Arkiv-Lajme të përditësuara

BE kritikon zgjedhjet në Rusi: Putin të ulë tonet

Postuar në 16 Mars, 2012 11:30

Ligjvënësit e Bashkimit Europian kanë miratuar një rezolutë në të cilën “kritikojnë me forcë mangësitë dhe parregullsitë gjatë përgatitjes dhe mbajtjes” së zgjedhjeve presidenciale në Rusi, më herët këtë muaj. 

Rezoluta e miratuar nga të gjitha grupet politike kryesore në Parlamentin Evropian, thotë se zgjedhja e votuesve ishte e “kufizuar” dhe kërkon “analizë gjithëpërfshirëse dhe transparente të të gjitha parregullsive, me qëllim që të forcohen rregullat demokratike për zgjedhjet e ardhshme”.

Raporti i ISHP: Pirja e duhanit në 40 vjet, kushton 87 milionë lekë

Postuar në 16 Mars, 2012 07:47

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një raport sipas të cilit një shqiptari i kushton 87 milionë lekë pirja e duhanit për 40 vjet. Sipas raportit Shqipëria renditet si një nga popullsitë me shifër të lartë duhanpirësit. Pirja minimale e duhanit i kushton një shqiptari minimalisht 31 mijë lekë. Një person që konsumon tre paketa në ditë, në një vit paguan 2 milionë lekë vetëm për duhanin, ndërsa ai që konsumon vetëm gjysëm pakete në ditë, harxhon për 10 vjet 3.062.000 lekë. 

 

Albanian Screen 

Kequshqyerja, MSH: 19% e fëmijëve nën 5 vjeç me prapambetje në rritje

Postuar në 16 Mars, 2012 07:44

 Ndonëse gjendja e ushqyerjes së fëmijëve është përmirësuar gjatë 5 viteve të fundit, afërsisht 19% e fëmijëve nën moshën pesë vjeç paraqesin prapambetje në rritje. Studimet e ndryshme tregojnë se prapambetja në rritje është më e shpeshtë në zonat malore (28%) dhe në fëmijët e familjeve të varfëra (27%). Ndërkohë, vetëm 39% e fëmijëve ushqehen vetëm me gji deri në muajin e gjashtë të jetës. Aktualisht, më pak se një e treta e fëmijëve ushqehen në bazë të praktikave të rekomanduara të ushqyerjes. 

Shtetet arabe: Do mbyllim 6 ambasadat në Siri

Postuar në 16 Mars, 2012 06:19

 Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit thotë se të gjashtë shtetet anëtare të saj kanë vendosur t’i mbyllin ambasadat e tyre në Damask të Sirisë, në shenjë proteste kundër goditjes vdekjeprurëse të qeverisë në Siri ndaj kundërshtarëve të regjimit të presidentit, Bashar al-Asad.

Kryesuesi i këtij këshilli, Abdullatif al-Zajani, tha se mbyllja e ambasadave nënkupton dënim të “vrasjes së vazhdueshme të popullit të vet” nga ana e regjimit të Sirisë dhe të refuzimin ndaj “të gjitha nismave që synojnë gjetjen e zgjidhjes për këtë krizë”.

Kujtohen viktimat e aksidentit tragjik, Belgjika në zi kombëtare

Postuar në 16 Mars, 2012 06:13

Belgjika mban një ditë zie kombëtare për të kujtuar viktimat e aksidentit fatal në  Zvicër. Një minutë heshtje është mbajtur në institucionet në mbarë vendin dhe flamujt janë ulur në gjysmë shtizë edhe në selinë e Europian. Ceremoni përkujtimore e shërbesa kishtare janë mbajtur në Lommel, pranë kufirit holandez, dhe Shën Lambertus në Heverlee, pranë Leuven. 

Kryeministri hungarez: BE, politikë kolonizuese

Postuar në 16 Mars, 2012 04:39

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, lëshoi një sulm të ashpër ndaj Bashkimin Europian, duke akuzuar se unioni po përpiqet të “kolonizojë” vendin. 

Duke iu drejtuar një turme të madhe mbështetësish në Budapest, kryeministri konservator theksoi se “vendi nuk ka ndërmend të jetojë në bazë të urdhërave dhe dëshirave që ka Brukseli”.

Kriza financiare, BBC: Grekët po bëjnë revolucionin e "patates"

Postuar në 16 Mars, 2012 04:37

Numri i njerëzve të përfshirë në këtë lëvizje është gjithnjë e në rritje ", thotë gazetari i cili flet për një formë moderne të "revolucionit". 

Eshtë fjala për një ide të thjeshtë, për produkte të thjeshta. Mijëra tonë patate shiten direkt nga fermeri tek konsumatori, pa kalimin e tyre nëpërmjet agjentëve të tjerë, gjë që ka rezultuar në çmime të përgjysmuara, vëren gazetari i BBC. 

Bulqizë, minatorët në protestë

Postuar në 16 Mars, 2012 04:35

Situata në pjesën jugore të minierës së Bulqizës ne zonen D, vazhdon të mbetet tejet e tensionuar dhe problematike per 80 minatoret e zones D qe i perkasin firmes koncensionare. 

BE kundër Serbisë

Postuar në 15 Mars, 2012 11:33

Zyra e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton dhe ajo e Komisionerit, Stefan Fule kanë koordinuar qëndrimet duke reaguar ftohtë në lidhje me vendimin eBeogradit për të zhvilluar zgjedhjet edhe në Kosovë, veprim që shkon kundër marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. 

1 vit protesta të dhunshme në Siri

Postuar në 15 Mars, 2012 10:05

Sot, më 15 mars, Siria shënon njëvjetorin e fillimit të kryengritjes gjithnjë e më të dhunshme anti-qeveritare. 

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, rreth 8,000 persona kanë humbur jetën, ndërsa 230,000 të tjerë janë zhvendosur - 30,000 prej të cilëve janë larguar plotësisht nga vendi.

Pavarësisht bombardimeve intensive të bastioneve kryesore të rebelëve, si Homsi, Dera dhe Idlibi, rezistenca ndaj qeverisë së Bashar al-Asadit vazhdon.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara