Dita e Kujtimit, 15 vjet nga tragjedia e Otrantos

Shënohet sot 15 vjetori i tragjedisë së Otrantos, ku humbën jetën 57 shqiptarë. Më 28 mars 1997, 108 shqiptarë u nisën drejt brigjeve italiane me anijen "Kateri i Radës", por udhëtimi mbeti në mes për shumë prej tyre. Anija u përplas me atë të marinës italiane, Sibilla. Kateri u fundos ndërsa 57 njerëz, kryesisht gra e fëmijë humbën jetën, 24 të zhdukur dhe veëtm 34 të mbijetuar nga tragjedia. Edhe sot pas 15 vjetësh familrjarët e viktimave kërkojnë të vendoset drejtësia.
Në Vlorë do të kryhet rituali i përvitshëm tashmë, i hedhjes së luleve në det, mes lotëve dhe dhimbjes së kujtimit. Por ky 15 mars do të kujtohet edhe në Brindizi. E quajtur Dita e Kujtesës, në shëtitoren në breg të detit të qytetit italian do të hidhen lule. Ndërkohë Kateri i Radës është kthyer tashmë në monument, ndërsa një grup aktorësh, studiues, gazetarë, shkrimtarë po rindërtojnë ngjarjen në formën e dramës.
Albanian Screen
Add new comment