Arkiv-Lajme të përditësuara
Edit Durham: Incizimet e rralla shqiptare të 1905 në Londër
Studimi që po botojmë, "Një udhëtim që zgjat sa një jetë: Shqipëria e Edith Durham, pioniere e etnografisë në fillimshekullin XX", është pjesë e projektit kërkimor "Imazhi i Shqipërisë nga tregimet e udhëtimeve, duke përfshirë veprën e Edith Durham (Shqipëria e Epërme 1909), Alexandre Degrandi (Suvenire nga Shqipëria veriore, 1901), Ugo Ojetti (Shqipëria, 1902)" nga një kurs që po zhvillon Universiteti i Nicës "Sophia Antipolis" (Francë).
Greqi, korrupsioni kërcënon zgjatjen e krizës
Korrupsioni kërcënon të zgjasë krizën në Greqi sepse përpjekjet për rimëkëmbje dhe reforma ekonomike janë dëmtuar nga aktet e qeverisë, të bizneseve dhe të zyrtarëve, të cilët po e nxisin atë, njoftoi sot organizata joqeveritare "Transparency International" (TI).
"Institucionet tona demokratike nuk po punojnë mirë për të zhvilluar luftën kundër korrupsionit edhe nëse do të ekzistonin të gjitha ligjet e nevojshme", deklaroi Costas Bakuris, presidenti i TI-së greke me rastin e paraqitjes në shtyp të një studimi mbi vlerësimin e integritetit kombëtar të vendit.
OKB: FIFA të lejoje mbajtjen e shamive nga gratë musliman
Kombet e Bashkuara mbështesin rregullat që do t'iu lejonin lojtareve femra të futbollit të mbajnë shami gjatë lojërave. Këshilltari i shefit të OKB-së për çështje të sportit, Wilfried Lemke, i ka bërë thirrje Federatës Botërore të Futbollit të lejojë shamitë në ndeshjet e rregullta të FIFA-s. Ai ka thënë se ndryshimi "do të hiqte barrierën që i pengon gratë dhe vajzat nga pjesëmarrja në futboll".
Vitin e kaluar, kombëtarja iraniane e femrave nuk u lejua të luante në ndeshjen kualifikuese kundër Jordanisë në Lojërat Olimpike, pasi lojtaret refuzuar t'i hiqnin shamitë.
OKB: FIFA të lejoje mbajtjen e shamive nga gratë muslimane
Kombet e Bashkuara mbështesin rregullat që do t'iu lejonin lojtareve femra të futbollit të mbajnë shami gjatë lojërave. Këshilltari i shefit të OKB-së për çështje të sportit, Wilfried Lemke, i ka bërë thirrje Federatës Botërore të Futbollit të lejojë shamitë në ndeshjet e rregullta të FIFA-s. Ai ka thënë se ndryshimi "do të hiqte barrierën që i pengon gratë dhe vajzat nga pjesëmarrja në futboll".
Vitin e kaluar, kombëtarja iraniane e femrave nuk u lejua të luante në ndeshjen kualifikuese kundër Jordanisë në Lojërat Olimpike, pasi lojtaret refuzuar t'i hiqnin shamitë.
Standard and Poor's: Shqipëria më pak e ndikuar nga kriza e euros
Agjencia e rating, Standard and Poor's, ka publikuar vlerësimin për 19 shtete të Europës Qëndrore dhe Lindore sipas të cilës Shqipëria hyn në kategorinë e vendeve me pak e ndikuar nga kriza e zonës euro. Sipas S&P, është bërë një kategorizim prej 19 shtetesh, ku më pak e rrezikuar nga vendet e BE-së paraqitet Rumania. Në kategorinë e dytë përfshihet Bosnja Hercegovina dhe Letonia, të ndjekura nga Polonia, Gjeorgjia, Mali i Zi, Lituania, që kanë një ndikim mesatar.
Protesta në Spanjë, arrestohen disa studentë
Policia spanjolle ka arrestuar disa studentë të cilët protestonin kundër masave të kursimit të miratuara nga qeveria. Mediat vendase bëjnë të ditur se arrestimet kanë ndodhur pas përleshjeve të tyre me policinë në Barcelonë. Shoqatat studentore kanë organizuar protesta në 40 qytete të vendit, në shenjë kundërshtimi ndaj shkurtimeve të buxhetit në arsim. Demonstratat janë organizuar edhe në solidaritet me studentët në Valencia, ku policia i ka rrahur ata në protestat e 20 shkurtit.
Serbi, peticion kundër anëtarësimit në BE
Vendimi i djeshëm i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, për të rekomanduar statusin kandidat për Serbinë, duket se nuk është pritur aq mirë nga një pjesë e serbëve.
Partia Radikale Serbe, e njohur për qëndrimin e saj antieuropian, dorëzoi sot në Presidencë një peticion me rreth 200 mijë nënshkrime kundër anëtarësimit të vendit në BE. Anëtarët e partisë mbanin në duar banderola me portretin e liderit të tyre, Vojslav Sheshel, që aktualisht po gjykohet në Hagë.
Qindra punonjës në rrugë, hekurudha në prag falimentimi
225 punonjes te Hekurudhes jane larguar nga puna, ndersa 300 te tjere do te marrin vetem gjysmen e pages. Ky eshte vendimi i bordit mbikqyres qe hyn ne fuqi që në fillim të marsit, për shkak të situatës aktuale financiare të kesaj ndermarrjeje.
KESH merr 2 miliardë lekë kredi
Qeveria Shqiptare ia akordoi gjysmën fondit rezervë të planifikuar për Këshillin e Ministrave Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare në formë kredie me interes 0.5 për qind në vit, para që do të përdoren për të financuar importet e energjisë për muajin e ardhshëm.
Vendimi i qeverisë u publikua dje në fletoren zyrtare dhe u raportua të mërkurën nga gazeta “Shqip”. Po dje, KESH njoftoi se ka nënshkruar kontratat për importin e energjisë gjatë muajit mars, përkundrejt çmimit mesatar prej 75 eurosh për MËh.
SHBA, vdekjet nga mbidoza, më shumë se nga aksidentet
Një agjenci qeveritare amerikane thotë se Shtetet e Bashkuara përballen me një dukuri të rrezikshme, mbidoza e barnave që merren me recetë nga mjeku.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se më shumë njerëz po vdesin nga mbidoza me këto barna se sa nga aksidentet rrugore.
Vdekja e artistes amerikane Whitney Huston ka nxitur debatin rreth abuzimeve me ilaçet që jepen me recetë.
Autoritetet gjetën disa ilaçe që jepen me recetë mjeku në dhomën e saj të hotelit ndërsa dëshmitarë kanë thënë se e kanë parë duke pirë shampanjë ditët përpara vdekjes.