Karburantet shënojnë rekord historik, nafta sot 189 lekë

Çmimi i karburanteve ka pësuar sërish rritje në tregun tonë duke shënuar një rekord të ri historik. Në disa pika të shitjes me pakicë të karburanteve në kryeqytet, nafta ka arritur në 189 lekë për litër, ndërsa benzina tregtohet me 191 lekë për litër. Çmimi i karburanteve është rritur kështu me rreth 4 lekë për litër.
Importuesit ia faturojnë këtë shtrenjtim të ri rritjes së çmimit të arit të zi në bursa, për shaka të konfliktit në Iran, por edhe forcimit të dollarit.
Situata gjeopolitike ka trazuar tregjet energjetike, ku analistët mendojnë se rritja e shanseve për konflikt ushtarak mes Iranit dhe perëndimit do të crregullojë furnizimin botëror me naftë.
Për pasojë nafta brenda Londrës arritu në fund të kësaj jave në 123 dollarë, ndërsa nafta amerikane u rrit deri në 107 dollarë për fuçi. Një tjetër faktor që ka ndikuar është edhe forcimi i dollarit, monedhë me të cilën blihen karburantet.
Në tregun tonë valutor dollari është luhatur gjatë kësaj jave në kuotat e 104 deri më 106 lekë. Rritja e re e cmimit të karburanteve do të rëndojë buxhetin e familjeve shqiptare, por do të ndikojë negativisht edhe në ekonomi, duke goditur disa sektorë si transporti, peshkimi, prodhimi industrial, ai bujqësor, ndërtimi etj.
Rrjedhimisht efektet do të reflektohen në një fazë të dytë edhe në rritjen e çmimit të mallrave të konsumit.
Ballkanweb.com
Add new comment