Arkiv-Lajme të përditësuara
Dorëzohen vendorët: Nuk kemi fonde për pastrimin
Bashkitë dhe komunat e Qarkut të Shkodrës nuk kanë mjaftueshëm fonde për pastrimin e mbeturinave nga territoret e tyre. Mungesën e financimeve, përfaqësues të pushtetit vendor e bënë publike gjatë një takimi me Prefekten e Shkodrës, Voltana Ademi. Mbledhja për të përcaktuar prioritetet për pastrimin dhe heqjen e mbetjeve urbane, vjen pas vendimit të Këshillit të Ministrave për një Shqipëri të pastër deri më 20 prill.
Divjakë, mbeturinat përfundojnë në det
Hedhja e mbeturinave po shton ndotjen në Adriatik. Çdo dite bashkia e Divjakës hedh mbeturinat e qytetit, por edhe rrethinat bëjnë të njëjtën gjë.
Veç bashkise ne kete vend hedhin mbeturina dhe fermeret e zones, duke e shtuar me shume sasine e mbeturinave te hedhura. Personat qe e vene re me shume kete gje, jane disa familje rome, te cilet pasi janë ndaluar te hedhin mbeturina ne Rrogozhine jane transferuar ne kete vend.
Greqi, përplasje për masat mbi emigrantët klandestinë
Zv/ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Manolis Othonas ka përparuar në tërheqjen e përkohshme të amendamentit të ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, për qendrat e mbajtjes së emigrantëve.
Elbasan, shfrytëzimi i inerteve rrezikon urën
Shfrytëzimi i inerteve në perroin e Kushës është kthyer në një problem serioz për banorët e fshatit Kozan. Mjetet e rënda kanë nisur që të gërryejnë edhe afër një ure, mjaft të amortizuar, duke rrezikuar shembjen e saj.
Banorët kërkojnë ndaljen e shftrytëzimit të këtij baseni ujor, pasi në të kundërt rrezikojnë që pesë fshtara të mbeten të izoluar. Kryepleqtë e fshatrave pretendojnë se inertet e përfituara nga shtrati i përroit përdoren për shtrimin e punimeve të rrugës ne tunelin Elbasan-Tiranë.
Shehri 20 vjet pa ujë, banorët i drejtohen kalasë
Lagjia Shehër që është më e vjetra e qytetit të Lezhës vuan prej 20 vjetësh mungesën e ujit të pijshëm. Nëpër cesmat e shtëpive nuk ka asnjë minutë ujë dhe e vetmja zgjidhje për banorët është një cezmë në afërsi të kalasë e cila shteron në verë. Kryetari i bashkisë gjatë takimeve elektorale premtoi zgjidhjen e këtij problemi jetik për banorët e lagjes Shehër.
Lagarde: Rimëkëmbja e ekonomisë, ende e dobët
Ekonomia botërore po mundohet të dalë nga kriza e rëndë e borxheve, por rimëkëmbja mbetet e dobët, sidomos në Evropë. Kryetarja e FMN-së, Christine Lagarde sugjeroi se ulja e shpejtë e shpenzimeve buxhetore në vendet e zhvilluara siç është SHBA dhe ekonomitë e mëdha në Evropë, në vend që të përmirësojë situatën, mund ta përkeqësojë edhe më tepër atë.
Zgjedhjet SHBA, Romney fiton në tre shtete
Mit Romni ka bërë tripletë në zgjedhjet primare të republikanëve. Pasi ka “pushtuar” Uashingtonin dhe Merilendin, Romni ka fituar edhe në Uiskonsin.
Ish-guvernatori i Masaçusets ka thelluar kështu edhe më shumë avantazhin përsa i përket delegatëve nga kundërshtari i tij Rik Santorum. Romni është gjithmonë e më shumë pranë arritjes së 1144 delegatëve, numër që siguron matematikisht nominimin për në Shtëpinë e Bardhë.
Me këto tre fitore Romni ka arritur kuotën e 600 delegatëve dhe me shumë mundësi do të jetë ai kundërshtari i Obamës më 6 nëntor.
Prishja e ndërtesave për By pass-in e Shkozetit, protestojnë banorët
Për hapjen e terrenit për ndërtimin e by passit të Shkozetit janë prishur gjatë kësaj të marte edhe 6 objekte të tjera në unazën e Shkozetit. Në aksionin e shembjes së këtyre objekteve kanë qenë të pranishëm Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar dhe policia e rendit. Banoret e ndertimeve qe jane shembur kane kundërshtuar aksionin duke deklaruar se disponojne dokumentacionin e plote per pronesine e objekteve, nderkohe qe nuk jane shpronesuar per shembjen e tyre.
“Bashkimi i Gjermanisë, një fatkeqësi”
Vejusha e liderit të fundit komunist të Gjermanisë Lindore mbroi rendin ashpër policor gjatë regjimit komunist ndërsa shprehu trishtim të thellë për bashkimin e vendit, në një intervistë të rrallë televizive.
84-vjeçarja Margot Honeker, e cila jeton në azil në Kili që prej rënies së Murit të Berlinit, mbajti gjatë regjimit rolin e Ministres së Arsimit, e cila përkujdesej edhe për formimin ideologjik të brezave të rinj.
Ambasadori grek: Kufijtë detarë, nuk ka negociata të reja
Pala greke nuk ka as predis pozicionin më të vogël të vërë në dyshim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, është e qartë se duhet gjetur një mënyrë që të përballohet stanjacioni në të cilin është futur kjo çështje”.
Kështu shprehet Nikolaos Pazios, Ambasadori i Greqisë në Shqipëri, në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare”, i pyetur në lidhje me Marrëveshjen Detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pazios deklaron gjithashtu se, qeveria greke është e hapur për të pritur propozimet e palës shqiptare.