Arkiv-Lajme të përditësuara

Zjarret, problem mungesa e shkallëve të emergjencës dhe sistemi mbrojtës

Postuar në 05 Mars, 2012 12:12

Sipas ekspertëve, zjarri i një dite më parë në një pallat 13 katësh nxjerr në pah dy problematika në masat mbrojtëse ndaj zjarrit: Mungesa e shkallëve të emergjencës në pallate, si dhe mos pajisja me sistem mbrojtës ndaj zjarrit të hapësirave të përbashkëta. 

Vendi ynë ka një rregullore të vitit 1982 mbi masat mbrojtëse kundër zjarrit në projektimin e ndërtesave të çdo lloji. Në nenin 49 të saj përcaktohet qartësisht domosdoshmëria që të gjitha ndërtesat industriale ndihmëse dhe shoqërore më të larta se 10 metra duhet të ketë shkallë të jashtme zjarrfikëse.

Itali, ekspozita për partizanët në Shqipëri

Postuar në 05 Mars, 2012 12:09

“Nga pushtues në luftëtarë të lirisë”. Është ky titulli sugjestiv i ekspozitës që shoqëroi në qytetin e Cuneos një sërë aktivitetesh përkujtimore të organizuara nga Shtëpia e Rezistencës së Fondotoce, më e madhja në Europë. 

Greqi, 74% e qytetarëve e duan Papandreun në burg

Postuar në 05 Mars, 2012 10:05

3 në 4 grekë duan që ish-kryeministri, Jorgo Papandreu, të shkojë në burg si dënim për gjendjen aktuale të vendit, si dhe për problemet dhe vështirësitë që hasin cdo ditë. 

Shumica dërrmuese e qytetarëve grekë bën përgjegjës për rënien ekonomike të vendit, ish-kryeministrin Papandreu duke kërkuar që ai të dënohet për këtë. 

74% e të pyeturve mendon se ish-kryeministri “të paguajë”, dhe për këtë ka vetëm një interpretim; gjykatë të posaçme, dënim dhe burg. 

Çdo shqiptar me 3 karta, përdorin celularin më shumë se në BE

Postuar në 05 Mars, 2012 10:04

Megjithëse më të shtrenjtë se telefonat fiksë, celularët janë kthyer tashmë në mani të vërtetë për shqiptarët. Madje një përdorues mund të ketë edhe 3 numra. Ndërsa në krahasim me qytetarët evropianë, i përdorim telefonët celularë katër herë më shumë se ata fiksë.

Në raportin e Autoritetit të Komunikimeve Telefonike e Postare bëhet e ditur se numri i kartave në përdorim në vitin 2011 arriti në 5.2 milionë, në një popullsi që sipas të dhënave të INSTAT arrin në rreth 2.9 milionë banorë.  

Botohet në shqip libri i ndaluar i Hitlerit "Mein Kampf"

Postuar në 05 Mars, 2012 10:02

Megjithëse Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e ndalon botimin e veprave që nxisin urrejtje ndërmjet kombësive, feve e racave, në shqip ka ardhur më në fund një nga librat më të përfolur të shekullit XX. Bëhet fjalë për "Mein Kampf" të Adolf Hitler, botuar nga shtëpia bo-tuese "Belina H", i ndaluar në disa vende të botës, e kryesisht në Gjermani ku aktualisht po bëhet një debat i madh për të. Për botimin e tij 'Gazeta' është njoftuar në mënyrë elektronike dhe të dhënat për të janë këto: Adolf Hitler "Mein Kampf" (Lufta ime), përktheu Kushtrim Gjosti, nr.

Zgjedhjet në Rusi, reagime kundër procesit

Postuar në 05 Mars, 2012 06:06

Vladimir Putin dhe mbështetësit e tij festuan në Moskë fitoren në zgjedhjet e së dielës që do t`i japin një mandat të trete ne krye te shtetit pas kater viteve te kaluara si shef ekzekutivi. 

64 % te votave ka siguruar Putin ne keto zgjedhje, duke permbushur krejtesisht parashikimet per mberritjen e nje niveli te aprovimit te ruseve nga 62 deri ne 66 %. Perpara simpatizanteve te tij, njeriu qe e ka pushtuar prej vitesh skenen politike ruse deklaroi se kishte fituar ne nje beteje te hapur e te ndershme. 

Obama nuk përjashton opsionin ushtarak ndaj Iranit

Postuar në 05 Mars, 2012 05:58

Presidenti amerikan Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të sulmojnë Iranin me forcë ushtarake për ta penguar nga zhvillimi i armëve bërthamore, por ai tërhoqi vërejtjen se “bisedat e shumta për luftën” vetëm sa i kanë ndihmuar Iranit dhe kanë ngritur çmimin e naftës. 

Duke folur para një grupi të fuqishëm lobimi pro-izraelit, Obama i apeloi edhe njëherë Izraelit, që t’iu japë kohë sanksioneve të japin efektin e tyre. 

Taksat, më 2011 u shënua kulmi te nafta dhe cigaret

Postuar në 05 Mars, 2012 05:39

Qeveria shqiptare arkëtoi shumë më tepër taksa për çdo litër karburant apo çdo paketë cigaresh të konsumuara gjatë vitit 2011 sesa pati arkëtuar në vitet 2009 dhe 2010, duke dëshmuar se taksat më të larta kanë qenë shkaqet kryesore të rritjes së çmimeve të këtyre produkteve në treg. 

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të ardhurat e qeverisë për çdo ton karburant të importuar u rritën me 8.8 për qind gjatë vitit të kaluar në krahasim me vitin 2010 dhe me 25 për qind në krahasim me vitin 2009 publikon gazeta ‘Shqip’. 

Deklarohet situatë emergjence për dritat

Postuar në 05 Mars, 2012 05:32

Enti Rregullator i Energjisë vendosi së fundmi të alokojë 90 për qind të kapacitetit të linjave për importin e energjisë elektrike për furnitorët publikë me shumicë e pakicë dhe pjesën e mbetur prej 10 për qind për industrinë e rëndë, duke e justifikuar vendimin me shpalljen e situatës së emergjencës nga ana e qeverisë. 

Gratë në politikë, raporti: Shqipëria e 84-a mes 100 vendeve

Postuar në 04 Mars, 2012 12:56

 Shqipëria e cila ka vetëm një ministre në një kabinet prej 15 anëtarësh renditet e 84-a mes më shumë se 100 vendeve të botës përsa i përket pjesëmarrjes së grave në qeverisje dhe e 82-ta për pjesëmarrjen e grave në parlament, ku janë vetëm 22 gra nga 140 deputetë që ka gjithsej Kuvendi i Shqipërisë. 

Një raport i ri arrin në përfundimin se numri i grave të përfshira në politikë në të gjithë botën është mjaft i pakët, me përjashtim të vendeve nordike, të cilat sipas raportit kanë barazi gjinore.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara