Arkiv-Lajme të përditësuara

Ulja e defiçitit, Spanja e Holanda nuk arrijnë objektivin

Postuar në 02 Mars, 2012 09:29

Kryeministri spanjoll Mariao Rajoy ka thënë se vendi i tij nuk do të arrijë uljen e parashikuar të defiçitit buxhetor, teksa liderët e BE-së firmosën traktatin e ri fiskal. Rajoy tha se defiçiti do të jetë 5.8 për qind i PBB, më i lartë se ajo që mendonte qeveria, 4.4 për qind. Në të njëjtën gjendje edhe Holanda, e cila nuk do të arrijë të ulë defiçitin nga 4.5 në 4.1 për qind. 

Samiti i BE, arrihet marrëveshja fiskale. Investime për vende të reja pune

Postuar në 02 Mars, 2012 08:39

Nga kriza e borxhit tek rritja ekonomike është deviza e krerëve të shteteve në  samitin e  Brukselit të  cilët thonë se europa është gati tani për të kaluar në fazën e dytë, nga pakti fiskal tek investimet. Në Bruksel duket se janë lënë mënjanë kërkesat e rrepta gjermane dhe tani në fokus është rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të punës në një kohë kur eurozona shënon një papunësi rekord me 10.7 përqind.

Gjuetia e paligjshme e Koranit

Postuar në 02 Mars, 2012 05:41

Korani vijon të mbetet specie në zhdukje si pasojë e gjuetisë pa kriter që bëhet në ujrat e Liqenit të Ohrit. 

Kjo ka bërë që në Liqenin e Pogradecit të ndërmerret një nismë për mbrojtjen e tij nga peshkimi pa kriter. Ministria e Mjedisit ka ndërmarë një aksion për eleminimin e rrjetave të peshkimit dhe gjobitjen e peshkatarëve kur është rreptësisht i ndaluar peshkimi i koranit të vogël specie unike e cila rritet vetëm në ujrat e Liqenit të Ohrit. 

Obama, kritika kompanive të naftës e gazit

Postuar në 02 Mars, 2012 05:36

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama  kritikon kompanitë e naftës dhe gazit se po përfitojnë në kurriz të konsumatorëve, ndërsa këta të fundit po paguajnë çmime më të larta për të makinat dhe ngrohjen e shtëpivë të tyre. Ai I bëri këto deklarata në qytetin Nashua në Nju Hampshir  ku ndodhej për të tërhequr votuesit dhe studentët që ishin për vizitë në një program trajnimi teknologjik të automjeteve.

Nexhmije Hoxha, padit Fevziun: Na vodhi sekretet personale të Enverit

Postuar në 02 Mars, 2012 05:32

Një denoncim i pazakontë që kërkon hetime për arkivin personal të Enver Hoxhës ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës tri ditë më parë. Nexhmije Hoxha, e veja e ish-diktatorit të Shqipërisë Enver Hoxha, ka paditur gazetarin Blendi Fevziu në këtë kallëzim. Me anë të një letre të gjatë, Nexhmije Hoxha kërkon fillimin e ndjekjes penale për gazetarin Fevziu, duke e fajësuar atë për faktet që ka publikuar në librin e tij “Enver Hoxha”, i nxjerrë në botim në vitin 2011. Veç Nexhmijes, mësohet se në padi përmenden edhe djali i Enver Hoxhës, Iliri dhe gruaja e tij, Teuta.

Gjykatësi dërgon e-mail racist për Obamën

Postuar në 02 Mars, 2012 04:39

Kryegjykatësi i Shtetit të Montanas ka shprehur keqardhjen e tij për shpërndarjen në internet të një e-maili racist që kishte për protagonist presidentin amerikan Barak Obama. Grupet liberale të avokatisë kërkuan që Gjykatësi, Richard Cebull të japë urgjentisht dorëheqjen. 

Cebull, në një intervistë të mërkurën për gazetën “Billings Gazette”, ka shprehur keqardhjen e tij e-mailin e dërguar.

Të rinjtë dhe tregu i punës

Postuar në 01 Mars, 2012 12:40

Larmia e universiteteve dhe diplomave që jepen në Shqipëri kanë krijuar një “armatë” të rinjsh të paorientuar dhe të punësuar jashtë degëve për të cilave kanë studiuar. 

Për të biseduar rreth këtij fenomeni, në studion e “Pasdites” në “Top-Channel” u bashkuan tre njohës të mirë të sistemit tonë universitar.

“Këshillimi i karrierës është diçka e re, por që disa universitetet private e kanë përfshirë dhe është një hallkë shumë e rëndësishme në shoqërinë në të cilën jetojmë”, vlerësoi Elona Bano, dekane e studentëve dhe juriste në një universitet joshtetëror.

Alarmi, 10.7% e popullsisë në vendet e Eurozonës e papunë

Postuar në 01 Mars, 2012 12:35

Vazhdon të rritet papunësia në Eurozonë, duke arritur një tjetër rekord. Sipas shifrave të EUROSTAT, shkalla e papunësisë në 17 vendet anëtare të BE-së që përdorin monedhën e përbashkët europiane arriti në 10.7% gjatë muajit janar. 

Kështu ka 16,9 milion të papunë në vendet e Eurozonës. Kështu në Itali, papunësia u rrit gjatë janarit me 9.2%, çka përbën edhe shifrën më të lartë në muajt e fundit. Por, Spanja vazhdon të ketë shkallën më të lartë të papunësisë në eurozonë me 23.3%, ndërsa Austria më të ultën me 4 %. 

Vrasja e 2 shqiptarëve, protesta sërish në Shkup e Gostivar

Postuar në 01 Mars, 2012 09:17

Në Gostivar dhe në Shkup sot u organizuan dy protesta në shenjë revolte dhe indinjate kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptarë nga ana e një polici maqedonas të martën në qytetin e Gostivarit. 

Në Gostivar, marshi protestues nisi dhe perfundoi në mënyrë të qetë ku mijëra qytetarë shprehën revoltën e tyre kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptarë. 

Eurozonë, rekord i ri për papunësinë

Postuar në 01 Mars, 2012 09:14

 

Numri i të papunëve në Eurozonë vazhdoi të rritej edhe në janar, duke regjistruar një rekord të ri. 

Niveli i papunësisë në 17 vendet që përdorin monedhën e përbashkët euro u rrit në 10,7% në janar, ndërsa vlerësimi për dhjetorin 2011 u rishikua duke rritur me dy pikë, në 10,6%.

Në total, janë 16,9 milionë personat e papunë, që janë në kërkim të një pune. Shifrat i ofroi institucioni zyrtar i statistikave, “Eurostat”. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara