Arkiv-Lajme të përditësuara

Dëmtimet në bujqësi, sistemi i kullimit i shkatërruar

Postuar në 03 Mars, 2012 08:53

 Sistemi i kullimit ne rrethin e Fierit eshte demtuar rende nga nderhyrjet e paligjshme të fermerëve te cilët kane devijuar ose ndërtuar mbi kanalet kulluese. Përmbytjet sa herë që ka rreshje kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në të mbjella, por në shumë raste edhe në shtëpi banimi. Vetem ne Komunen Levan, sa herë që ka shira përmbyten të paktën 100 hektarë tokë.

Greqia, në “ethet" e kërkimit të naftës dhe gazit

Postuar në 03 Mars, 2012 08:50

8 kompanitë më të mëdha në botë kanë dorëzuar dje ofertat në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë, për të bërë vëzhgime për naftë në Detin Jon dhe në zonat në jug të Kretës.

Sipas njoftimeve kompanitë e interesuara janë norvegjeze, amerikane, një franko-britanike etj. Tenderët e kompanive, që janë aktive në dhjetëra vende të botës, do të vlerësohen në varësi të kushteve ekonomike dhe teknike (objekti i hulumtimit, përvoja, aftësia për të promovuar zonat e tregut ndërkombëtar, etj.) 

Mbledhja e kredive te këqija

Postuar në 03 Mars, 2012 08:40

Gjendja e vështirë e ekonomisë dhe rritja e kredive të këqija ka krijuar në Shqipëri një treg të ri, atë të mbledhjes së borxheve.

Një kompani gjermane nga Hamburgu, e njohur për menaxhimin e borxheve të këqija, njoftoi se nga data 1 mars ka ka nisur zyrtarisht operacionet edhe në Shqipëri. Në faqen zyrtare të kompanisë, e cila është e pranishme në 27 vende të botës, njoftohet se vendimi për të hyrë në Shqipëri u mor pas kërkesave të shumta nga klientët e saj ndërkombëtarë, që operojnë në vendin tonë dhe duket kanë probleme me detyrimet e pashlyera.

Nafta e shtrenjtë rëndon ekonominë

Postuar në 03 Mars, 2012 03:35

 

Çmimi i naftës ka arritur shifra rekord. Ekspertët mendojnë se ai nuk pritet të bjerë. Shqetësimi për Rrugën e Hormus-it rrit çmimin më shumë

Rebelim kundër “Sistemit Putin“

Postuar në 03 Mars, 2012 03:33

 

Rusia zgjedh një president të ri. Dihet kush do të jetë ai. Kryeministri Vladimir Putin ndodhet shumë para në sondazhe. Por, shoqëria civile vë në pikëpyetje pretendimet e tij për pushtet

Pasojat e krizës, përgjysmohet tregu i makinave në Greqi

Postuar në 03 Mars, 2012 03:28

Shitjet e makinave në Greqi ranë me më shumë se 50 për qind, muajin e kaluar, duke vënë në dukje edhe një tjetër industri që është futur në krizë për shkak të recesionit të theksuar të vendit. Mjaft kompani të këtij sektori janë duke u mbyllur për shkak se grekët po shesin edhe makinat e tyre të vjetra, pa mundur t'i zëvendësojnë ato me të reja.

Papadhimos: Evropa ka besim tek ne. Moody’s: Greqia ende në rrezik

Postuar në 03 Mars, 2012 03:26

 

“Eshtë koha për të zëvendësuar ciklin e recesionit me një cikël virtuoz të rritjes", deklaroi kryeministri grek Lukas Papadhimos, pas takimit dy-ditor me udhëheqësit evropianë në Bruksel.

 

Raporti i pronave, BB pranon gabimet

Postuar në 03 Mars, 2012 03:24

 

Ish-pronarët duket se kanë bindur zyrën e Bankës Botërore në Tiranë që të rishikojë raportin e vlerësimit të pronave në vend, hartuar në qershor të vitit 2011, dhe ku jepen rekomandime për kthimin, kompensimin dhe legalizimin.

 

Sugjerimet për zgjidhjen e problemeve, të dhëna nga ekspertët e bankës janë kundërshtuar ashpër nga anëtarët e shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, pasi sipas tyre, nuk janë marrë në konsideratë rekomandimet e tyre të ofruara vazhdimisht.

 

Ndotje nga hekurishtet, banorët në protestë

Postuar në 02 Mars, 2012 13:47

Dhjetëra banorë që jetojnë në periferi të kryeqytetit protestuan sot kunder ndotjes që shkakton një kantier grumbullimi dhe përpunimi mbeturinash hekuri për skrap. 

Kantieri eshte ne mes te shtepive dhe banoret thone se kane probleme nga ndotja e ajrit dhe zhurmat

Gjon Prendi, një banor i zonës, tregon se femijet e vellait te tij qe jane te vegjel, por edhe shume banore te tjere ankohen per dhimbje te medha koke, stomaku dhe probleme te tjera. 

Rritje e papunësisë

Postuar në 02 Mars, 2012 09:35

Pas gati një viti e gjysmë në rënie, papunësia në Shqipëri u rrit sërish në fund të vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e katërt shifra e papunësisë arriti në 13.29 për qind, krahasuar me 13.25 për qind që ishte një tremujor më parë. 

Sipas INSTAT-it numri i të papunëve në fund të dhjetorit arriti në 142 mijë e 950 vetë ose rreth 900 më shumë se sa tremujori i tretë. Në fakt edhe numri i të punësuarve ka vazhduar të rritet, sipas INSTAT-it me 2500 vetë gjatë periudhës tetor-dhjetor. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara