Obama, kritika kompanive të naftës e gazit

Postuar në 02 Mars, 2012 05:36

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama  kritikon kompanitë e naftës dhe gazit se po përfitojnë në kurriz të konsumatorëve, ndërsa këta të fundit po paguajnë çmime më të larta për të makinat dhe ngrohjen e shtëpivë të tyre. Ai I bëri këto deklarata në qytetin Nashua në Nju Hampshir  ku ndodhej për të tërhequr votuesit dhe studentët që ishin për vizitë në një program trajnimi teknologjik të automjeteve.

Ai u bëri thirrje ligjivënësve të ndërpresin subvencionimin prej 4 miliardë dollarësh të industrisë së naftës dhe gazit, ndërsa kërkoi të bëhet më shumë për të nxitur zhvillimin  e burimeve alternative të energjisë. Obama  tha se kompanitë e naftës dhe gazit po fitojnë të ardhura të mëdha, megjithë gjendjen e turbullt në Lindjen e Mesme që ka sjellë ngritjen e çmimeve në nivele rekord.

Çmimet e karburantit janë ngritur ndjeshëm javët e fundit dhe pritet të ngrihen edhe më tepër me afrimin e sezonit të verës.Kandidatët republikanë për president kanë kritikuar zotin Obama për bllokimin e ndërtimit të një naftësjellësi nga Kanadaja në territorin e Shteteve të Bashkuara.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.