Dëmtimet në bujqësi, sistemi i kullimit i shkatërruar

Postuar në 03 Mars, 2012 08:53

 Sistemi i kullimit ne rrethin e Fierit eshte demtuar rende nga nderhyrjet e paligjshme të fermerëve te cilët kane devijuar ose ndërtuar mbi kanalet kulluese. Përmbytjet sa herë që ka rreshje kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në të mbjella, por në shumë raste edhe në shtëpi banimi. Vetem ne Komunen Levan, sa herë që ka shira përmbyten të paktën 100 hektarë tokë.

"Kemi pasur rreth 100 hektarë të përmbytura në komunën e Levanit pasi aty është çarë nga vetë fermerët bankina e kanalit. Këtu kërkohet bashkëpunim midis vetë komunitetit që e vuna, pushtetit vendor dhe ne të Bordit të Kullimit"- tha Ramadan Krasniqi nga Bordi i Kullimit.

Të prekur nga dëmtimet e sistemit kullues janë edhe Komuna Mbrostar e Topojë. Masat për parandalimin apo prishjen e ndërtimeve mbi sistemet kulluese duhet të merren nga pushteti vendor, por në shumë raste ndërtimet mbi kolektorë, hidrovorë apo pranë digave janë edhe të pajisura me leje si pasojë e mungesë së bashkëpunimit të pushtetit vendor me Bordin e Kullimit.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.