Serbi, peticion kundër anëtarësimit në BE

Vendimi i djeshëm i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, për të rekomanduar statusin kandidat për Serbinë, duket se nuk është pritur aq mirë nga një pjesë e serbëve.
Partia Radikale Serbe, e njohur për qëndrimin e saj antieuropian, dorëzoi sot në Presidencë një peticion me rreth 200 mijë nënshkrime kundër anëtarësimit të vendit në BE. Anëtarët e partisë mbanin në duar banderola me portretin e liderit të tyre, Vojslav Sheshel, që aktualisht po gjykohet në Hagë.
Dhjetëra policisë kishin rrethuar ndërtesën e Presidencës, megjithatë e lejuan delegacionin të dorëzonte peticionin.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian rekomanduan dje dhënien e statusit kandidat për Serbinë, por vendimi përfundimtar i takon krerëve të shteteve anëtare që mblidhen nesër në Bruksel.
Ballkanweb.com
Add new comment