Arkiv-Lajme të përditësuara
BE shkurton kreditë për Shqipërinë
Banka Europiane e Investimeve, krahu financiar i Bashkimit Europian deklaroi se do të shkurtojë financimet e reja në vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë dhe Shqipërinë.
Në një konferencë për shtyp në Beograd, zëvendëspresidenti i Bankës, Dario Skanapieko tha se kreditë e reja në Ballkanin Perëndimor mund të ulen me 20 për qind, për t'i dhënë kohë vendeve të absorbojnë financimet e mëparshme, ende të papërdorura.
Rusi, sërish protesta kundër Putin
Protesta të reja pritet të mbahen në Moskë dhe qytete të tjera të Rusisë, pas fitores së Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale të fundjavës së kaluar.
Autoritetet u kanë dhënë leje deri në 50 mijë protestuesve që të mblidhen në një nga sheshet kryesore të Moskës.
Një valë protestash shpërtheu dhjetorin e kaluar, pas zërave se zgjedhjet parlamentare ishin manipuluar.
Punësimi në SHBA, Obama: Në 2 vjet 8 milion vende pune
Presidenti amerikan, Barack Obama mirëpriti raportin e Departamentit të Punës, sipas të cilit ekonomia amerikane shtoi gjatë shkurtit, 200 mijë vende të reja pune, për të tretin muaj radhazi.
"Përgjatë dy viteve, biznesi ka shtuar afërisht katër milionë vende të reja pune. Më shumë kompani po kthehen dhe po investojnë në Amerikë dhe sektori i prodhimit po rritet për herë të parë ëq nga vitet 90", tha Obama gjatë një takimi me punëtorët në fabrikën Rolls Rojs të pjesëve për avionë në Virxhinia.
Papa: Jo martesës mes homoseksualëve
Papa Benedikti XVI ka denoncuar martesat mes personave të të njëjtit seks në një fjalim para peshkopëve amerikanë që po vizitonin Vatikanin.
Papa paralajmëroi për fuqi politike dhe rryma kulturore që po përpiqen të alternojnë përkufizimin ligjor të martesës.
Ai gjithashtu u bëri thirrje peshkopëve që në kishat e tyre të theksojnë se seksi paramartesor dhe bashkëjetesa janë “mëkate të rënda” që dëmtojnë stabilitetin e shoqërisë.
Papa: Jo martesës mes homoseksualëve
Papa Benedikti XVI ka denoncuar martesat mes personave të të njëjtit seks në një fjalim para peshkopëve amerikanë që po vizitonin Vatikanin.
Papa paralajmëroi për fuqi politike dhe rryma kulturore që po përpiqen të alternojnë përkufizimin ligjor të martesës.
Ai gjithashtu u bëri thirrje peshkopëve që në kishat e tyre të theksojnë se seksi paramartesor dhe bashkëjetesa janë “mëkate të rënda” që dëmtojnë stabilitetin e shoqërisë.
Vlora, probleme në infrastrukturë
Prej një viti bulevardi Vlorë-Skelë i është nënshtruar një rikonstruksioni total. Bulevardi ka një gjatësi prej 2 kilometrash dhe puna nisi në pranverën e vitit të kaluar dhe tani pas një viti nuk ka përfunduar.
Punimet jane nderprere dy here per cilesi te dobet nga ana supervizoret. Kjo gjendje me afrimin e sezonit turistik do te shkaktojne serish probleme te medha ne trafik, shume te njohura per kete qytet.
Itali, protestë kundër reformave në tregun e punës
Mijëra njerëz iu bashkuan sot një proteste të organizuar nga Unioni i punëtorëve të fabrikave, Fiom, kundër reformave në tregun e punës që kryeministri Mario Monti po mundohet të implementojë si pjesë e planit të ri të kursimeve. Fiom është një nga unionet më të mëdha brenda fabrikave të Fiat në Itali dhe punëtorët po ashtu ndërprenë për katër orë punën. "Ne kërkojmë siguri në vendin e punës, që të mos na braktisin",-tha një protestues. Qeveria e kryeministrit Mario Monti kërkon që të ulë borxhin publik prej 1.9 trilionë eurosh të qeverisë.
Siri, 15 mijë mercenarë luftojnë kundër Assad
Në Siri ndodhen të paktën 15 mijë mercenarë të cilët luftojnë përkrah rebelëve në luftën e tyre përballë presidentit Bashar al-Assad.
Deklarata erdhi prej zëvendësambasadorit rus në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, gjatë një forumi për gjendjen aktuale të Sirisë.
”Rebelët janë duke torturuar, duke vrarë, duke plaçkitur dhe tmerruar qytetarët e thjeshtë. Si rrjedhojë e mungesës së qëndrueshmërisë, fluksi i terroristëve nga shtetet e ndodhura pranë është në rritje të vazhdueshme”, deklaroi diplomati Mikhail Lebedev.
SHBA, e shqetësuar nga forca kibernetike kineze
Aftësitë kibernetiketë Kinës mund të përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rast të ndonjë konflikti, shkruhej në një raport zyrtar të publikuar ditën e premte.
Dokumenti u hartua nga Komisioni i Sigurisë dhe Partneritetit Ekonomik midis SHBA-së dhe Kinës. Në të shkruhej se Kina është duke u përqendruar gjithmonë e më shumë në “përballjen e informacionit dhe teknologjisë”.
Prerja e borxhit grek, mbyllet procesi, arrihet marrëveshja
Ka përfunduar me sukses "prerja" e borxhit grek, gjë që parandalon mundësinë e një falimentimi të pakontrolluar të Greqisë dhe i hap rrugën shërimit të ekonomisë greke.
Ftesa e ministrisë së Financave për pjesëmarrje në procesin e shkëmbimit të bonove, u dërgua më 24 shkurt, ndërsa procedura e PSI, përfundoi mbrëmë në ora 22:00.