Arkiv-Lajme të përditësuara

Ekonomia europiane kërcënohet nga thatësira

Postuar në 13 Mars, 2012 12:03

Një kërcënim i ri i kanoset ekonomisë europiane, ndonëse këtë herë ai nuk ka lidhje me krizën e borxheve apo mënyrën se si funksionon ekonomia globale. 

Agjensia Europiane e Mjedisit paralajmëroi se rezervat ujore të kontinentit janë ndër më të ultat e regjistruara ndonjëherë dhe situata pritet të përkeqësohet edhe më tej. Diçka e tillë mund të dëmtojë rëndë aktivitetet ekonomike në Europë, sidomos ato që lidhen me bujqësinë.

Përleshje mes përfaqësuesve të dy Koreve në takimin për të drejtat e njeriut

Postuar në 13 Mars, 2012 10:12

 

 Ndarja e dy Koreve mbetet e një çështje e nxehtë aq sa dhe politikanët nuk evitojnë përballjen e dhunshme me njëri- tjetrin në tokë neutrale. Dy politikanë koreanojugorë janë përleshur me homologun e tyre verior gjatë një takimi për të drejtat e njeriut organizuar nga Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Skandali “Vergine”, procesi ende në udhëkryq

Postuar në 13 Mars, 2012 10:00

Prokurorja e çështjes pranoi kërkesen e të akuzuarve për skandalin e kontrabandës se naftës "Vergine", për t'iu nënshtruar gjykimit të shkurtuar. 

Pas prokurorise duhet të jetë qe gjykata qe ta konfimoje kete. Por trupa gjykuese e kryesuar nga Kreshnik Omari, kerkoi dy jave kohe per t'u konsultuar dhe marre nje vendim, nese do ta pranoje apo jo kerkesen per gjykimin e te shkurtuar.

Presidenti i Bolivisë: Të depenalizohen gjethet e coca-s

Postuar në 13 Mars, 2012 06:04

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales e cili ka marrë pjesë në takimin e komisionit mbi drogën të OKB në Vjenë, ka deklaruar se përdorimi i gjetheve të coca-s nuk bën dëm dhe se duhet depenalizuar.

“Gjethet e coca-s nuk bëjnë dëm dhe OKB ka bërë gabim duke e konsideruar ilegale përtypjen e tyre”, ka thënë Morales përpara komisionit mbi drogën.

Në fjalimin e tij Morales ka renditur përdorimet e shumta të kësaj substance si dhe nënproduktet që nxirren prej këtyre gjetheve, si marmelata, kremrat, çaji dhe pijet e ndryshme.

Harresa e kishave dhe xhamive shekullore

Postuar në 13 Mars, 2012 06:03

Kishat dhe xhamitë antike, së bashku me të gjithë monumentet e tjera të kulturës, trajtohe thuajse si diçka e rëndomtë, në një vend që është mësuar gjithmonë e më shumë me humbjen e vlerave të tij historike. 

Asnjë reagim dhe asnjë projekt serioz nuk ekziston, me përjashtim të zellit për privatizimin e kalave, pa e ditur se në duart e kujt ato do të përfundojnë. Sidoqoftë, deri sa dikush të vërë dorë, gjithçka është e lënë në harresë. Kala, kështjella, monumente, kisha dhe xhami, të gjitha të lëna në mjerim, në shembje nga pesha e kohës që i rëndon mbi supe.

Rompuy-Barroso: Greqia do t'ia dalë. Eurogrup, “dritë jeshile” kredisë

Postuar në 13 Mars, 2012 05:34

Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompui përshëndeti progresin e arritur në Greqi dhe njoftoi se vendet e eurozonës dhe FMN-së do të sigurojnë 130 miliardë euro, për të mundësuar që ky vend të mbulojë 70% të detyrimeve të tij ne banka. 

Van Rompui argumentoi se komisioni duhet të ndihmojë me asistencë teknike Greqinë, që ajo të vazhdojë të ecë në rrugën e zhvillimit. 

Maqedoni, digjet flamuri shqiptar, priten protesta në Tiranë

Postuar në 13 Mars, 2012 05:32

 Incidentet në Maqedoni ndaj shqiptarëve nuk kanë të sosur. Pas vrasjes së dy të rinjve në Gostivar, rrahjes së 15 nxënësve shqiptarë nga huliganët maqedonas, sulmet ndaj dyqaneve të shqiptarëve, incidenti më i fundit ka qenë djegia e flamurit shqiptar nga “Organizata Kristiane” (Hristianska Organizacija) e cila ka shfaqur publikisht një video duke djegur flamurin shqiptar, shoqëruar me thirrje raciste antishqiptare. 

TEC-i për skrap pa ankand

Postuar në 13 Mars, 2012 05:31

Termocentrali i Fierit, pronë shtetërore është vënë nën konservim në pritje të një ankandi për ta shitur cdo pjesë të tij për skrap. 

Parate e fituara do te kalonin ne buxhetin e shtetit, por nuk kane qene te ketij mendimi administratoret e sapo emeruar te TEC, te cilet ose jane organizatoret e vjedhjes qe po ndodh prej disa javesh ne kete TEC, ose jane pergjegjesit se nuk kane penguar grabitjen. 

Moody’s: Ekonomia shqiptare vijon të ketë nivelin e vlerësimit B1

Postuar në 12 Mars, 2012 13:08

Kompania prestigjioze e vlerësimit të profilit të riskut të letrave me vlerë të qeverive, Mood’s Investors Service (Moody’s) rikonfirmon vlerësim të njejtë për Shqipërinë. 

Në raportin e saj më të fundit të vlerësimit periodik mbi Shqipërinë, ekonomia vlerësohet në nivelin B1. Ky tregues për ekspertët e “Moody’s” tregon një rrezik mesatar për ekonominë shqiptare. 

Tiranë, drejtuesit e taksive në protestë

Postuar në 12 Mars, 2012 13:05

Drejtuesit e furgonave-taksi të liçençuar nga bashkia e Kamzës, protestuan të hënën në Tiranë kundër penalizimeve që po u bën policia bashkiake e kryeqytetit. 

Ata thonë se në kundërshtim me liçencën e dhënë, që i lejon të ushtrojnë veprimtarinë brenda kufijve të rrethit të Tiranës të marrin pasagjerë, policia bashkiake e Tiranës i ka gjobitur ata me arsyetimin se nuk duhet të marrin në rrugën e kthimit pasagjerë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara