Kinë, 6 në pranga. Grusht shteti në internet

Postuar në 31 Mars, 2012 11:36

Gjashtë persona janë arrestuar në Kinë, 16 faqet e internetit dhe dy migroblogge janë mbyllur ndërsa  pushteti popullor në druan një grusht shteti.  "Sina Weibo" dhe "Tencent QQ", janë detyruar të pezullojnë aktivitetet. Dy gjigandët e internetit duhet të ndalin punën deri më 3 prill.

Masat e ashpra të autoriteteve pasojnë spekulimet se eksponentë të ushtrisë po pregatisin një grusht shteti kundër regjimit komunist. Akuza për 16 faqet e mbyllura është përhapja e lajmeve false. Përdoruesit e internetit kanë dënuar vendimin, duke e quajtur atë një sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Spekulimet filluan menjëherë pas dëbimit të Bo Xilai, një lider në karrierë brenda Partisë Komuniste, i cili para dëbimit të papritur thuhej se do të ishte pjesë e kabinetit  ekzekutiv. 

Sipas një gazete amerikane ai kishte blerë armë me qëllim pregatitjen e grushtit shteti. Këto zëra janë mohuar nga Pekini zyrtar, ndërsa theksohet dhe mungesa e provave reale. Gjithashtu fotot e automjeteve ushtarake të spekuluara u vërtetuan të rreme.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.