Sarkozy: Në Francë 'ka shumë të huaj'

Postuar në 07 Mars, 2012 01:56

Nicolas Sarkozy është shprehur se në Francë ka shumë të huaj dhe se sistemi për integrimin e tyre sa vjen e përkeqësohet. Në një debat televiziv,  Sarkozy mbrojti planin e tij për të ulur numrin e hyrjeve të emigrantëve me 50 për qind, nëse do të rizgjidhej në postin e presidentit. Sarkozy, babai i të cilit ka qenë një emigrant hungarez, tha po ashtu se do të kufizonte ndihmat financiare për emigrantët që kanë qenë në vend për 10 vjet. 

Si kre i shtetit ai ka mbështetur forcimin e rregullave për emigrantët e rinj, përfshi edhe deportimin e romëve drejt Rumanisë. Të martën, kryeministri i tij, Francois Fillon shkaktoi pakënaqësi mes muslimanëve dhe hebrenjve kur tha se therrja e kafshëve, sipas fesë ishte 'zakon i vjetër'. 

Deri tani, fushata aktuale ka pasur një impakt shumë te vogël tek elektorati. Sondazhi më i fundit, tregonte se kandidati socialist, Francois Hollande sa vjen e thellon përparësinë e tij ndaj Sarkozy. Ai ka 54 për qind ndaj 46 për qind që ka Sarkozy.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.