Arkiv-Lajme të përditësuara

Kinë, 6 në pranga. Grusht shteti në internet

Postuar në 31 Mars, 2012 11:36

Gjashtë persona janë arrestuar në Kinë, 16 faqet e internetit dhe dy migroblogge janë mbyllur ndërsa  pushteti popullor në druan një grusht shteti.  "Sina Weibo" dhe "Tencent QQ", janë detyruar të pezullojnë aktivitetet. Dy gjigandët e internetit duhet të ndalin punën deri më 3 prill.

Masat e ashpra të autoriteteve pasojnë spekulimet se eksponentë të ushtrisë po pregatisin një grusht shteti kundër regjimit komunist. Akuza për 16 faqet e mbyllura është përhapja e lajmeve false. Përdoruesit e internetit kanë dënuar vendimin, duke e quajtur atë një sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Shqipëria në fokusin e gazetarëve torinezë

Postuar në 31 Mars, 2012 11:32

Shqipëria europiane dhe mesdhetare, kultura dhe realiteti i saj ishin temat në qendër të takimit që u zhvillua të premten, 30 Mars 2012, në Bibliotekën “Italo Calvino” të Torinos me gazetarët torinezë Rosita Ferrato dhe Sergio Miravalle. 

Gjatë takimit të organizuar nga Qendra e Kulturës Shqiptare në bashkëpunim me bibliotekat e Torinos, dy firmat e njohura të shtypit italjan i përcollën publikut të pranishëm vështrimet e tyre mbi Shqipërinë, përmes fotografive dhe shënimeve të udhëtimit të mbledhura gjatë vizitave të zhvilluara në vendin tonë. 

Shpella e Trenit në Devoll, e lënë në harresë

Postuar në 31 Mars, 2012 11:30

Shpella e Trenit në Devoll, një vlerë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor duket e lene ne harrese nga vizitoret dhe turistet por edhe nga shteti. 

Shpella është e hapur dhe pa roje gje e cila lejon hyrjen e lire, ndersa mungon sinjalistika orientuese. Mungesa e nje guide turistike, pjese e te ciles te jene te gjitha sitet arkeologjike apo monumentet e kultures se qarkut te Korces ka bere qe nje pjese e mire e tyre te lihet ne harrese nga vizitoret. 

Masakra e Tivarit, historianët sjellin fakte të reja

Postuar në 31 Mars, 2012 06:10

Në prag të 67 vjetorit të masakrës së Tivarit, një pjesë e historianëve kanë kërkuar që historiografia shiqiptare të zbardh përgjegjësinë e shtetit komunist mbi këtë masakër. Sipas tyre, 67 vjet më pas kjo ngjarje është ende e veshur me hipokrizi. Ndërkohë historianët theksuan edhe domosdoshmërinë që shteti malazez të hap një hetim të mirëfilltë për këtë ngjarje.

Historianët dhe studiuesit kanë cituar fakte e dokumenta kryesisht nga arkiva të huaj, ku shteti shqiptar dhe Enver Hoxha implikohen drejtpërdrejt.

Xhamia, Bashkia vendos për projekt të ri, miraton propozimin e Komunitetit Mysliman

Postuar në 31 Mars, 2012 06:09

Pas miratimit të propozimit të Komunitetit Mysliman për ndërtimin e Xhamisë së Re, tek Namazgjaja, Komisioni ka shqyrtuar propozimet, për mënyrën e projektimit të Xhamisë së Re, bëri të ditur sot Bashkia e Tiranës në një njoftim shtypi.

Alarmi i Magjistraturës, nuk po arrihet as minimumi i pikëve

Postuar në 31 Mars, 2012 05:41

Niveli i të diplomuarëve në drejtësi është shqetësues. As 30 kandidatëve të këtij viti për shkollën e Magjistraturës nuk kanë arritur të marrin minimumin e pikëve, ndonëse këta konkurentë konsiderohen si më të mirët në vend. Shqetësimi vjen nga drejtoresha e shkollës së Magjistraturës, Marjana Semini.

Rumani, ish-kryeministri Nastase dënohet për shantazh

Postuar në 31 Mars, 2012 05:37

Ish-kryeministri rumun, Adrian Nastase u dënua sot me tre vjet burg me kusht për shantazh, pas një procesi gjyqësor të hapur në vitin 2006 dhe u që ndoq nga afër nga Bashkimi Evropian.

Ish-kreu i qeverisë socialdemokrate gjatë periudhës 2000-2004, u dënua me akuzën për korrupsion. Ai ishte akuzuar se kishte marrë ryshfet, me një vlerë totale 630 000 euro nga pronarja e një shoqërie ndërtimi, Irina Jianu, të cilën ai e kishte emëruar në krye të Inspektimit të Punëve Publike.

Danimarkë, protestë anti-islam

Postuar në 31 Mars, 2012 05:33

Grupe të së djathtës ekstreme nga e gjithë Evropa pritet të mblidhen të shtunën në Danimarkë për të mbajtur një tubim anti-islamik.

Demonstrata është organizuar nga Liga Angleze e Mbrojtjes, e cila deklaron se në këtë mënyrë dëshiron të ndalojë atë që e ka quajtur “islamizimi i Evropës”.

LAM deklaroi se shpresonte se manifestimi në fjalë do të bëhet zanafilla e një lëvizjeje më të gjerë në mbarë kontinentin e vjetër.

Aktivistë kundër racizmit janë të shqetësuar se grupe të egra islamofobike në Evropë po bashkojnë forcat.

Debitorët, afat deri më 15 prill për të paguar ujin

Postuar në 30 Mars, 2012 11:34

Të gjithë konsumatorët familjarë që nuk kanë paguar faturat e ujit të pijshëm që prej vitit 2008 kanë afat deri më 15 prill për t’i shlyer këto detyrime pa kamat-vonesa. Ndërkohë që bizneset dhe institucionet shtetërore nuk do të përfitojnë nga kjo lehtësi, por janë të detyruara që të respektojnë afatin e vendosur për të paguar borxhet e tyre. Pas datës 15 prill, ndërmarja e Ujësjellësit të Tiranës do të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm për të gjithë abonentët debitorë. 

Lodrat kancerogjene

Postuar në 30 Mars, 2012 08:41

Lodrat qe tregtohen ne vendin tone,ne tregje ambulatore por edhe dyqane e qe nuk permbajne asnje etikete apo ndonje informacion mbi përbërjen e tyre  kane rrezultuar te demshme per jeten e femijeve. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara