Siri, 47 gra dhe fëmijë të masakruar nga regjimi në Homs

Postuar në 12 Mars, 2012 09:01

Të paktën 47 trupa grash dhe fëmijësh u gjetën në qytetin sirian të Homsit, një masakër atribuar nga opozita forcave të regjimit dhe sipas medias zyrtare ''terroristëve''. 

Këshilli Kombëtar sirian (CNS), formacioni kryesor i opozitës kërkoi një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas këtyre informacioneve duke shtuar se masakra ishte kryer dje. 

Presidenti i Observatorit sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH), Rami Abdel Rahmane konfirmoi një masakër kundër grave dhe fëmijëve në lagjen Karm al-Zeitoun, pa mundur të saktësonte numrin e viktimave. 

"Trupat e të paktën 26 fëmijëve dhe 21 grave u gjetën në lagjet Karm al-Zeitoun dhe al-Adawiyé'', konfirmoi Hadi Abdallah, militant lokal i Komisionit të përgjithshëm të revolucionit sirian. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.