Arkiv-Lajme të përditësuara
Elbasan, mbetjet urbane, paralajmërohen vendorët
Prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi ka mbledhur të gjithë krerët e Komunave të Qarkut, për të diskutuar mbi ndotjen e mjedisit.
Serbia, notë proteste për incientet në Kosovë
Qeveria e Serbisë ka dërguar një notë proteste tek bashkësia ndërkombëtare lidhur me incidentet e fundit në Kosovë.
Mediat kanë kthyer Prishtinën në qendër të vëmendjes pas sulmit ndaj delegacionit serb që ishte pjesë e bisedimeve dhe është raportuar edhe për incidente në Manastirin e Deçanit dhe në disa vende të tjera.
Papa: Të shugurojmë gratë? Nuk jemi të autorizuar
Për Papa Ratzinger "kisha e sotme" përshkohet nga sinjale revolte. Në predikimin e mbajtur në San Pietro, ati i shenjtë u ndal kryesisht në atë çfarë po ndodh në Austri duke treguar se pikërisht në këtë vend "një grup priftërinjsh kanë publikuar një apel për mosbindje, duke sjellë në të njëjtën kohë shembuj konkretë se si mund të shprehet kjo mosbindje si përshembull çështja rreth shugurimit të grave, çështje për të cilën papa Xhovani Paolo II ka deklaruar në mënyrë të patjetërsueshme se Kisha nuk ka asnjë autorizim nga zoti".
Vetëvrasja e 77 vjeçarit, protesta në Athinë dhe Selanik
Greqia është tronditur nga vetëvrasja e pensionistit 77 vjeçar, mëngjesin e së mërkurës në qendër të Athinës. Mjaft njerëz u mblodhën pasdite, pranë vendit ku i moshuari fatkeq qëlloi veten dhe vendosën lule.
Thirrja për grumbullimin e tyre, u përhap nëpërmjet rrjeteve sociale të internetit. Në mesditë, në facebook u krijua një faqe me titull "Të gjithë në sheshin Sintagma (Athinë), për të mos u mësuar me vdekjen" dhe "Të gjithë në Kamara (Selanik), për të mos u mësuar me vdekjen”.
INSTAT: 2011, rritja ekonomike me ritme më të ulëta
Viti 2011 ka shënuar një rritje më të ulët ekonomike. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, rritja ekonomike në vitin 2011 ka qenë 3.1 përqind, 0.8 përqind më pak se 2010.
Prodhimi i Brendshëm Bruto për 3 mujorin e katërt të 2011 është rritur me 3.8 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2010 dhe 0.1 për qind krahasuar me tre mujorin e tretë të 2010. Në rritjen e PBB ka ndikuar sektori i industrisë dhe bujqësisë.
Albanian Screen
Irlandë, Skandal në Kishën katolike, prifti zbulon 'padashje' videon porno
Një skandal i ri ka goditur Kishën katolike të Irlandës së Veriut, ku një prift i ka treguar disa prindërve një video pornografike në vend të videos e cila duhet të përmbante rrëfimin e parë të fëmijëve të tyre.
Skandali i rëndë ka ndodhur në shkollën fillore të St. Mary's, në provinëcën e Pomeroy. Prifti Martin McVeigh pretendon se nuk e di sesi këto materiale porno kanë përfunduar në USB-në e tij.
Denoncimet e vdekjeve, Abazaj: 89 ankesa për mjekët
Shumë mjekë japin ilaçe që nuk janë në listën e rimbursueshme, ndërsa neglizhenca e disa të tjerëve mund të ketë çuar deri në vdekjen e pacientëve. Këto janë ankesat kryesore të depozituara pranë institucionit të Urdhërit të Mjekut nga pacientët.
Për vitin 2011 deri në mars të këtij viti ka pasur 89 ankesa të pacientëve. Padi penale është ngritur për 7 mjekë prej tyre, 4 kanë dalë të pafajshëm, ndërsa çështjet e tjera janë ende nën gjykim.
Rrëzohet turizmi
Të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se përtej bumit të trumbetuar turistik, të ardhurat nga turizmi ranë sërish për të dytin vit rresht.
Sipas Bankës vitin e kaluar ekonomia përfitoi nga sektori i turizmit 1 miliardë e 169 milionë euro ose 4.6 për qind më pak se sa një vit më parë. Prej disa vitesh sektori i turizmit, shfaq sipas shifrave zyrtare një paradoks, ku nga njëra anë raportohet rritje e numrit të turistëve dhe nga ana tjetër të ardhurat nga ky sektor vijnë duke rënë.
Gjirokastër, vreshtarët s'kanë ku shesin prodhimin
Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës janë më shumë se 400 fermerë të vreshtarive, të cilët e kanë të vështirë të shesin prodhimin, pasi në treg qarkullojnë me dhjetëra tregtarë abuzivë të pijeve alkoolike.
Kjo sipas Balil Binerit, specialist agronom pranë Drejtorisë së Bujqësisë është një ndër shumë arsyet që po kufizojnë interesin për vreshtat.
Ndërkaq vreshtaria në qarkun e Gjirokastrës po kërcenohet çdo vit nga dy sëmundje të kësaj bime hiri dhe vrugu, dëmtues natyrorë që shkëterrojnë prodhimin deri në masën 70 – 80 për qind.
Dorëzohen vendorët: Nuk kemi fonde për pastrimin
Bashkitë dhe komunat e Qarkut të Shkodrës nuk kanë mjaftueshëm fonde për pastrimin e mbeturinave nga territoret e tyre. Mungesën e financimeve, përfaqësues të pushtetit vendor e bënë publike gjatë një takimi me Prefekten e Shkodrës, Voltana Ademi. Mbledhja për të përcaktuar prioritetet për pastrimin dhe heqjen e mbetjeve urbane, vjen pas vendimit të Këshillit të Ministrave për një Shqipëri të pastër deri më 20 prill.