Arkiv-Lajme të përditësuara
Sëmundjet e rralla, Shqipëria e prekur vetëm nga progreria
Fatmirësisht në Shqipëri është hasur vetëm një prej tyre, "progreria", apo siç njihet në gjuhën popullore, plakja e parakohëshme. Në Ditën Ndërkombëtare të Sëmundjeve të Rralla, shefja e promocionit, pranë Autorietit shëndetësor rajonal, Vojsava Sulce thotë se 90 përqind e të prekurve nga "progreria" vdesin që në moshën 13-vjeçare.
Rruga e Kombit, 5 kompani në garë për mirëmbajtjen
Pesë kompani kanë dhënë ofertat e tyre për të fituar të drejtën e marrëveshjes koncesionare për mirëmbajtjen e rrugës së kombit.
Vjedhja në emër të invalidëve
Komisioni i çështjeve sociale ka miratuar vetëm me votat e deputetëve demokratë projektligjin për disa ndryshime në ligjiin për statusin e invalidëve dhe të verbërve, ku tashmë masa e përfitmit për personat me aftësi të kufizuara të sanksionohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Duke iu referuar akuzave të përfaqësuesve të personave me aftësi të kufizuar për fryrje artificiale të listave të përfituesve, vetë titullarët e shërbimit social dhe Ministrisë së Punës pranuan se ka abuzime në shuma të mëdha.
Vetëvendosje proteston fusnotën
Në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes për fusnotën me të cilën Kosova do të përfaqësohej në forumet rajonale, Lëvizja Vetëvendosje pritet të organizojë sot protestën, përmes së cilës, siç ka thënë “do të bllokojë për katër orë punën e Qeverisë së Kosovës”.
Ky subjekt opozitar është deklaruar fuqishëm kundër marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se mospërfshirja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në fusnotë “e bën marrëveshjen të papranueshme për institucionet e Kosovës dhe popullin e saj”.
Zbulohet komploti për vrasjen e Vladimir Putin
Shërbimet sekrete ukrainase kanë zbuluar një komplot për vrasjen e kryeministrit rus, Vladimir Putin. Lajmin e bën të ditur agjencia Ria Novosti.
Dy të dyshuarit për këtë komplot janë arrestuar dhe po mbahen në Odesa, Ukrainë. Personat e arrestuar kanë pranuar përfshirjen në komplot dhe e kanë pranuar këtë gjë edhe në TV.
Sulmi do të ndodhte të dielën pas zgjedhjeve presidenciale në Rusi. Putin pritet të fitojë zgjedhjet dhe të marrë një mandat të tretë si president.
Geithner: Europa ka ulur rreziqet për një katastrofë ekonomike
Europa ka arritur të ulë rreziqet për një katastrofë të vërtetë ekonomike. Megjithatë, në fjalën e tij në takimin e G20-ës në Meksikë, Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner tha se Europa kishte nevojë për një mbrojtje më të madhe në mënyrë që të ndalej përhapja e krizës së borxheve.
Grekët punojnë më shumë orë në vit, por gjermanët janë më produktivë
Në një krahasim që iu bëhet punëtorëve grekë me punëtorët gjermanë bazuar në të dhënat nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), rezulton se një punëtor grek punon 2 017 orë në vit, krahasuar me një punëtor gjerman, (që konsiderohet si mishërimi i punës së madhe), i cili shënon 1 408 orë pune në vit.
Por detaji që bën dallimin, është se tregu grek i punës përbëhet nga një numër i madh i vetëpunësuarve, të cilët punojnë më shumë se sa ata që kanë nënkshkruar një kontratë pune.
Janari “i zi” i ekonomisë shqiptare
Siç qe e pritshme nga të gjithë, muaji janar nuk solli lajme të mira për ekonominë shqiptare, raportoi të hënën gazeta shqip.
Bilanci i buxhetit të shtetit, i publikuar së fundmi, tregon se të ardhurat janë më të ulëta se sa në janarin e vitit 2011, ndërsa qeveria e uli fondin për investime publike me mbi 72 për qind.
Të ardhurat e qeverisë nga tatimi mbi Vlerën e Shtuar ranë me 3.7 për qind, ndërsa të ardhurat nga tatimi mbi Fitimin ranë me 22 për qind.
Greqi, frika e daljes nga euro
Pas reagimeve të mëdha që shkaktoi në opinionin publik të vendit lajmi se një deputet i parlamentit grek ka nxjerrë në maj të vitit 2010 një milion euro në një llogari bankare jashtë Greqisë nga frika e falimentimit dhe e kthimit në dhrahmi, një publikim i gazetës ‘Ethnos’ të së dielës i hedh benzinë zjarrit të krijuar.
Naftëtarët kërkojnë pagat e vonuara
Pas tri muajsh pa rroga, një grupim i Sindikatave të Naftëtarëve ka nënshkruar një peticion drejtuar Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, kreut të Këshillit Mbikëqyrës të “Albpetrolit”, Giedjon Rahovica, si dhe drejtorit të përgjithshëm të kompanisë “Albpetrol”, Ferdinand Murati.
Lajmin e raportoi gazeta “Shqip” në numrin e saj të ditës së dielë. Në peticion kërkohet ndërhyrja sa më e shpejtë për zgjidhjen e shqetësimit tremujor të vonesës së pagave.