Shtyhet vendimi për “Gërdecin”, shkak kompleksiteti i cështjes

Gjyqtari Ridvan Hado ka vendosur të shtyjë për në datën 12 mars, vendimin për 29 të pandehurit të procesit ‘Gërdeci’.
Gjykata e Tiranës pritej të shpallte sot vendimin përfundimtar për të pandehurit, por gjyqtari Hado caktoi datën 12 mars ora 10:00 për shpalljen e vendimit, për shkak të kompleksitetit dhe volumit të cështjes në shqyrtim.
Organi i akuzës ka kërkuar burgim të përjetshëm për ish drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari, për pronarin e kompanisë Alba Demil Mihal Delijorgji si edhe për administratorin e kompanisë së demontimit në Gërdec, Dritan Minxhollin. Ndërsa 8 vite burg janë kërkuar për ish-shefin e Shtabit të ushtrisë Luan Hoxha dhe 23 vite burg për Sokol Ngjecin.
Shpallja e vendimi ka ngjallur interesim si nga ana e të pandehurve, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë në sallë ashtu edhe nga ana e familjarëve të viktimave.
Vendimi përfundimatar është përcaktuar (më 12 mars) 3 ditë para 4 vjetorit të tragjedisë së 15 marsit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mbi 300 të tjerë u plagosën si dhe u dëmtuan shumë banesa e biznese.
Ballkanweb.com
Add new comment