Ambasadori grek: Kufijtë detarë, nuk ka negociata të reja

Postuar në 03 Prill, 2012 04:31

Pala greke nuk ka as predis pozicionin më të vogël të vërë në dyshim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por, është e qartë se duhet gjetur një mënyrë që të përballohet stanjacioni në të cilin është futur kjo çështje”.

Kështu shprehet Nikolaos Pazios, Ambasadori i Greqisë në Shqipëri, në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare”, i pyetur në lidhje me Marrëveshjen Detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pazios deklaron gjithashtu se, qeveria greke është e hapur për të pritur propozimet e palës shqiptare.

Ndërkaq, i pyetur se çfarë është “Epiri i Veriut”, Ambasadori Grek në Tiranë ka deklaruar qartazi se mëshimi që u bëhet çështjeve të së kaluarës dhe shpesh interpretimi i Historisë sipas interesave dhe gjithashtu praktika e njohur e elementëve nacionalistë të përdorin historinë për qëllimet e tyre, jo vetëm që nuk janë të dobishme por përmbajnë edhe rreziqe. Ndërkohë, ambasadori Pazios nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve mbi çështjen çame dhe aktualitetit politik.
(Intervistën e plotë munad ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)

 

Ballkanweb.com
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.