Dhënia me qira e monumenteve, specialistët kundër

Specialistët e monumenteve të kulturës në Lezhë nuk e përkrahin nismën e Ministrisë së Kulturës për dhënien me qira të monumenteve. Sipas tyre kthimi i kalasë së qytetit në një qendër biznesi, ashtu siç është projektuar do të bënte një shkatërrim të pakthyeshëm të saj. Gjendja e kalasë tashmë është mjaft e rënduar për shkak të mungesës së punimeve restauruese dhe mirëmbajtëse, gjë që ka bërë që një pjesë e murit të saj të shembet duke rrezikuar jetën e banorëve poshtë kalasë, por edhe të turistëve.
"Ka dëmtime në murin rrethues të kalasë.Ka disa çarje vertikale të cilat duhen trajtuar. Duhen konservuar përgjithësisht muret me bedena, frengjij etj. Pjesa perëndimore do një trajtim të veçantë, sepse ke të bësh me një segment muri që rrezikon edhe jetën e banorëve poshtë kalasë",-thotë Dedë Margjoni, Specialist i Monumenteve.
Një tjetër problem për specialistët e monumenteve përbën mungesa e muzeut arkeologjik. Gjatë ekspeditave dhe ndërtimeve të shumta kanë dalë në dritë mjaft gjetje interesante të periudhave të ndryshme historike. Por i gjithë iventari arkeologjik i rajonit të Lezhës ndodhet i magazinuar në kushte aspak të mira ruajtje.
Albanian Screen
Add new comment