Arkiv-Lajme të përditësuara

7 miliardë lek dëm. Raporti i KLSH dorëzohet në Kuvend

Postuar në 14 Mars, 2012 09:59

Shitja dhe dhënia me qera e pasurisë shtetërore, është fusha ku administrata i ka shkaktuar shtetit dëmin më të madh në tre vitet e fundit. Fusha e prokurimeve publike, rezulton gjithashtu me shkelje të rënda financiare. Këto evidentohen në raportin vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka mbëritur në Kuvend, për t?u paraqitur në komisionet parlamentare. 

Greqi, 'Garda patriotike' përgatitet për luftë dhe trajnohet në male

Postuar në 14 Mars, 2012 09:54

Tronditje kanë shkaktuar deklaratat e kreut të "Milicisë patriotike", i cili ka pohuar se në Greqi ka mjaft grupe njerëzish, që po stërviten në male, për të qenë të gatshëm, të përballojnë një luftë të mundshme, që pritet të shpërthejë pas kaosit ekonomik që ka përfshirë vendin. 

Kriza që vjen nga nafta

Postuar në 14 Mars, 2012 09:52

Që prej fillimit të vitit çmimi i naftës në tregjet botërore është rritur me rreth 15 për qind. Në tregun e brendshëm, rritja ka qenë edhe më e lartë, për shkak se efektit të bursave i shtohet edhe rritja e taksave nga qeveria. 

Në pikat me pakicë çmimi i naftës, po i afrohet nivelit 200 lekë për litër duke e vendosur ekonominë kombëtare të ndrydhur nga kriza përballë një testi tjetër. Ndonëse i vetmi vend në rajon që prodhon naftë, Shqipëria sërish është importuese neto e karburanteve. 

Paketë e tretë për Greqinë

Postuar në 14 Mars, 2012 03:48

Megjithë paketën e huasë prej 130 miliard euro dhe reduktimin e borxhit me gati 107 miliard euro Greqia nuk do të jetë ende e gatshme të rikthehet për disa vite në tregjet financiare, nënvizon raporti për qëndrueshmërinë e borxhit grek që ka paraqitur trojka në samitin e ministrave të Eurozonës në Bruksel. Madje Athina sipas ekspertëve mund të ketë nevojë edhe për një paketë tjetër shpëtimi të tretë, rreth vitit 2014. 

Olli Rehn, Komisioneri per Ekonimine ne BE:

Shtohen akuzat ndaj Ukrainës, dhunon të drejtat e njeriut

Postuar në 14 Mars, 2012 03:46

 Sa vijnë e shtohen akuzat për abuzim me pushtetin dhe me të drejtat e njeriut në Ukrainë dhe situata atje rëndohet dita-ditës. Në këtë përfundim kanë dalë lëvizjet për të drejtat e njeriut që veprojnë në vend.Yevhen Zakhavrov, lider i Grupit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kharkiv thotë se policia duhet të japë llogari të plotë për aktivitetet e saj. 

OKB: “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat, fyen Muhamedin

Postuar në 14 Mars, 2012 03:41

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka marrë dje një raport nga agjencia e saj këshillimore, Gherush 92 që “Komedia Hyjnore” e Dante Aligerit duhet të hiqet nga kurrikulimat shkollore të mbarë botës, pasi është vepër antisemite, islamofobike, raciste. Mediat mbarë botërore e përcollën lajmin me shqetësim, pasi vetë grupi i studiuesve që i ka dhënë këtë këshillë OKB-së, është një grup serioz mendimet e të cilit OKB-ja e Ban Ki Munit i zbaton në projekte konkrete.

Sigurimi i makinave, si do llogariten çmimet e reja

Postuar në 14 Mars, 2012 03:37

Shumë shpejt, për për caktimin e tarifave të sigurimit të automjeteve do të përdoret një metodologji, e cila do të mbajë parasysh një gamë të gjerë detajesh, që nga standardet e rrezikut që paraqet çdo subjekt, te vendndodhja e tij gjeografike, deri te të dhënat teknike të mjetit e te historiku personal i të siguruarit. “Edhe çmimi që do t’i vendoset siguracioneve të makinave do të jetë shumë i detajuar. Do të ketë të gjithë komponentët e riskut, që nga zona gjeografike, mosha e të siguruarit, kapaciteti i motorit, historiku i dëmeve.

Sondazhi, amerikanët pro sulmit mbi Iranin

Postuar në 14 Mars, 2012 03:34

Në qoftë se do të provohej që Irani po ndërton një bombë atomike, shumica  e amerikanëve do të ishin në favor të një aksioni ushtarak mbi këto fabrika në vendin islamik. 

Ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga Reuters/Ipsos.

56 përqind e të anketuarve është shprehur në favor të ndërhyrjes, ndërsa 39 përqind e kampionit të nxjerrë është shprehur kundër.

Por shifrat ndryshojnë në qoftë se sulmi do të shaktonte një ndryshim në çmimin e benzinës: në një rast të tillë 53 përqind do të ishin pro dhe 42 përqind kundër.          

 

 

Defiçiti buxhetor, BE ngrin fondet për Hungarinë

Postuar në 13 Mars, 2012 12:08

Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë 495 milionë euro fonde që do t'i jepeshin vitin që vjen Hungarisë, për shkak të defiçitit të lartë buxhetor të vendit. Kjo është hera e parë që BE merr masa për një shtet anëtar në lidhje me defiçitin e tij buxhetor.  Vendimi erdhi teksa BE lejoi Spanjën të mbante një defiçit më të lartë se parashikimi, 5.3 dhe jo 4.4 a ishte kërkuar në fillim, çka bëri që Austria të akuzonte bllokun se përdorte standard të dyfishtë. Qeveria hungareze parashikon që defiçiti këtë vit të jetë 3 për qind  dhe 3.6 vitin që vjen.

Skandali i përgjimit, arrestohet Rebeka Bruks

Postuar në 13 Mars, 2012 12:07

Ish shefja ekzekutive e "News International", që është dega britanike e “Nees Corporation”, Rebeka Bruks ëhtë arrestuar të martën në lidhje me skandalin e përgjimit, bashkë me bahkëshortin e saj Çarli. 

Bruks pati dhënë dorëheqje vitin e kaluar pas skandalit, nga i cili manjati mediatik, Rupert Mërdok u detyrua të mbyllë tablodin britanik "Nees of the World", pas hetimeve për përfshirje në aktivitete të paligjshme të përgjimit të telefonave të personaliteteve të ndryshme nga jeta publike.

Përvec bashkëshortëve Bruks, policia ka arrestuar edhe 4 persona. 

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara