Emigrimi i paligjshëm, Sarkozy kërcënon me daljen nga Shengeni

Të ndryshojë Europa që të shpëtojë Franca'. Kështu kërcënoi Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, gjatë një fjalimi elektoral, ku theksoi se Franca do të tërhiqet nga Traktati i Shengenit, nëse Bashkimi Evropian nuk bën progres në bllokimin e emigracionit të paligjshëm. Sarkozy tha para rreth 60 mijë mbështetësve në një tubim në një lagje të Parisit, se emigrimi i pakontrolluar do të shkatërrojë përpjekjet evropiane për integrimin e njerëzve, që hyjnë në këtë kontinent dhe do të pengojë rrjetet e mbrojtjes sociale për personat që vërtet kanë nevojë.
"Ne nuk mund të pranojmë të jemi subjekt i mangësive të kufijve të jashtëm të Evropës",-tha Sarkozy, duke shtuar se reforma e legjislacionit aktual të imigrimit e BE-së, është 'e vetmja mënyrë për shmangien' e këtij problemi në Evropë. "Marrëveshja e Shengenit nuk është më në gjendje të përballet me një situatë kaq të agravuar",-vlerësoi Sarkozy, ndërsa kërkoi reforma të menjëhershme e modifikime të ngjashme me ato që sapo u miratuan për euron.
"Nuk mund të lemë menaxhimin e fluksit të emigrantëve në duart e teknokratëve dhe gjykatave",-u shpreh Sarkozy. Menjëherë është kundërpërgjigjur rivali i tij i qendrës, François Bayrou që shpjegon çfarë do të thotë konkretisht të tërhiqesh nga Traktati i Shengenit, vendosje të barrierave, pikave kufitare e doganave ndërmjet Francës e Spanjës, Francës e Italisë e Francës e Gjermanisë. Për Bayrou ky nuk mund të jetë një prokjekt i besueshëm, ndërsa edhe sipas analistëve në këtë fushatë Sarkozy kërkon të fitojë terren kundrejt të djathtës esktreme, frontit nacional të Marine Le Pen. Megjithatë në sondazhe ende kryeson bindshëm socialisti François Hollande.
Albanian Screen
Add new comment