Arkiv-Lajme të përditësuara
Sarkozy: Në Francë 'ka shumë të huaj'
Nicolas Sarkozy është shprehur se në Francë ka shumë të huaj dhe se sistemi për integrimin e tyre sa vjen e përkeqësohet. Në një debat televiziv, Sarkozy mbrojti planin e tij për të ulur numrin e hyrjeve të emigrantëve me 50 për qind, nëse do të rizgjidhej në postin e presidentit. Sarkozy, babai i të cilit ka qenë një emigrant hungarez, tha po ashtu se do të kufizonte ndihmat financiare për emigrantët që kanë qenë në vend për 10 vjet.
Borxhet, familja e minatorit në Bulqizë 5 muaj ngujim
Djegia e shtëpisë detyroi Hamdi Kurtin të transferohej nga Tërnova e Madhe në Zerqan në qytetin e Bulqizës, kur për fatin e tij të mirë arriti të sigurojë një strehë falë punës.
Po telashet nuk do të mbaronin këtu për këtë kryefamiljar, pasi paga prej minatori shtoi më tepër nivelin e varfërisë në familjen e tij.
“Kam jetuar 4 vjet tek kampi I të burgosurve në Ternovë, se mu dogj shtëpia. Kur erdha në Bulqizë më siguroi ndërmarrja një strehë. Tani kam 9 muaj pa punë që kur u bë greva, gruan e kam të shtruar në spital”, tha minatory.
Obama kritikon kandidatët republikanë
Barak Obama i kritikoi sot kandidatët republikanë për president, duke i akuzuar për kthimin në gjuhën e ashpër të kërcënimeve ndaj Iranit.
Në konferencën e parë për shtyp që nga nëntori, shefi i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigje me të njëjtën monedhë rivalëve të kampit tjetër që e kanë vënë në shënjestër për mënyrën sesi e ka menaxhuar cështjen e Teheranit.
“Republikanëet” tha ai, po u bien tambureve të luftës, në një kohë kur objektivi ynë është të ndalohet një Iran bërthamor, por duke eksploruar më parë rrugët diplomatike”.
Fushë-Bulqizë, dimri shton varfërinë
Dimri i këtij viti e shtoi edhe më shumë varfërinë në familjet pa asnjë të ardhur në zonën e Bulqizës. Shtëpia e Ferit Dogës në komunen Fushë- Bulqizë u shemb nga dëbora e madhe dhe kryefamiljari invalid e ka të pamundur ta riparoje.
Fluks për pasaporta, ankesa për shërbimin në sportele
Skadimi i pasaportave të vjetra shton fluksin e qytetarëve në pikat e aplikimit në Korçë dhe Kukës. Por qytetarët thonë se punonjësit e zyrave shkaktojnë sorollatje dhe vonesa të pajustifikueshme.
"Ka shumë njerëz, goxha njerëz që lënë punën", shprehet një banor. "Shumë procedurë e gjatë, me atë mirë ishte. të presim tani për një muaj", thotë një tjetër.
Përballë të njëjtit shërbim ndodhen edhe personat që kërkojnë të pajisen me pasaporta me afat të përshpejtuar kundrejt shumës së 15.000 lekëve.
Rusi, lirohen aktivistët e opozitës
Policia ruse ka liruar rreth 250 aktivistë të opozitës që u ndaluan mbrëmjen e së hënës në Moskë pas protestave kundër rizgjedhjes president të Vladimir Putin.
Lideri i protestave, Alexey Navalny, i cili u arrestua gjithashtu nga forcat e policisë, deklaroi se protestat do të vazhdojnë “derisa ne të fitojmë”.
Putin u rizgjodh për një mandat të tretë presidencial ditën e diel, në një proçes votimi që vëzhguesit e cilësojnë tërësisht me defekte.
Barroso: Dalja e Greqisë nga Euro, efekt domino
Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso thotë se dalja e Greqisë nga zona euro do të përbënte një shkatërrim për popullin grek. Duke folur për çështjen në një intervistë për të përditshmen austriake "Die Presse", ai shprehu frikën se një ngjarje e tillë mund të ketë efekt domino.
28 nëntori nuk do festohet si festë zyrtare në Maqedoni
Shqiptarët e Maqedonisë nuk do ta festojnë 28 nëntorin, ditën e pavaresisë së Shqipërisë si festë zyrtare shtetërore. Kuvendi maqedonas votoi kundër propozimit të PDSH për këte qëllim. BDI e Ali Ahmetit mbështeti këtë propozim, por nuk munguan debatet në sallë, ku sipas tyre është e papranueshme që PDSH propozon ligje të tilla dhe mbron interesat e shqiptarëve vetëm kur është në opozitë.
Kundër bypass-it, banorët e Dobracit: Na cënojnë pronën
Banore te fshatit Dobrac të Shkodrës kane protestuar ne vendin ku po punohet per ndertimin e bypassit për shkak të devijimit të projektit për herë të tretë. Banorët e zonës thonë se nuk janë njoftuar paraprakisht që pronat e tyre do të prekeshin nga ky ndryshim i projektit dhe se nga nata e kaluar kane nisur germimet ne tokat qe ata kane perfituar me ligjin 7501.
Shtyhet vendimi për “Gërdecin”, shkak kompleksiteti i cështjes
Gjyqtari Ridvan Hado ka vendosur të shtyjë për në datën 12 mars, vendimin për 29 të pandehurit të procesit ‘Gërdeci’.
Gjykata e Tiranës pritej të shpallte sot vendimin përfundimtar për të pandehurit, por gjyqtari Hado caktoi datën 12 mars ora 10:00 për shpalljen e vendimit, për shkak të kompleksitetit dhe volumit të cështjes në shqyrtim.