pa drita

Postuar në 26 Shkurt, 2012 08:08

 

 

 

 

Rrjeti i dobët elektrik vijon të mbetet shkaku kryesor i defekteve në nënstacionet që menaxhohen nga CEZ Shpërndarja, duke detyruar kompaninë të stakojë linjat dhe të ndërpresë furnizimin me energji elektrike.

Qeveria shqiptare, bashkë me KESH-in, kanë hyrë në borxhe për t’i siguruar vendit furnizim 24 orë pa ndërprerje, por problemet me rrjetin e CEZ-it sfumojnë mundimin e shpenzimeve me paratë e taksapaguesve shqiptarë, raportoi ditën e dielë e përditshmja “Shqip”.

Karburantet shënojnë rekord historik, nafta sot 189 lekë

Postuar në 25 Shkurt, 2012 11:11

Çmimi i karburanteve ka pësuar sërish rritje në tregun tonë duke shënuar një rekord të ri historik. Në disa pika të shitjes me pakicë të karburanteve në kryeqytet, nafta ka arritur në 189 lekë për litër, ndërsa benzina tregtohet me 191 lekë për litër. Çmimi i karburanteve është rritur kështu me rreth 4 lekë për litër.

Importuesit ia faturojnë këtë shtrenjtim të ri rritjes së çmimit të arit të zi në bursa, për shaka të konfliktit në Iran, por edhe forcimit të dollarit.

Debat për reliket e Shën Pelinit

Postuar në 25 Shkurt, 2012 06:05

Banorët e Corfinios, një qytezë e vogël në zonën e Abruzzos, me protestat e tyre po krijojnë probleme për transferimin në Shqipëri të relikeve të Shën Pelinit, në program më 3 mars. 

Meqenëse sipas disa studimeve shenjtori në fjalë ka qenë me origjinë nga Durrësi, ishte menduar që busti dhe reliket e tij të vendoseshin në dioqezën e Sapës, ose e Zadrimës siç njihet më gjërësisht. Por prej ditësh banorët po mundohen me të gjitha mënyrat të bllokojnë transferimin e relikeve, madje qoftë edhe të një pjese të vogël të tyre në Shqipëri. 

Vërtet duan 55 përqind e sirianëve që Assad të qëndrojë në pushtet?

Postuar në 25 Shkurt, 2012 05:59

 

Një sondazh i opinionit publik u raportua së fundmi si një provë se 55 përqind e sirianëve mendojnë se presidenti Bashar Al Assad nuk duhet të japë dorëheqje. Por a qëndron diçka e tillë, pyet BBC, e cila ka marrë në analizë sondazhin.

Dimri i stërzgjatur, arsimi në Kukës në alarm për ngrohjen

Postuar në 25 Shkurt, 2012 05:37

Drejtuesit e institucioneve arsimore në Kukës kanë dhënë alarmin se lënda djegëse që përdoret për ngrohje gjatë procesit mësimor-edukativ është drejt përfundimit. Kjo ka ardhur pas kushtete e vështira të motit, keqpërdorimi i lëndës djegëse si dhe zgjatja në kohë e dimrit çka kanë detyruar bashkinë e Kukësit që të nisë shpërndarjen e lëndës drusore që shfrytëzohet për ngrohje nga institucionet arsimore të qytetit,për të dytën herë. 

Greqi, kredia e re, tani në parlamentet evropiane

Postuar në 25 Shkurt, 2012 05:33

Dalja e Greqisë nga Eurozona ose falimentimi i saj do të sillnin "rreziqe domethënëse" dhe të "paparashikueshme". Kështu vlerësoi kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, e cila u takua me Presidentin e Eurogrup, Jean-Claude Juncker, ndërsa pati një bisedë telefonike me kryeministrin grek Papadhimos, në funksion të Samitit të BE-së në 1 mars, për Greqinë. 

Merkel vlerësoi përpjekjet greke për menaxhimin e krizës së borxheve dhe theksoi nevojën që 17 shtetet anëtare të eurozonës të qëndrojnë solide. 

BE sanksione të reja Sirisë, në shënjestër 7 ministra

Postuar në 24 Shkurt, 2012 09:52

Diplomatët e Bashkimit Europian kanë emëruar shtatë ministra të Sirisë që do të jenë në shënjestër të sanksioneve të BE-së, për shkak të goditjes vdekjeprurëse ndaj protestuesve.

Ngrirja e aseteve dhe ndalesat në udhëtime do të bëhen për ministrat e shëndetësisë, arsimit, çështjeve presidenciale, komunikimit dhe teknologjisë, industrisë, naftës dhe burimeve minerale dhe transportit. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara