Arkiv-Lajme të përditësuara

Gorbachev: Putin duhet të bëjë reforma

Postuar në 09 Mars, 2012 04:10

Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev thotë se Vladimir Putin, presidenti i zgjedhur i Rusisë, do të duhet të realizojë reforma demokratike mes ankesave të opozitës për vjedhje të votës. Në një intervistë për rrjetin Euronews, ai tha se rivendosja e besimit në sistemin politik në vend do të jetë sfida kryesore për Putin.

Kosova nuk i thotë "stop" Hitlerit

Postuar në 09 Mars, 2012 04:07

Nëse do t'i tekej ndonjë shtëpie botuese të botojë librin e Adolf Hitlerit "Mein Kampf", apo në shqip "Lufta ime", nuk do ta pengonte askush sa u përket parametrave ligjore. Shtëpitë botuese të cilat ekzistojnë në Republikën e Kosovës janë të lira në përzgjedhjen e botimeve, pavarësisht faktit se nëse do të nxisnin urrejtje kombëtare apo ndërkombëtare. Se i kanë duart e lira për botimin e librave të tillë e kanë argumentuar edhe udhëheqësit e disa shtëpive botuese në Kosovë.

Afrikë, 13 mln persona rrezikohen nga uria

Postuar në 09 Mars, 2012 04:04

13 milionë persona janë në rrezik për të vdekur nga uria në Afrikën Perëndimore, në shkretëtirën e Sahelit, ku thatësira po krijon një katastrofë humanitare.

Shqetësimin e ngriti organizata humanitare “Oxfam”, e cila theksoi se 36 milion dollarët e përdorur prej saj për dërgimin e ndihmave janë shumë pak, në të njëjtën kohë që kritikoi komunitetin ndërkombëtar për vonesën me të cilën i është përgjigjur krizave të mëparshme, si ajo në Afrikën e Lindjes në dy vitet e shkuara.

BQE nuk ndryshon interesin bazë, Draghi: Ekonomia do bjerë

Postuar në 08 Mars, 2012 10:52

Banka Qendrore Europiane ka mbajtur interesin bazë në nivelin më të ulët historik prej 1 për qind, teksa presidenti i saj, Mario Draghi parashikon rënie të ekonomisë dhe normë inflacioni mbi 2 për qind. "Bazuar në analizën tonë ekonomike e monetare, ne kemi vendosur të mbajmë të pandryshuar interesin bazë. Kemi të dhëna se ekonomia në eurozonë po stabilizohet, megjithatë rreziqet janë të mëdha",-tha Draghi në konferencën për shtyp në Frankfurt, duke shtuar se ekonomia ka pak gjasa të rrihet, pasi rimëkëmbja do të jetë shumë e ngadaltë. 

 

Albanian Screen

Falja e borxhit grek, afati po skadon. BE: Duhet marrëveshje

Postuar në 08 Mars, 2012 10:48

Sot është dita e fundit për «prerjen» e borxhit grek dhe koha për pjesëmarrjen në programin e shkëmbimit të bonove greke, përfundon sonte në mbrëmje. 

Deri tani, kanë thënë «po» për «prerjen» e borxhit 30 banka të mëdha dhe Kompani të sigurimit që kanë në duart e tyre bono greke, me vlerë 81 miliardë euro, ndërsa sipas agjensisë Reuters, pjesmarrja tashmë ka arritur në 75%. 

Vdekshmëria e nënave në lindje, e lartë

Postuar në 08 Mars, 2012 10:44

Vdekshmëria e nënave gjatë lindjeve në Shqipëri ka ardhur në rënie gjatë viteve të fundit, por mbetet sërish shumë herë më e lartë se sa normat e vendeve të tjera të rajonit, bën të ditur agjencia Open Data. 

Shkalla e vdekshmërisë mëmësore është numri i grave që vdesin gjatë shtatzanisë dhe lindjes, kundrejt njëqind mijë lindjeve të gjalla. Raporti bazohet në të dhënat e Bankës Botërore per vitet 1992-2011.

Vdekshmëria e nënave në lindje, e lartë

Postuar në 08 Mars, 2012 10:44

Vdekshmëria e nënave gjatë lindjeve në Shqipëri ka ardhur në rënie gjatë viteve të fundit, por mbetet sërish shumë herë më e lartë se sa normat e vendeve të tjera të rajonit, bën të ditur agjencia Open Data. 

Shkalla e vdekshmërisë mëmësore është numri i grave që vdesin gjatë shtatzanisë dhe lindjes, kundrejt njëqind mijë lindjeve të gjalla. Raporti bazohet në të dhënat e Bankës Botërore per vitet 1992-2011.

BE kërkon ristrukturim të borxhit grek

Postuar në 08 Mars, 2012 04:42

Komisioneri i Bashkimit Europian për Ekonominë, Olly Rehn u ka kërkuar huadhënësve të bonove greke që të nënshkruajnë një marrëveshje për ristrukturimin e borxhit, para skadimit të afatit mbrëmjen e sotme në orën 21:00.  Rehn ka thënë se nuk do të ketë ofertë më të mirë dhe se marrëveshja ka rëndësi jetësore për stabilitetin e eurozonës.

Shtetet arabe braktisin debatin për homoseksualët

Postuar në 08 Mars, 2012 04:40

 

Shtetet arabe kanë braktisur debatin e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në lidhje me të drejtat e homoseksualëve, duke thënë se ato refuzojnë legjitimimin e marrëdhënieve ndërmjet gjinive të njëjta.

Këshilli 47-anëtarësh ka mbajtur sesionin për diskriminimin seksual dhe dhunën.

Ai vjen pas kalimit të rezolutës në qershorin e kaluar, e cila kërkon mbrojtjen e të drejtave të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transseksualëve ? rezolutë kjo që është kundërshtuar nga Pakistani, Arabia Saudite, Rusia dhe vende të tjera.

Japoni, rekord i defiçitit tregtar

Postuar në 08 Mars, 2012 04:35

Japonia ka raportuar një defiçit rekord të shkaktuar nga rritja e importeve të energjisë, ndërkohë që rimëkëmbja e ekonomisë së vendit mbetet e brishtë. 

Humbja ka qenë 437 miliardë jen, ose 5.4 miliardë dollarë në janar, ka bërë të ditur Ministria e Financave. 

Humbja në fjalë është një tregues i fitimeve që siguron Japonia përmes tregtisë ndërkombëtare dhe investimeve përtej detit. 

Gjithashtu, shifrat e rishikuara tregojnë se ekonomia u kontraktua më pak nga sa ishte tkurrur në fund të vitit 2011. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara