Arkiv-Lajme të përditësuara
Kriza e Europës, Bernake: Sistemi financiar po përmirësohet
Shefi i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara Ben Bernanke, i tha komitetit të Kongresit se ka përmirësime në sistemin financiar të Europës e për pasojë edhe presioni në tregje është lehtësuar në muajt e fundit. Megjithatë, ai paralajmëroi se kriza ekonomike e Europës vazhdon të mbetet e vështirë. Duke u përqëndruar në bankat amerikane që kanë kapitale në Europë, ai tha se ato janë të qëndrueshme për të përballuar edhe skenarin më të keq në kontinentin e vjetër.
Khan revolton Parlamentin Europian
Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn nuk është lejuar të shkelë në Parlamentin Evropian.
“BE40”, një rrjet europarlamentarësh të rinj, parashikonte organizimin e një debati në formën e një talk-show mbi krizën financiare, mes ish-presidentit të Bankës Qëndrore Evropiane, Jean-Claude Trichet, kryeministrit të Luksemburgut, njëkohësisht kryetar i Eurogrupit, Jean-Claude Junker, dhe tashmë të famshmit për skandalet e tij seksuale dhe korruptive, ish-shefit të FMN-së, Dominique Strauss-Kahn.
Dita e frankofonisë, në foto Korça e Luftës së I Botërore
Dita e Frankofonisë, në këtë vit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, u çel në Korçë me një ekspozitë fotografie me temë "Miqtë e Shqipërisë dhe Unë". Në një nga sallat e Qendrës Kulturore "Vangjush Mio", janë ekspozuar 100 foto të realizuara në vitet 1916-1918 në Korçë, në vitet e Luftës së Parë Botërore. Në ekspozitë spikatin pamje nga aksionet ushtarake në kohën kur funksiononte Krahina Autonome e Korçës, por ka edhe foto nga jeta e banorëve të zonës juglindore në këto vite. Koleksionimi i këtyre fotove është kryer nga Valter Gjoni.
SHBA: Ekonomia europiane drejt shërimit
“Europa është në fillim të rrugës së gjatë dhe të vështirë të sherimit të ekonomisë”.
Kjo ishte deklarata e Sekretarit Amerikan të Thesarit (ekuivalent i Ministrit të Financave), Thimoty Geithner.
Deklarata e tij shpresëdhënëse u bë ndërsa ishte duke folur në komitetin për shërbimet financiare të Dhomës së Përfaqësuesve paralajmeroi për reduktimin e shpenzimeve nga vendet e zhytura në borxhe dhe u bëri thirrje vendeve të tjera europiane te ndihmojnë fqinjet e tyre.
Sindroma Down, në Shqipëri vuan një në 200 fëmijë
Vetëm pasi e lindi ajo mësoi se foshnja e saj, Belkisa, kishte Sindromën Down. Por edhe pse mbeti e shokuar, Enkeleda Pillati e donte këtë fëmijë njësoj si dy vajzat e tjera më të mëdha. E dashuria e saj për Belkisën, bëri që Enkeleda të mësojë të jetë jo vetëm nënë, por dhe edukatore, mjeke dhe psikologe. Ajo është shumë e qetë sot e këtë mesazh e përcjell dhe për shumë nëna të tjera, që kanë lindur fëmijë me Sindromën Down.
Greqi, policia do kryejë operacione spastrimi për emigrantët klandestinë
Ministri i mbrojtjes së qytetarit, Mihalis Hrisohoidis ka paralajmëruar një operacion të madh në qendër të kryeqytetit, kundër emigrantëve klandestinë, duke theksuar se “po fillon përpjekja për t’u spastruar çdo veprimtari e paligjshme në qendër të Athinës”.
Gjermania synon shfrytëzimin e energjisë diellore, nga Greqia
Prej vitit 2020 shtetet anëtare të BE-së duhet të nxjerrin të paktën 20 përqind të nevojës për energji nga burimet e rigjenerueshme. Për Gjermaninë nevoja mund të bëhej edhe më e madhe, sepse pas dhjetë vjetësh do të mbyllen të gjitha centralet atomike.
Prandaj ndërtimi i sektorit të energjive të ripërtëritshme mbështetet me fondet e shtetit. Megjithatë është vënë re, se zhvillimi i energjisë diellore gjermane nuk është shumë premtues.
Kriza e naftës, SHBA mirëpret vendimin e Arabise Saudite
Shtetet e Bashkuara mirëpritën zotimin e Arabisë Saudite për të plotësuar çdo problem që mund të krijohet nga mungesa e naftës iraniane në tregje.
Problemet me tregun dhe një rritje e mundshme e çmimit të naftës kanë qenë shqetësimet kryesore të autoriteteve që nga vendosja e sanksioneve të ashpra ndaj eksporteve iraniane, si kundërpërgjigje e programit bërthamor të Teheranit.
Apel për gjak, dhurojnë zjarrfikësit
Repartet zjarrfikëse të Beratit, Kuçovës dhe Skraparit kanë dhuruar gjak për personat në nevojë. Pas alarmit të dhënë nga Kryqi i Kuq, për dhurim gjaku, zjarrfikësit janë treguar të gatshëm ti vijnë në ndihmë 200 fëmijëve talasemikë që ndodhen në spitalin e Lushnjes.
Kreu i shërbimit zjarrfikës, Shpëtim Gorica, shprehu gatishmërinë e tij për ti ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve, ndërsa administratorja e Kryqit të Kuq, Monika Mëlengu bën thirrje për dhurimin e gjakut, për ti ardhur në ndihmë personave në nevojë.
Albanian Screen
OMONIA, plan për festën e Pavarësisë së Greqisë
Organizata OMONIA ka nisur që tashmë përgatitjet e saj për të festuar 25 Marsin, “Ditën e Pavarësisë së Greqisë”. Referuar një njoftimi të OMONIA-s Dega Sarandë është parashikuar që më datë 23 mars, të kremtohen festimet për këtë festë.
Sipas programit të publikuar, mësohet së në orën 17:00 deri në 18:00 është parashikuar të zhvillohet një ceremoni kishtare në Kishën e Shën Harallambit në qytetin e Sarandës.