Arkiv-Lajme të përditësuara
Sigurimi i automjeteve, kompanitë: Tjetër rritje çmimi
Shoqëritë e sigurimeve kërkojnë përsëri të rrisin çmimin e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve me pretendimin, se nuk arrijnë të paguajnë dëmet.
Byroja e sigurimeve në një analizë të tregut shqiptar bëri të ditur se Shqipëria është vendi me tregun më të ulët në rajon për sa i përket sigurimeve dhe paguan vetëm 18 euro për frymë. Të dhënat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi raportin prime-dëme, në 36 mohuan nga shoqëritë e sigurimit.
Korçë, skrapomonia dëmton fermerët
Listës së gjatë së veprave te shkatërruara për skrap i është shtuar edhe kaskada ujitëse e lumit të Dunavecit në Korçë.
Struktura e saj eshte shkaterruar dhe shembur duke rrezikuar tokat bujqesore ne fshatin Vashtmi, me qellimin e vetem te pervetesimit te materialeve qe tregtohen per skrap. Sipas banoreve shifrat e saj metalike jane vjedhur per t'u shitur per skrap, pa u marre parasysh demi i shkaktuar per keta banore te cilet nuk mund te vadisin tokat e tyre.
Dita e Kujtimit, 15 vjet nga tragjedia e Otrantos
Shënohet sot 15 vjetori i tragjedisë së Otrantos, ku humbën jetën 57 shqiptarë. Më 28 mars 1997, 108 shqiptarë u nisën drejt brigjeve italiane me anijen "Kateri i Radës", por udhëtimi mbeti në mes për shumë prej tyre. Anija u përplas me atë të marinës italiane, Sibilla. Kateri u fundos ndërsa 57 njerëz, kryesisht gra e fëmijë humbën jetën, 24 të zhdukur dhe veëtm 34 të mbijetuar nga tragjedia. Edhe sot pas 15 vjetësh familrjarët e viktimave kërkojnë të vendoset drejtësia.
Tryeza e LGBT ‘Shoqëria civile në mbrojtje të të dretave të njeriut’
Tre organizatat kryesore pёr tё drejtat LGBT nё Shqipёri, (Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri”, “Aleanca Kundёr Diskriminimit LGBT”, “Tё Bashkuar Pro Kauzёs LGBT”), organizojne sot në Tiranë tryezёn e diskutimit me temёn: “Shoqёria Civile nё mbrojtje tё tё drejtave tё njeriut nё Shqipёri”.
Tryeza vjen pas deklaratës së zv/ministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahia, njëkohësisht kryetar i Partisë Lёvizja e Legalitetit, kundër paradës së komunitetit LGBT në Tiranë, e cila do të zhvillohet me 17 maj.
Prostitutat spanjolle shpallin grevë
Prostitutat në Spanjë kanë vendosur të shpallin një grevë të përgjithshme ndaj të gjithë bankierëve, të cilëve do t’u refuzohet shërbimi i tyre deri në lehtësimin e kushteve të marrjes së kredive.
Vajzat eskort, siç quhen ndryshe prostitutat e shërbimit të lartë të specializuara në dërgimet në banesa, shprehin kështu “solidarizimin e tyre me familjet spanjolle në vështirësi”.
Prostitutat spanjolle shpallin grevë
Prostitutat në Spanjë kanë vendosur të shpallin një grevë të përgjithshme ndaj të gjithë bankierëve, të cilëve do t’u refuzohet shërbimi i tyre deri në lehtësimin e kushteve të marrjes së kredive.
Vajzat eskort, siç quhen ndryshe prostitutat e shërbimit të lartë të specializuara në dërgimet në banesa, shprehin kështu “solidarizimin e tyre me familjet spanjolle në vështirësi”.
FBI: E humbur ndeshja kundër hacker-ave
Në ndeshjen kundër hacker-ave, Shtetet e Bashkuara "nuk po fitojnë". Kriminelët e web-it kanë shumë talent, ndërsa masat për tu mbrojtur nga sulmet janë shumë të dobëta. Përpjekjet e shumta të amerikanëve kundër hakerave janë pasqyruar nga numri një i FBI-së për luftën kundër krimit në web, Shawn Henry. Sipas tij kompanitë duhet të bëjnë ndryshime sa i përket mënyrës së tyre të përdorimit të network-ut për të evituar dëme të tjera.
Albanian Screen
Trojka raporton në PE: Nuk ka "ilaç" tjetër për Greqinë
Ashtu sic ishte njoftuar, përfaqësues të Trojkës ishin dje para Komisionit për aspektet ekonomike dhe sociale të Parlamentit Evropian, ku iu dhanë përgjigje pyetjeve të deputetëve mbi politikën ekonomike të aplikuar ne Greqi.
Irlandë, refendumi për traktin e euros
Republika e Irlandës caktoi datën e 31 majit për mbajtjen e referendumit për traktatin fiskal europian, lajmëroi zëvendësministri Eamon Gilmore.
Në një fjalim përpara parlamentit, Gilmore shprehu besimin se shumica e irlandezëve do të miratojnë planin e BE-së për të formuar një fond emergjence, që do t’i akordohet vendeve që do të kenë vështirësi financiare.
Pakti për krijimin e fondit përfshin edhe rregulla të reja më të forta për kontrollin e defiçitit buxhetor dhe të investimeve qeveritare.
OKB: Rriten me 20 % kërkesat për azil
Kërkesat për azil në vendet e industrializuara janë rritur me 20 itin e kaluar, pasi shumë njerëz janë larguar nga vendet në krizë, siç ishte Tunizia apo zonat e konfliktit si Afganistani. Siç bën të ditur Agjencia e OKB-së për Refugjatët me seli në Gjenevë, rritja më e madhe është shënuar në pjesën jugore të Evropës. Numri i azilkërkuesve në këtë rajon është rritur për 87 apo 66 mijë, ndërsa numri më i madh i kërkesave është bërë në Itali dhe Turqi. Vitin e kaluar rreth 440 mijë njerëz kanë kërkuar azil në vendet e zhvilluara.