Arkiv-Lajme të përditësuara
Unioni i Fermave në Fier, nisma për të mbijetuar në treg
Organizimi i përbashkët i fermerëve të Qarkut të Fierit shihet si e vetmja zgjidhje për daljen e prodhimit në treg në kohë dhe me cilësi. Përballë një prodhimi të madh të kulturave bujqësore fermerët janë gjithnjë e më shumë mbështetës të idesë të bashkimit të tyre për të garantuar tregun.
"Ne kërkojmë të ketë një farë rregulli mes kësaj pune, se ka raste që ngelet prodhimi, ka raste që e kthejmë mbrapsht", thotë një fermer.
"Garantimi i madh bëhet në magazina, të vijë këtu ta bjerë në magazinë, atëherë e ka të shitur mallin", thotë një tjetër.
Bankat shtojnë besimin te Euro
Bankat e mëdha botërore kanë nisur të ndihen më pak pesimistë për euron falë ndërhyrjes së BQE-së me likuiditet pa limit për sistemin financiar rajonal, lajmeve se Gjermania mund ta shmangë recesionin dhe perspektivës së Greqise për ta realizuar ristrukturimin më të madh të borxhit të jashtem në histori.
Siri, 47 gra dhe fëmijë të masakruar nga regjimi në Homs
Të paktën 47 trupa grash dhe fëmijësh u gjetën në qytetin sirian të Homsit, një masakër atribuar nga opozita forcave të regjimit dhe sipas medias zyrtare ''terroristëve''.
Këshilli Kombëtar sirian (CNS), formacioni kryesor i opozitës kërkoi një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas këtyre informacioneve duke shtuar se masakra ishte kryer dje.
Presidenti i Observatorit sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH), Rami Abdel Rahmane konfirmoi një masakër kundër grave dhe fëmijëve në lagjen Karm al-Zeitoun, pa mundur të saktësonte numrin e viktimave.
CEZ, fushatë ndërgjegjësimi për kursim
Në kuadrin e një fushatë për përgjegjshmërine shoqërore të shoqërisë CEZ-Shpërndarje, godina e Pediatrisë në spitalin rajonal të Durrësit do të përfitojë një ndriçim ekonomik dhe një kursim prej afro 2 milionë lekë në vit.
Si nje nga kompanite me te medha ne vend, CEZ Shpërndarje ka ndermarre se fundmi nje fushate per Pergjegjshmerine Shoqerore te Korporates, e cila perfshin nje sere projektesh qe synojne permiresimin e jetes ne komunitet, nepermjet aktiviteteve te ndryshme ne sektorin e energjise.
Bugajski: Efekti domino i krizës greke, në Shqipëri e sjellin emigrantët
Kriza greke mund të kapërcejë kufijtë shtetërorë dhe të prekë si në një efekte domino një pjesë të mirë të Ballkanit. Në analizën e tij, në emisionin "Bugajski Hour", në Albanian Screen, politologu dhe analisti i njohur, Janush Bugajski thotë se dhe Shqipëria mund të vuajë pasojat e shpërthimit social dhe ekonomik që po përjeton Greqia.
SHBA, popullariteti i Obamës nën nivelin 50 për qind
Popullariti i presidentit amerikan, Barack Obama ka regjistruar rënie duke arritur nën nivelin 50 për qind, pas vendimit të tij për rritjen e çmimit të karburanteve duke iu dhënë kundërshtarëve të tij poliitk një shpresë për zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor, sipas një sondazhi të publikuar dje.
Sondazhi i realizuar për llogari të stacionit televiziv ABC Newsdhe gazetës Washington Post, thekson se vetëm 46 për qind e personave të pyetur miratojnë veprimin e presidentit Obama kundër 50 për qind që e hedhin poshtë.
Emigrimi i paligjshëm, Sarkozy kërcënon me daljen nga Shengeni
Të ndryshojë Europa që të shpëtojë Franca'. Kështu kërcënoi Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, gjatë një fjalimi elektoral, ku theksoi se Franca do të tërhiqet nga Traktati i Shengenit, nëse Bashkimi Evropian nuk bën progres në bllokimin e emigracionit të paligjshëm. Sarkozy tha para rreth 60 mijë mbështetësve në një tubim në një lagje të Parisit, se emigrimi i pakontrolluar do të shkatërrojë përpjekjet evropiane për integrimin e njerëzve, që hyjnë në këtë kontinent dhe do të pengojë rrjetet e mbrojtjes sociale për personat që vërtet kanë nevojë.
Kosova, defiçiti buxhetor
Qeveria e Kosovës po i diskuton dy alternativa për të mbledhur edhe 20 milion euro, sa i duhen për të zvogëluar deficitin buxhetor për këtë vit, kusht të cilin ia ka paraqitur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Shumë shpejt do të vendosët, nëse do të aplikohet në kufi një taksë rrugore, apo një taksë ekologjike për të gjithë ata që hyjnë në Kosovë.
AKIP: Referendum kundër importit të plehrave, kemi 60 mijë firma
Aleanca Kundër Importimit të Plehrave bëri të ditur se të martën do të dorëzojë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, 60 mijë firmat e mbledhura për organizimin e një referendumi kundër importit të mbeturinave.
Përfaqësuesi i Aleancës Kundër Importimit të Plehrave, Ardian Klosi bëri të ditur se AIKP-ja është pranë fillimit të një forme të re të demokracisë. “Kjo është një iniciativë që vjen nga populli.”- theksoi Klosi.
Historianët e papërkthyer, shpërfillen botimet shqiptare
Kjo histori e Shqipërisë e përgatitur nga disa historianë mes të cilëve Arben Puto, është e vetmja nga historiografia jonë që ka arritur të kapërcej kufijtë, e botuar nga një shtëpi botuese franceze në vitin 1974. 21 vjet pasi historianët dhe studiuesit shqiptar kanë arrirur të shkruajnë të lirë, pothuajse asgje nuk përkthehet dhe botohet për lexuesin ndërkombëtar.