Alarmi i Magjistraturës, nuk po arrihet as minimumi i pikëve

Postuar në 31 Mars, 2012 05:41

Niveli i të diplomuarëve në drejtësi është shqetësues. As 30 kandidatëve të këtij viti për shkollën e Magjistraturës nuk kanë arritur të marrin minimumin e pikëve, ndonëse këta konkurentë konsiderohen si më të mirët në vend. Shqetësimi vjen nga drejtoresha e shkollës së Magjistraturës, Marjana Semini.

"17 vetë nga 248, pra një shifër shumë e vogël. Ne kishim në dispozicion 18 vënde vakant, vëndi i 18-të mbeti bosh, është bosh dhe sot. Kjo në fakt është e dhimbshme sepse kufiri 60 shtë i ulët, 60 shtë 6, sepse po ti rrish 8 me 8 nuk hynte asnjëri, por edhe 8 me 7 riskuam fortë. U ulëm tek 6 dhe përsëri, ndonëse është një nivel jo ai që ne kërkojmë, dhe ky nivel nuk u arrit dot, u arrit nga shumë pak persona, 17 vetë është 5 konkuruesve, është një shifër shumë e vogël", deklaroi Semini.

Sipas saj, as 18 vendet e lira për 248 konkurentët në garë, nuk u plotësuan të gjitha, për shkak të mos arritjes së nivelit të pikëve. Vetëm 17 të konsideruarve si juristët me mesatare më të mirë, kanë nisur studimet, ndërsa 1 vend mbeti vakant.

"Për fakultetin e drejtësisë sistem "Bachelor" nuk të jep asnjë lloj dritare, ku ti të gjesh të ardhmen tënde, që do të thotë, e vetmja mundësi për të vazhduar edukimin ligjorë është ose një sistem 4 vjeçar që përfshin të paktën një master ose një sistem 5 vjeçar që përfshin përsëri nivelin master por ndoshta me natyrë shkencore", sugjeroi drejtoresha e Magjistraturës Semini

Pedagogët e drejtësisë kanë sugjeruar se diploma në drejtësi duhet të jetë 4 vjeçare, pasi me sistemin aktual 3 dhe 1, niveli profesional i juristëve të ardhshëm ëshët i paplotë.
Kjo kërkesë mbështetet edhe nga drejtues të fakultetit të Drejtësisë në UT.

 

Albanian Screen

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.