Arkiv-Lajme të përditësuara
Zbulohet Xhamia e Qafës, u shemb nga diktatura në ‘67
Zbulohen themelet e një prej xhamive më të vjetra në qytetin e Shkodrës, Xhamisë së Qafës, e ndërtuar 300 vite më parë. Themelet e kësaj xhamie kanë dalë në dritë, ndërsa Myftinia e Shkodrës po bënte rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit. Myftiu i Shkodrës, Muhamet Syrtari pohoi se kemi të bëjmë me një objekt shumë të rëndësishëm, si nga ana arkitekturore, ashtu dhe nga ana kulturore.
Spitali i Lezhës, pacientët: Mungojnë medikamentet
Spitali Rajonal i Lezhës përballon një fluks të lartë pacientësh, jo vetëm ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme apo nga virozat stinore, por edhe urgjencat e aksidenteve si edhe të plagosurve me armë zjarri. Pacientët jashtë kamerave ngrejnë shqetësimin e mungesës së medikamenteve. Lidhur me këtë, drejtori i Spitalit, Novruz Bare shprehet se urgjenca është e furnizuar me kapacitet të plotë gjë që nuk ndodh në pavione.
Bode dhe BB: Si do rritet mosha e daljes në pension
Banka Botërore, e cila po asiston qeverinë shqiptare për reformën në pensione, ka dhënë sinjal të qartë se rritja e moshës së daljes në pension është një nga zgjidhjet më të mundshme të problemit. Gjatë prezantimit të raportit “Rritja e artë: Rikthimi i shkëlqimit të Europës”, Indermit Gill, kryekonomist i rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore në Bankën Botërore u shpreh se duhet pasur kujdes nga skemat e mbrojtjes sociale që tejkalojnë kapacitetet. Ai rekomandoi që me rritjen e jetëgjatësisë të rritet edhe mosha e punës, duke dekurajuar kështu daljen e hershme në pension.
Goditja e parë nga nafta
Rritja e shpejtë e çmimit të naftës në nivel rekord nuk është më një kërcënim në horizont, por një pasojë që po jepet efektin e parë në ekonominë vendase.
Ekspertë dhe përfaqësues të biznesit evidentojnë disa aspekte.
“Në fazën e parë do të kemi një rënie të prodhimit për çdo njësi industrial dhe kjo sjell rritjen e kostove bazë të prodhimit. Kjo gjë përkthehet në largim punonjësish, ndërsa më pas mund të shkojë në mbyllje të industrive që është shumë e rëndë”, shprehet Gjergj Buxhuku, përfaqësues i Konfindustrias.
'Së bashku për paqen', marshim kundër dhunës ndëretnike në Shkup
Mbi 2 mijë aktivistë, personalitete të jetës civile dhe intelektualë marshuan në Shkup për të përcjellë apelin kundër dhunës ndëretnike të kohëve të fundit, më e ashpra që nga koha kur vendi arriti të shmangë luftën civile një dekadë më parë. Në dy javët e fundit, incidente të shumta janë regjistruar nga banda të rinjsh sllavë të drejtuara kundër shqiptarëve, ku ka pasur edhe viktima.
Premtimet e Hollande: Do të ndryshoj traktatin e BE-së
Kandidati socialist në zgjedhjet presidenciale në Francë, Francois Hollande premton të ndryshojë traktatin e BE-së për buxhetin, e të përfshijë në të, një taksë për transaksionet dhe bono të përbashkëta evropiane për të financuar investimet në sektorin e energjisë, arsimit dhe zhvillimit urban. Deklaratat janë bërë gjatë një takimi të politikanëve socialistë nga i gjithë kontinenti, në Paris.
Norvegji, sulme si i Breivik mund të përsëriten
Shërbimet Sekrete të Norvegjisë (PST) paralajmëruan të dielën për mundësinë e sulmeve të tjera si ai i Breivik, i cili në korrik 2011 vrau 77 persona, nëpërmjet një bombe në Oslo dhe sulmit me armë automatike në një kamp rinor.
”Është e mundur që një tjetër person, i nisur me qëllimet e Breivik, të arrijë të ketë sukses në realizimin e sulmeve të llojit terrorist”, pranoi shefi i PST-së, Roger Berg.
Spanja: Mosnjohja e Kosovës interes i spanjollëve
Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, ka thënë se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, edhe pse atë e kanë bërë shumica e partnerëve të saj evropianë, sepse kjo është në favor të interesave të përgjithshme të spanjollëve.
Kriza e pensioneve, BB: I rrezikuar i gjithë rajoni, Bode: Në Shqipëri risku i ulët
Rritja e jetëgjatësisë të papullatës së Europës dhe ulja e moshës së daljes në pension po rrisin shpenzimet nga qeveritë e këtyre vendeve, duke diktuar nevojën për rishikimin e skemës së pensioneve.
Një raport i fundit i Bankës Botërore mbi modelin e ri ekonomik në këtë kontinent nxjerr në pah se impaktet e fiskale të plakjes në sistemet e pensioneve dhe kujdesit shëndetësor po mungojnë në vendet kandidate të BE-së dhe ato të partneritetit lindor.
Rritet qiraja e apartamenteve
"Kërkoj një apartament të vogël me qira". Kjo është kërkesa më e madhe e qindra të rinjve, por edhe emigrantëve, të cilët janë kthyer kohët e fundit në Shqipëri.
Perfaqesuesit e agjencive te ndryshme pohojne se kerkesa per apartamentet e vogla brenda Unazes, por edhe jashte saj eshte rritur, çka ka ndikuar edhe ne rritjen e cmimit te ketyre banesave.
"Eshtë rritur kërkesa për apartamentet të lirë dhe ekonomikë. Për pasojë është rritur edhe çmimi i apartamenteve me sipërfaqe të vogël", thotë Alpens Fila, nga Agjencia "Inf '93".