Qindra punonjës në rrugë, hekurudha në prag falimentimi

Postuar në 29 Shkurt, 2012 09:21

225 punonjes te Hekurudhes jane larguar nga puna, ndersa 300 te tjere do te marrin vetem gjysmen e pages. Ky eshte vendimi i bordit mbikqyres qe hyn ne fuqi që në fillim të marsit, për shkak të situatës aktuale financiare të kesaj ndermarrjeje. Drejtori i pergjithshem i Hekurudhave Zamir Ramadani ka shpjeguar se ka qene nje vendim i detyruar, pasi prej me shume se nje muaji transporti hekurudhor i mallrave me Malin e Zi eshte nderprere per shkak te kohes se keqe, ndersa edhe nje tjeter partner i rendesishem i hekurudhes sic eshte shoqeria Kurum, ka probleme dhe nuk realizon transportin e skrapit.

"Bëhet fjalë për 225 punonjës kundrejt 1460 punonjësve që hekurudha shqiptare ka sot. Janë disa arsye, e para koha e keqe e partnerëve tanë kryesor që bëjnë transportin e import-eksportit, siç është Mali i Zi. Problem tjetër kryesor mbetet transportuesit masiv, të cilëve dhe hekurudha i shërben", tha Zamir Ramadani, drejtor i pergjithshem i  hekurudhes.

Ne lidhje me kete vendim  sindikata e hekurudhes në parim ka rene dakord per largimin e 225 punetoreve nga puna si dhe pagesen ne masen 50 perqind te 300 te tjereve. Sipas kryetarit të Sindikates Osman Meta, ndermarrja e hekurudhave gjendet ne vështiresi se për vite me radhë nuk jane kryer investime.

"Edhe ne si kryesi sindikate jemi plotësisht dakord që volumi i punës që kryen hekurudha shqiptare tani për tani nuk i përgjigjet anës financiare. Si i tillë jemi të detyruar të ulim këtë fuqi puntore. Ne kërkojmë 225 punonjës që do largohen të përfitojnë pagën. Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhës ka futur nenin 148, pushim kolektiv nga puna. Kjo është diferencë që ne nuk jemi dakord", u shpreh Osman Meta, kryetar i sindikates se hekurudhes.

Prej vitesh hekurudha shqiptare ka mbijetuar vetem transportin e mallrave, ku nje volum te rendesishem zinte transporti me Malin e Zi. Nga ana tjeter, megjithëse ofron kushte të vështira, transporti i pasagjereve per vitin e kaluar ka regjistruar 24 mije pasagjere me shume se viti 2010.

Albanian Screen

Comments

Submitted by zeneli (not verified) on

Cdo te thote rrjet hekurudhor modern i elektrifikuar?

Do te thote qe mijra vlonjate te shkojne ne Tirane  perdite me tren e jo me mercedesa.

Po keshtu dhe mijra Shkodran, Lezhjan Korcare e Elbasanllij e Librazhdas e Beratas e Firake te futen ne Tirane me tren si dy kembesha me nga nje cante ne dore qe shum shum gjat udhetimit kan leshuar ndonje pordhe ne vagon e jo si autokolona mizeri pa fund kater rrotakesh metalike qe ja msyjn Tiranes e sejcila prej tyre prodhojn helm e kancer e ndyjne ( e kan dhjere ne fakt) kte cop Shqiperi.

Kurse treni elektrik leshon vetem ca xixa tek tuk tek ferkohet me kabllin elektrik mbi cati. Por asnje pik tym bloze e squfur e kancer.

E vec kesaj mijra e mijra aksidente vdekje prurese eleminohen sepse eleminohen faktori SHOFER Makine ne rruget tona qe sic dihet i kemi me te keqijt ne Bote. Sepse do kemi udhetare pasagjere treni e jo kokrisur qe i japin makines mbasi kan dal nga qebabtoret e qelbura ku kan pire si derra.

Nga kjo del se Qeveria duhet ti hedhe gjith emergjite per nje Hekuriudhe moderne sikurse e ka Gjermania apo vende tjera model.

Do kemi  me pak gjak rrugve me shum ajer te paster  maleve e qyteteve e me pak llamarina-makina te hedhura ferrave.

Isha para dy javesh ne Kamze. Cecenet nga Zalldardha e Lapardhaja kishin ndertuar mijra vila 3 katshe mu  tek shinat e trenit.

Katastrofe.

Rrogat i kan marre rregullisht drejtoret e hekurudhave.

Kriminelat.

Nuk din tjeter vec  Largim Puntoresh nga Puna.

Nuk eshte kjo Zgjidhje.

Submitted by Hajrie Honmi (not verified) on

O zenelo, te qafte jotome! Po per pjeshkat e lapardhase, car menimi ke?

Submitted by zeneli (not verified) on

Zoja Hajrie, kom menime t'mira per pjeshkat e Lapardharjoteve.

Gjith push e long jan.

Sidomos ato qe zgjedh Partia per eksport.

Po sjom dakord qe vijn katnaret ka an e anes e bojn vilat mu ke shinat e trenit.

Sala u a ka dhon tokat anej e aqe ti bojn ne vilat ka sa kate te dojn e jo tja msyjn Tirones e gjej vend e bo vila.

E kalamojt e tyne gjith diten tu lujt mbi shina e kur kalo zotnija jote me tren e do me u fresku e hap penxheren e trenit e ha tullen m'kaptin prej atyne kapilave.

Ma mir me vu Mithat Havarin Kryeminister e tpakten te ket mileti fryk qeverin jo kshu mi Hajrie qe mi ke faqet si kurabie NTSHUSI.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.