Arkiv-Lajme të përditësuara

Monti: Spanja shkaktare e rikthimit të krizës në Eurozonë

Postuar në 26 Mars, 2012 10:38

Kryeministri Italian Mario Monti paralajmëroi se Spanja mund të bëhet shkaktare për rikthimin e krizës në Europë teksa ministrat e eurozonës përgatiten këtë fundjavë për të diskutuar në Kopenhagen situatën financiare të Unionit. “Nuk duhet shumë për të rikrijuar rrezikun e infektimit”- deklaroi Monti, i cili e këshilloi qeverinë e re të Spanjës që teëfokusohet te ulja e shpenzimeve qeveritare. 

Shkodër, dëmtohen argjinaturat

Postuar në 26 Mars, 2012 10:25

Argjinatura që ndodhet në fshatin Daragjat të komunës Dajç në Nën-Shkodër pak muaj pas ndërtimit është dëmtuar. 

Zona ku është ndërtuar argjinatura ka qenë një nga pikat kryesore në të cilën prurjet e lumit Buna dhe Drin, që bashkohen pak kilometra pa mbërritur në Daragjat, kanë shkaktuar përmbytjen e dhjetra fshatrave në Shkodër.

Kjo argjinaturë ishte ndërtuar për të pritur prurjet dhe devijuar rrjedhen e lumit në mbrojtje të fshatrave të Komunës Dajç dhe Bërdicë.

Ndotet Osumi, derdhen ujërat e zeza dhe inertet

Postuar në 26 Mars, 2012 07:37

Ujërat e zeza dhe plehërat që derdhen në Osum jo vetëm e kanë shkatërruar por edhe e kanë kthyer këtë lum në një vatër të hapur epidemish. Përgjatë bregut të lumit kalon edhe shëtitorja e qytetit e cila nuk mund të frekuentohet për shkak të erës së rëndë. 

Të ndërgjegjshëm për situatën e krijuar në përgjatë 20 vjetëve institucionet lokale promovojnë vit pas viti projekte për pastrimin e lumit, të cilat mbeten vetëm në letër.

Sondazhet për zgjedhjet në Greqi, “kryeson” abstenimi

Postuar në 26 Mars, 2012 07:31

 Gati një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve politike në Greqi, tre sondazhet e fundit të publikuara në shtypin vendas tregojnë se parlamenti i ardhshëm grek do të mund të ketë 8 parti, ndërkohë që evidentohet fluiditet i opinioneve masë e lartë votuesish të pavendosur, që mendohet se do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. 

Korçë, mungojnë çertifikatat

Postuar në 26 Mars, 2012 07:29

Prej fillimit të vitit 2012 në Gjendjen Civile të Korçës qytetarët nuk mund të pajisen me certifikata si pasojë e mosfurnizimit me certifikata nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. 

Edhe pse jane te domosdoshme per nje sere dokumentash, per qytetaret marrja e certifikatave eshte shnderruar thjesht ne nje odise te gjate pritje, ndersa nga ana e bashkise ky lloj dokumenti eshte huazuar nga bashkite e tjera. 

Çrregullimet mendore. Dyfishohen rastet në psikiatri

Postuar në 26 Mars, 2012 04:29

Dyfishohet numri i vizitave në qëndrat e shëndetit mendor. Nga 7 vizita që kryheshin më parë në një ditë, në një nga këto qëndra numri ka shkuar në rreth 14 të tilla. Psikiatrit e lidhin këtë shtim të numrit të personave me çrregullimet e ankthit e për pasojë dhe humorit me disa ndryshime në organizëm. Sipas tyre gjatë dimrit disa neurone hidhen në gjak me forcë për të mbajtur të ekuilibruar humorin dhe për pasojë në pranverë këto neurone janë konsumuar dhe duhet pak kohë të rinovohen.

Sllovenët kundër ligjit për adoptimin e fëmijëve nga çiftet gay

Postuar në 26 Mars, 2012 04:28

Qytetarët sllovenë vendosën me shumicë votash kundër ligjit me të cilin iu lejohet çifteve të homoseksualëve për të adoptuar fëmijë.

Sipas rezultateve ende jo përfundimtare, nga 97 për qind e votave të numëruara, 55.3 për qind kanë votuar kundër atij ligji, kurse 44.7 për.

Në përgjithësi pjesëmarrja në referendumin e së dielës ishte e vogës, nën 30 për qind.

 

Ballkanweb.com

Informaliteti, biznesi i vogël dhe i mesëm korçar kërcënon me protesta

Postuar në 26 Mars, 2012 04:27

er te denoncuar informalitetin dhe konkurencen e pandershmer biznesi i vogel dhe i mesem ne Korçe kercenon me protesta dhe mospagimin  e taksave. Kjo është bërë e ditur në një takim te zhvilluar sot prej drejtuesve të shoqatës së biznesit te vogel.

Ata kanë theksuar se aktiviteti i perditshem i tyre eshte ne rrezik per shkak te konkurrences nga bizneset e palicensuara, ndersa ka bere te ditur se do te nisin protestat duke nderprere punen nga tre ore cdo dite derisa organet kompetente të marrin masa konkrete për shmangien  informalitetit.

Vendimi për 'Gërdecin', familjarët protestë para Gjykatës së Apelit

Postuar në 26 Mars, 2012 04:23

“Shoqata e Familjarëve Viktimave të Shpërthimit, Gërdec” do të dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme në ora 11.00 para gjykatës së Apelit.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për 29 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit ka lënë të pakënaqur familjarët e viktimave, të cilët kërkojnë zbardhje të plotë të vendimit të 12 marsit 2012 si dhe që Kontrolli i Lartë i Drejtësisë të monitorojë dhe vlerësojë punën e deritanishme të gjyqtarëve dhe të ndërhyjë për qartësimin e pikave ende të errëta të këtij procesi tejet të zgjatur.

Bulqizë, asfiksohen në galeri dy minatorë

Postuar në 26 Mars, 2012 04:20

Edhe pse është paralajmëruar shumë herë që jeta e minatorëve në Bulqizë është e rrezikuar për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë, punonjësit e galerive vijojnë aktivitetin e tyre të përditshëm për të siguruar të ardhura mujore, të pakta për këtë zonë të varfër të Shqipërisë.

Kështu, mëngjesin e së hënës u raportua për dy minatorë të asfiksuar nga gazi ndërsa ndodheshin në nivelin e 13-të.

Dy minatorët janë nxjerrë në sipërfaqe nga kolegët e tyre dhe janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

 

top-channel.tv

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara