Fushë-Bulqizë, dimri shton varfërinë

Dimri i këtij viti e shtoi edhe më shumë varfërinë në familjet pa asnjë të ardhur në zonën e Bulqizës. Shtëpia e Ferit Dogës në komunen Fushë- Bulqizë u shemb nga dëbora e madhe dhe kryefamiljari invalid e ka të pamundur ta riparoje.
Fëmijet e tij duhet të perballojne gjithçka vetë për shkak se nëna e tyre është shumë e sëmure, ndërsa babai per shkak te problemeve nuk mund te punoje. Çdo dite femijet te moshes 7 dhe 8 vjec detyrohen të kalojne nje pengese te madhe te krijuar nga shembja e shkaktuar nga debora per te hyre ne shtepite e tyre. Vajza e madhe tregon per naten kur u shemb nje pjese e baneses dhe se si ajo ishte vetëm me njërin vëlla në atë moment duke përjetuar momente paniku.
Kjo familje gjate dimrit ka jetuar me ndihmat e komunes Bulqize dhe mbeshtetjen e familjareve te tjere, te cilet ndajne me ta varferine.
Mbi 48 familje ne komunen e Fushë-Bulqizës kane patur nevoja emergjente per ushqime gjate izolimit nga debora e cila ende nuk eshte larguar nga keto zona.
top-channel.tv
Add new comment