Arkiv-Lajme të përditësuara
Bulqizë, minierat nisin shembjen
Shfrytezimi i pastudiuar dhe tërësisht abuziv i minierave të kromit në Bulqizë po shkatërron vendburimin e çmuar. Ne zonen D, pjesa me e demtuar e minieres jane aktivizuar shembje te medha te tokes, te cilat minatoret i quajne dukuria e hinkave.
Jorgo kola, inxhinier i vjeter i minieres se kromit tregon se fenomeni njihej qe ne vitet 80 dhe ne ate kohe synohej qe miniera te punohej ne thellesi dhe jo ne zonat e rrezikshme. Ai shpjegon se perse ndodhin shembjet.
Parada gay, Ekrem Spahiu: Do i kapim në hu
Aktiviteti i pritshëm për paradën e gay-ve në 17 maj ka ngjallur një sërë debatesh. Deklarata më e fortë është bërë nga kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit njëkohësisht edhe zv/ministër i mbrojtjes Ekrem Spahiu, i cili ka thënë se partia që ai përfaqëson vlerëson vlerat e shqiptarëve si komb dhe e vetmja deklaratë që ka për këtë komunitet është "ti kap në hu". Ndërsa sociologu Edmond Dragoti ka theksuar se në vendin tonë duke qenë se ka një komunitet LGBT duhet të bëhen parada të tilla edhe pse mund të sjellin probleme apo provokime në shoqëri.
Në 2011-ën rreth 1000 femra u vranë për “të ruajtur nderin” në Pakistan
Të paktën 943 gra dhe vajza janë vrarë në Pakistan gjatë vitit të kaluar, me pretendimin se kishin fyer nderin e familjes.
Këtë e bën të ditur një raport i Komisionit të pavarur për të Drejtat e Njeriut të Pakistanit (HRCP), raporton rel.
HRCP raportoi se 791 vrasje në emër të ruajtjes së nderit kanë ndodhur në vitin 2010, ndërsa në 2011-ën ky numër ka arritur në 943, mes të cilave dhe 93 të mitura.
Gruaja e Assad, “non grata” në BE
Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për të shpallur “non grata” gruan e Bashar al-Assad, çka do të shoqërohet me një sërë sanksionesh ndaj saj, që përfshijnë bllokim asetesh dhe ndalim udhëtimi në vendet perëndimore.
Lajmin e konfirmuan të premten për “BBC” burime “të sigurta” diplomatike. Asma al-Assad, e lindur si shtetase britanike, figuron midis 12 emrave të rinj të funksionarëve sirianë të shtuar në listën “non grata” të kryesuar nga presidenti Bashar.
Peticioni, Shoqëria Civile: Të vendoset drejtësi për Gërdecin
Nëpërmjet një peticioni drejtuar Gjykatës së Tiranës, asaj të Apelit por edhe Prokurorisë, Shoqëria Civile kërkon drejtësi për tragjedinë e Gërdecit. Peticioni është nënshkruar nga 41 individë dhe shoqata nga Shqipëria dhe Kosova.
Në të thuhet se “Vendimi i Gjykatës së Tiranës i datës 12 mars 2012 nuk i përgjigjet shkallës së tragjedisë dhe përgjegjësive për Gërdecin dhe lë pa autorë shkaktarët e vdekjes së 26 viktimave të pafajshme. Vendimi nuk dha drejtësi, por u karakterizua nga një proces gjyqësor i padrejtë dhe deficitar”, thuhet në peticion.
Palestinë, shteti rrezikon falimentimin
Autoritetet palestineze kanë nevojë për një financim të menjëhershëm ndërkombëtar, ndryshe do të jenë virtualisht të falimentuar dhe nuk do të mund të kryejnë rolin e tyre në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.
Ky është përfundimi i një takimi midis një grupi donatorësh për Palestinën dhe delegacionit të shtetit të panjohur ndërkombëtarisht, brenda territorit të Izraelit të sotëm.
Nuk funksionon zyra e aplikimit në Kukës, problem pasaportat
Qytetarët që iu duhet të pajisen me karta identiteti apo pasaporta biometrike në qytetin e Kuksit e kanë thuajse të pamundur marrjen e këtij shërbimi. Shkak është bërë rrjeti që në zyrat e aplikimit në të shumtën e kohën nuk funksionon.E sikur të mos mjaftonin cështjet teknike aplikantët thonë se zyrat qëndrojnë të hapura deri në orën 12 duke bërë që ata të qëndrojnë në rradhë për ditë të tëra edhe pse vijnë nga komunat e thella e deri nga rrethi I Hasit.
Portugalia paralizohet nga greva dhe protestat
Transportet publike ishin sot në kaos në qytetet kryesore portugeze me rastin e grevës së parë të përgjithshme të vitit, që pritet gjithashtu të ndikojë në shumë shërbime publike për të protestuar kundër masave shtrënguese.
Në Lisbonë, metroja dhe tragetet, që lidhin dy brigjet e lumit "Tage", u ndaluan plotësisht dhe pritet të mos funksionojnë gjatë gjithë ditës.
Megjithatë, shërbime minimale priten të sigurohen për trenat dhe për shërbimet e autobusëve të kryeqytetit, si dhe në metronë e Portos në veri të vendit, qyteti i dytë më i madh i vendit.
Tepelenë, priten dhjetëra hektarë pyll
Qindra trungje rrapi përgjatë gjithë luginës së Vjosës janë duke u shkaterrur prej një sëmundjeje të panjohur të sistemit rrënjor që ka prekur këtë lloj bimësie në të gjithë jugun e vendit.
Specialistët e mjedisit thonë se tharja dhe më pas prerja e pemëve buzëlumit ka ndryshuar ekosistemin natyror të zonës ndërsa e njëjta sëmundje kërcënon tharjen e masivit të rrapeve qindravjecarë të Ujit të Ftohtë, masiv i shpallur monument natyre i mbrojtur nga shteti.
Grusht shteti në Mali
Gjithçka ka nisur gjatë një vizite të ministrit të mbrojtjes në një bazë ushtarake në Kati, pranë kryeqytetit Bamako. Ministri i cili donte të siguronte ushtarakët për impenjimin e qeverisë në luftën kundër Tuaregëve në veri të vendit, është detyruar të tërhiqet nga baza ushtarake i ndjekur pas nga një turmë ushtarakësh të cilët e kanë përzënë me gurë.
Konflikti me Tuaregët në veri ka shkaktuar shumë të vdekur dhe rreth 200 mijë veta janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, zona është shndërruar në një bazë të ekstremistëve të Al Kaida magrebine.