Arkiv-Lajme të përditësuara
Greqi, dilema e emigrantëve
Ende nuk ka asnjë shifër zyrtare që të na tregojë se sa emigrantë shqiptarë kanë braktisur Greqinë qysh prej thellimit të krizës ekonomike në majin e vitit 2010.
Por është fakt, thonë mësuesit e shkollës shqipe në Selanik, se në çdo familje emigranti kthimi në atdhe është tema e ditës.
“Diskutimi i ditës tani midis shqiptarëve është kthimi në atdhe. Por janë shumë çështje të cilat i pengojnë sepse nuk dinë se si do të jetë gjendja atje, nëse vërtet atje do të gjejnë punë”, shprehet Iris Hajdinaj, mësuese e shkollës shqipe në Selanik.
“Çmendet” moti, ulen temperaturat, në veri rikthehet dëbora
Pas disa javëve me temperatura të larta e mot të ngrohtë, rinisin reshjet e dëborës në veri të vendit.
Dëbora ka nisur sot rreth mesditës, kryesisht në rrethin e Pukës ku trashësia e saj arrin në 3 centimetra, ndërsa jashtë qytetit arrin thuajse në 8 centimetra.
Po kështu edhe në Tropojë, Has e Kukës, ku ka pasur herë pas here reshje bore dhe shiu.
Nga korrespodentja e News24 në Kukës mësohet se para nisjes se reshjeve ka pasur stuhi me erë të fortë, çka ka shkaktuar dhe disa deme.
Tregtarët: Po falimentojmë
Tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun industrial pranë Medresesë në Tiranë paralajmërojnë se janë gati të mbyllin licensat pasi sipas tyre po shkojnë drejt falimentit për shkak të rritjes së taksave.
Sipas tyre, inspektorët e Drejtorisë së Tatimeve në Bashki kanë rritur në mënyrë artificiale me mbi 1 milionë lekë xhirot vjetore të deklaruara prej tyre, si dhe është rritur taksa e pastrimit ndërkohë që u ishte premtuar e kundërta.
Lunacek: Kosova nën flamurin e saj në Lojërat Olimpike
Nuk ka asnjë pengesë që Kosova të paraqitet në lojërat olimpike "Londra 2012". Kështu ka thënë raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek, në një prononcim për mediat serbe.
Lunacek ka thënë se dëshiron që sportistët e Kosovës t'i bashkojë nën flamurin e shtetit të tyre dhe në këtë mënyrë t'i përfaqësojë para botës.
Stamboll, kriza siriane bashkon 70 shtete
Ministrat e Jashtëm të më shumë se 70 vendeve perëndimore dhe arabe do të takohen të dielën në Stamboll, në përpjekje për të gjetur një rrugë që do t’i japë zgjidhje krizës siriane.
Përpara takimit të të ashtuquajturve “grupit të Miqve të Sirisë”, liderat e opozitës në Siri u bënë thirrje rebelëve që të rrokin armët dhe të përshkallëzojnë luftën e tyre kundër regjimit, pavarësisht përgjigjes jashtë çdo proporcioni të autoriteteve ndaj tyre.
Dhënia me qira e monumenteve, specialistët kundër
Specialistët e monumenteve të kulturës në Lezhë nuk e përkrahin nismën e Ministrisë së Kulturës për dhënien me qira të monumenteve. Sipas tyre kthimi i kalasë së qytetit në një qendër biznesi, ashtu siç është projektuar do të bënte një shkatërrim të pakthyeshëm të saj. Gjendja e kalasë tashmë është mjaft e rënduar për shkak të mungesës së punimeve restauruese dhe mirëmbajtëse, gjë që ka bërë që një pjesë e murit të saj të shembet duke rrezikuar jetën e banorëve poshtë kalasë, por edhe të turistëve.
Spanja nuk do të jetë një "tragjedi greke"
Spanja shkurtoi buxhetin me 27 miliardë euro, si pjesë e masave më të ashpra të kursimit të njohura në historinë moderne të vendit.
Paketa që synon të rivendosë nën kontroll defiçitin e lartë buxhetor në vendin me papunësinë më të lartë brenda BE-së (24% e forcës punëtore), parashikon ngrirjen e pagave të sektorit publik dhe reduktimin e fondeve për Ministritë me 50% dhe investimet në tërësi me 17%.
Geraldina, Mbretëresha e shqiptarëve prezantohet në Paris
Në Panairin Ndërkombëtar të librit në Paris u prezantua edhe botimi i titulluar "Xheraldina, Mbretëresha e Shqiptarëve" - i autores franceze Joséphine Dedet, botuar nga shtëpia botuese "Belfond" në Francë.
Kush do të jetë krahu i djathtë i Romney-t?
Gara në kampin republikan për përzgjedhjen e kandidatit që do të sfidojë Obamën në zgjedhjet presidenciale në vjeshtën e këtij viti, është drejt fundit dhe shumë amerikanë e analistë tashmë e kanë të njohur emrin e tij. Ai është Mitt Romney.
Ish-guvernatori i Masaçusets ka një avantazh të ndjeshëm ndaj ultra-konservatorit Rick Santorum dhe kjo e bën që të mendojë edhe për emrin e zv/presidentit, megjithëse ende jo zyrtarisht.
Kinë, 6 në pranga. Grusht shteti në internet
Gjashtë persona janë arrestuar në Kinë, 16 faqet e internetit dhe dy migroblogge janë mbyllur ndërsa pushteti popullor në druan një grusht shteti. "Sina Weibo" dhe "Tencent QQ", janë detyruar të pezullojnë aktivitetet. Dy gjigandët e internetit duhet të ndalin punën deri më 3 prill.
Masat e ashpra të autoriteteve pasojnë spekulimet se eksponentë të ushtrisë po pregatisin një grusht shteti kundër regjimit komunist. Akuza për 16 faqet e mbyllura është përhapja e lajmeve false. Përdoruesit e internetit kanë dënuar vendimin, duke e quajtur atë një sulm ndaj lirisë së shprehjes.