Arkiv-Lajme të përditësuara
Parada Gay, BE: Dënojmë deklaratën diskriminuese të PLL
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri reagon pas deklaratave të kreut të PLL-së njëkohësisht zv/ministër i mbrojtjes Ekrem Spahia, i cili gjatë një interviste për Gazeta Shqiptare, ka thënë se partia që ai përfaqëson vlerëson vlerat e shqiptarëve si komb dhe e vetmja deklaratë që ka për këtë komunitet është "ti kap në hu".
WSJ: Monti si Thatcher
Erdhi në pushtet “rastësisht”, si magjistari që do të nxjerrë Italinë nga kriza e rëndë financiare. Por pak muaj pas marrjes së postit të kryeministrit, kritikat ndaj tij vërshuan lumë, si nga sindikatat, shoqëria civile, por edhe nga vetë politika, ndoshta përgjegjësja kryesore për situatën në të cilët ndodhet vendi.
Bëhet fjalë për kryeministrin italian, Mario Monti, i cili përtej oqeanit, nga mediat amerikane, merr lëvdata për vendosmërinë dhe vullnetin e tij për të vijuar reformat, edhe pse “të dhimbshme”, siç ai vetë i ka quajtur më shumë se një herë.
Moody's: Borxhi publik rrezik për Shqipërinë
Borxhi i lartë publik që ka Shqipëria e vë përballë një rreziku të nivelit mesatar ndaj falimentimit. Ky parashikim vjen së fundi nga Moody’s, një nga agjensitë e mëdha të vlerësimit të riskut.
Invalidët letër Topit: Mos dekreto ligjin
Shoqata e të Verbërve dhe Shoqata e Para dhe Tetraplegjikëve të Shqipërisë i kanë dërguar një letër Presidentit të Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet së cilës i bëjnë thirrje për të mos dekretuar ndryshimet e bëra në projektligjet “Për disa ndryshime në ligjin Nr. 8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, si dhe projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin Nr. 8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar”.
Gjermania dhe Spanja, qiejt e "bllokuar" nga greva
Fluturimet ajrore në Europë janë në rrezik. Parashikohen probleme të shumta për ata që udhëtojnë në Gjermani apo në pjesë të tjera të kontinentit drejt destinacioneve gjermane. Lufthansa ka lajmëruar anullimin e 400 fluturimeve për të martën për shkak të grevës së personelit që merret me bagazhet dhe sigurine në aeroporte.
Aeroporti më i goditur do të jetë ai i Frankfurtit ku nuk do të punohet për 9 orë rresht, ndërsa në aeroportet e tjera greva do të jetë më e shkurtër. Protesta është organizuar nga sindikata Verdi, e cila kërkon rroga më të larta për nënpunësit publikë.
Kriza në Greqi, dyfishohen tentativat për vetëvrasje
Një prej pasojave më dramatike të krizës financiare që po kalon Greqia është dyfishimi vetëm brenda një viti, i tentativave të vetëvrasjeve.
Ndersa prej vitit 2008 kjo shifer eshte rritur me 36%. Statistikat tragjike i ka bere publike oret e fundit rektori i Universitetit te Athines Jannis Kiriopoulos, ne kongresin e 9 per Shendetin Publik. Sipas tij çdo dite e me shume rriten rastet e qytetareve te deshperuar qe kerkojne t'i japin fund jetes, si pasoje e veshtiresive ekonomike.
Incidentet në Maqedoni, protestojnë studentët e Shkodrës
Unioni i Pavarur Studentor prane Universitetit "Luigj Gurakuqi" te Shkodres ka protestuar ndaj dhunës me te fundit ndaj shqiptareve në Maqedoni. Kjo proteste paqesore shoqerohej me flamurin kombetar dhe thirrjet patriotike per nje Shqiperi te Bashkuar dhe Etnike. Kreu i Unionit te Pavarur Studentor ne Shkoder, Mariglen Spahiu kerkoi qe t'u jepet fund ketyre incidenteve me baza etnike ndaj shqiptareve te Maqedonise dhe te respektohet Marreveshja e Ohrit per te drejtat e te gjitha etnive ne shtetin maqedon.
Albanian Screen
AI: Rritet numri i dënimeve me vdekje
Amnesty International deklaron se ka pasur një rritje të numrit të dënimeve me vdekje të kryera në mbarë botën gjatë vitit 2011, shumica e të cilave në Lindjen e Mesme.
Në një raport vjetor, grupi deklaron se Iraku, Irani dhe Arabia Saudite janë vendet përgjegjëse kryesore për rritjen e ekzekutimeve.
Por organizata vë në dukje se është edhe Kina, që ka ekzekutuar më shumë persona se gjithë pjesa tjetër e botës e marrë së bashku.
Fier,banorët akuzojnë CEZ-in
Dhjetëra banorë, përfaqësues të 70 familjeve të fshatit Cipllakë, në komunën Libofshë të rrethit të Fierit, kanë protestuar në orët e para të mëngjesit para prefekturës.
Shkak është bërë mungesa prej tre javësh e energjisë elektrike në banesat e tyre. Banorët kanë pohuar se prej tre javësh po enden dyerve të institucioneve dhe të kompanisë CEZ, por nuk kanë gjetur zgjidhje.
Fshati sipas tyre është pa energji, pasi transformatori është djegur dhe nuk po zëvendësohet prej kompanisë CEZ edhe pse ata janë pagues të rregullt të energjisë elektrike.
Punësimi në Itali, përzgjidhen 250 të papunë shqiptarë
Kush do që të punësohet në Itali, nga data 27 mars deri në 10 prill, duhet të aplikojë në Zyrat e Punësimit në të 12 qarqet e vendit. Një marrëveshje e re mes shtetit tonë dhe atij italian bën të mundur që mbi 250 shqiptarë të përfitojnë falas për së paku 2 muaj kurse profesionale si edhe kurse intensive të gjuhës italiane.