Arkiv-Lajme të përditësuara
SHBA, Romney fiton në Ilinois
Mitt Romney ka arritur të fitojë zgjedhjet primare të republikanëve në Ilinois duke marrë 47% të votave, ndërsa rivali i tij Rick Santorum mori 35%.
Gjatë festës së fitores në Cikago, Romney i dërgoi një mesazh presidentit të SHBA-së Barack Obama.
“Boll me kaq! Po kandidoj për president sepse kam eksperiencën dhe vizionin e duhur për ta nxjerrë vendin nga kaosi”, theksoi Romney.
Ron Paul mori 9% të votave, ndërsa Newt Gringich 8%. Asnjë nga këta kandidatë nuk bëri një fushatë intensive në shtetin e Ilinois.
Qeveria greke: Të ngrihet një kamp për emigrantët e paligjshëm
Qeveria greke mori vendim për ngritjen e një kampi emigrantësh të paligjshëm. Kampi do të ngrihet në një objekt të ministrisë së Mbrojtjes dhe do të ruhet me policë. Në të do të dërgohen rreth 1 000 emigrantë të paligjshëm.
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Mihalis Hrisohoidhis mori nga qeveria autorizimin për të bërë veprimet e nevojshme. Ai informoi se do të dorëzojë në Parlament një amendament, me të cilin do të jepet «drita jeshile», për të krijuar vendin e parë të tillë në Greqi, në objektet e licensuara nga ushtria.
Probleme me pensionet
“S’kemi lek të hamë sot. Ç’të hamë? Erdha sot të marr pensionin, e kisha në datën 13, sot është 20. Ku të gjej unë të ha? Janë në terezi këta apo jo?!”
Mllef dhe irritim kanë shprehur pensionistët pas dy orëve në radhë për të marrë pensionet dhe që në fund sërish janë kthyer duarbosh në shtëpinë e tyre.
HRW thirrje Moskës: Mos arrestoni protestuesit paqësorë
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka bërë thirrje Rusisë të ndalojë arrestimin e protestuesve paqësorë. Drejtori i organizatës për Evropën dhe Azinë Qendrore, Hag Uilliamson, tha se "protestuesit e fundjavës ka qenë paqësorë dhe nuk kanë bërë asgjë për të provokuar policinë". Uilliamson tha se "është bërë gjë e zakontë që policia ruse të ndërhyjë në mesin e protestuesve paqësorë dhe t'i arrestojë ata".
Greqi, parashikime shokuese për pagat dhe recesionin
Parashikime shokuese që lidhen me reduktime të reja në pagat e sektorit privat e publik, përmban Raporti i Bankës së Greqisë, të cilin Guvernatori i Bankës, Jorgos Provopoulos ia paraqiti Parlamentit grek.
Zvogëlimi i pagave llogaritet mesatarisht në 10%, ndërkohë që sipas raportit, jo vetëm në vitin aktual, por edhe në vitin 2013 do të vazhdojnë këto shkurtime.
"Policia keqtrajton të miturit"
Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor gjate një raporti të publikuar të martën në Strasburg kanë evidentuar se gjatë arrestimeve nga ana e oficerëve të policisë një pjesë e konsiderueshme personash duke përfshirë edhe të mitur janë keqtrajtuar duke u goditur me shqelma, grushta, apo edhe me goditje me shkop.
Terrorizmi, Franca në alarm pas sulmit në shkollën hebraike
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka vënë rajonin jugperëndimor të Francës në nivelin më të lartë të terrorizmit, pas sulmeve të një dite më parë në një shkolle hebraike, ku u vranë 4 persona, mes të cilëve 3 fëmijë.
Sipas Sarkozy, duket qartë se ngjarja në Tuluz ka qenë e natyrës anti-semitike. Autoritetet besojnë se atentatori i djeshëm është i njëjti person që vrau tre ushtarë francezë javën e kaluar.
KLSH: 7 miliardë lekë dëm. Komisioni i Ekonomisë harton raportin
Komisioni i Ekonomisë miraton sot raportin për veprimtarinë e KLSH-së gjatë vitit 2011. Pas paraqitjes dhe relacionit në Kuvend, komisioni harton edhe raportin me rekomandimet përkatëse.
Sipas raportit vjetor të KLSH-së kontrolli është ushtruar për një periudhë kohore 2008-prill 2011 dhe në total dëmi ekonomik shaktuar buxhetit të shtetit është rreth 7 miliardë lekë.
Rritet çmimi i karburanteve, nafta sot 194 lekë
Çmimi i naftës në pikat e tregtimit me pakicë po i afrohet nivelit 200 lekë për litër, duke iu rikthyer niveleve më të larta të çmimit në këtë treg.
Në një pjesë të mirë të pikave të tregtimit të karburantit, çmimet kanë pësuar rritje me rreth 3 lekë për litër krahasuar me disa ditë më parë. Çmimi i naftës ka shënuar një nivel 194 lekë për litër, ndërkohë që benzina shënonte vlera të ndryshme në disa pika, ku më e ulëta ishte 195 dhe më e larta 199 lekë për litër.
Maqedoni, shqiptarët lihen në errësirë
Maqedoni, shqiptarët lihen në errësirë
20/03/2012 01:40
Shqiptarët e Maqedonisë po diskriminohen edhe në sferën e energjetikës. Partia Demokratike Shqiptare ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Komisionit Rregullator për Energjetikë.