Irlandë, Skandal në Kishën katolike, prifti zbulon 'padashje' videon porno

Postuar në 05 Prill, 2012 04:28

Një skandal i ri ka goditur Kishën katolike të Irlandës së Veriut, ku një prift i ka treguar disa prindërve një video pornografike në vend të videos e cila duhet të përmbante rrëfimin e parë të fëmijëve të tyre.

Skandali i rëndë ka ndodhur në shkollën fillore të St. Mary's, në provinëcën e Pomeroy. Prifti Martin McVeigh pretendon se nuk e di sesi këto materiale porno kanë përfunduar në USB-në e tij.

Vatikani ka nisur hetimet për këtë rast, ndërkohë që prindërit të alarmuar kanë bërë një kërkesë që prifti të pezullohet nga shkolla dhe që ndalohet që të merret me procedurat e pagëzimit të fëmijëve të tyre. 
 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.