Protesta në Spanjë, arrestohen disa studentë

Policia spanjolle ka arrestuar disa studentë të cilët protestonin kundër masave të kursimit të miratuara nga qeveria. Mediat vendase bëjnë të ditur se arrestimet kanë ndodhur pas përleshjeve të tyre me policinë në Barcelonë. Shoqatat studentore kanë organizuar protesta në 40 qytete të vendit, në shenjë kundërshtimi ndaj shkurtimeve të buxhetit në arsim. Demonstratat janë organizuar edhe në solidaritet me studentët në Valencia, ku policia i ka rrahur ata në protestat e 20 shkurtit. Problemi më i madh për të rinjtë në Spanjë është papunësia, e cila me nivelin 23 për qind, është më e larta në BE.
Albanian Screen
Add new comment