Kriza e pensioneve, BB: I rrezikuar i gjithë rajoni, Bode: Në Shqipëri risku i ulët

Rritja e jetëgjatësisë të papullatës së Europës dhe ulja e moshës së daljes në pension po rrisin shpenzimet nga qeveritë e këtyre vendeve, duke diktuar nevojën për rishikimin e skemës së pensioneve.
Një raport i fundit i Bankës Botërore mbi modelin e ri ekonomik në këtë kontinent nxjerr në pah se impaktet e fiskale të plakjes në sistemet e pensioneve dhe kujdesit shëndetësor po mungojnë në vendet kandidate të BE-së dhe ato të partneritetit lindor.
"Shpenzimet publike lidhur me plakjen përfshijnë kostot gjithnjë e më tepër në rritje të sigurimit të kujdesit shëndetësor për të moshuarit. Pa reforma gjithpërfshirëse në sistemtin e pensioneve dhe kujdesit afatgjatë shëndetësor këto kosto mund të shtojnë ç'ekujlibrat fiskalë të qeverive më shumë se 3 GDP-së për dy dekadat e ardhshme. Qeveritë në Europë, që harxhojnë më shmë se 10 GDP-së në përfitime të tilla, mund të vënë në rrezik nën investimesh në aktivitete që ndihmojën rritjen ekonomi-arsim, infrastrukturë dhe inovacion. Vendet të tilla si Serbia dhe Ukraina, që harxhojnë 15 së më terpër për sigurinë sociale, mund të jenë duke u rrezikuar mirëqënien e brezave të ardhshmëm? u shpreh Gill, kryeekonomisti i BB për Europën dhe Azinë.
Shqipëria harxhon vetëm 8.2 ë Prodhimti të Brendshëm Bruto për sigurinë sociale.
"Shqipëria ndodhet në grupin e vendeve, që gjatë kësaj periudhe, ka zvogëluar diferencën midis kohë zgjatjes së pagimit të pensioneve përmes politikës së zgjatjes së moshës për të dalë në pension. Vit për vit është bërë e mundur të rritet 3 deri në 6 muaj koha e punës", u shpreh ministri i Financave Bode.
Në vendin tonë janë të përfshirë në skemën e pensioneve 550 mijë persona. Sipas një studimi të ministrisë së Punës, pas 10 viteve, 14 shqiptarëve do të jenë në moshën e tretë dhe në vitin 2050, kjo grupmoshë do të jetë pothuajse shumica.
Teuta Shamku
Albanian Screen
Add new comment