Greqia, në “ethet" e kërkimit të naftës dhe gazit

Postuar në 03 Mars, 2012 08:50

8 kompanitë më të mëdha në botë kanë dorëzuar dje ofertat në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë, për të bërë vëzhgime për naftë në Detin Jon dhe në zonat në jug të Kretës.

Sipas njoftimeve kompanitë e interesuara janë norvegjeze, amerikane, një franko-britanike etj. Tenderët e kompanive, që janë aktive në dhjetëra vende të botës, do të vlerësohen në varësi të kushteve ekonomike dhe teknike (objekti i hulumtimit, përvoja, aftësia për të promovuar zonat e tregut ndërkombëtar, etj.) 

Vlerësimi do të kryhet nga komisioni kompetent, në fillim të muajit prill. Studimet sizmike do të tregojnë se ku ka gjasa për të gjetur depozita shfrytëzueshme, por imazhi përfundimtar merret pas shpimit.

Kostoja e studimeve, 40 deri në 70 milionë euro, do të merret përsipër nga kompania e përzgjedhur nga Komisioni i ministrisë.

Sipas ministrisë, interesi për kërkime në Greqi është i madh, dhe kjo vlerësohet si një arritje e madhe për vendin dhe klimën e investimeve. 

Ministria beson se deri në vjeshtën e vitit 2012 qeveria greke do të dijë me saktësi ku ka naftë dhe gaz dhe mund të vazhdojë punën për fazën tjetër, shpimin.

Zëvendësministri i mjedisit do të njoftojë për rezultatet e konkursit ndërkombëtar presidentin e republikës, kryeministrin, kryetarin e PASOK dhe atë të Demokracisë së re.

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.