Arkiv-Lajme të përditësuara

Zhvendosja e muzeut, rrezik nga çmontimi i skeleteve

Postuar në 17 Mars, 2012 09:32

Duket se me nje vendim qeverie, ka marë fund dhe kalvari i gjatë i pyetjeve dhe proceseve gjyqësore për vendodhjen e muzeut të shkencave të natyrës. Ky muze,i vetmi në Shqipëri për nga lloji i vet , por edhe një nga më të rrallët në Ballkan, do të zhvendoset në një godinë në varësi të ministrisë së Mbrojtjes.

Incidentet ndëretnike, sulmohet Ambasada e Maqedonisë në Prishtinë

Postuar në 17 Mars, 2012 09:28

Policia e Kosovës ka mbetur në ruajtje të Ambasadës së Maqedonisë gjatë gjithë natës pas sulmit në mesnatë atje. 

Policia e ka konfirmuar incidentin, por ende po bëhen hetime për shkallën e tij dhe qëllimin. Nuk ka të dhëna për të lënduar dhe as ndërtesa nuk është dëmtuar.

Koktej molotov është hedhur në objektin e ambasadës së Maqedonisë në Kosovë. 

Sipas informacioneve të para, nuk ka të lënduar dhe dëme të ndjeshme materiale, policia menjëherë është vënë në ndjekje të sulmuesve. 

Lushnjë-Berat, aksi në gjendje të mjeruar

Postuar në 17 Mars, 2012 09:26

Pas perfundimit te dy loteve ne rrugen Lushnjë-Berat ky aks vazhdon te jete ne gjendje te mjerueshme. 

Prej kohesh ketu nuk eshte bere asnje lloj investimi. Rruga eshte me gropa, tabani i saj eshte i demtuar totalisht, ndersa pellgje me uje krijohen edhe ne ditet kur s'ka shi, çka veshtirëson mjaft qarkullimin e mjeteve. 

I pyetur nga Top News prefekti i qarkut Bujar Hoxhaj thote se shume shpejt kjo rruge do te jete ne standardet te larta dhe kjo eshte edhe nje nga sfidat e tij.

200 objekte personale të Papës Gjon Pali II shfaqen në publik

Postuar në 17 Mars, 2012 04:28

Mbi 200 objekte që i përkisnin Papës Gjon Pali II (1920-2005) u ekspozuan në Mexico City me rastin e inagurimit të ekspozitës së titulluar "Privatësia e Gjon Palit II". Ekspozita u hap në mjediset e Pallatit të Sporteve të kryqytetit, në një sallë të brendshme. 

Objektet përfshijnë biçikletën e Papës, veshje të tij dhe një flamur meksikan e një sombrero që i ishin dhënë atij gjatë vizitës në Meksikë. Ato janë ekspozuar në mënyrë kronologjike përgjatë zonës me sipërfaqe 4 mijë metër katror.

‘Mein kampf’ lufta e Hitlerit, shitje rekord në Tiranë

Postuar në 17 Mars, 2012 04:26

 Autobiografia e shumë debatuar e Hitlerit "Mein Kampf", e publikur pak kohë më parë është një nga librat e shumëshitur në libraritë e kryeqytetit.

Edhe pse ai nuk kushton lirë, 1500 lekë, librashitësit shprehen se lexuesit nuk kanë nguruar ta blejnë. Në disa prej librarive të mëdha në vënd kanë mbetur vetëm pak kopje, pas furnizimeve të shumta nga shtëpia botuese, e në disa të tjera, librat kanë mbaruar.

Masakër në pyllin e sodës. Priten drutë për ndërtime

Postuar në 17 Mars, 2012 04:15

Pylli i sodës në Vlorë po shkon drej shkatërrimit. Ndërtimet janë masakra e fundit dhe e pakthyeshme që po ndodh në këtë zonë dhe ajo që është më shqetësuesja , këto godinë janë të ligjshme të pajisura me leje ndërtimi nga KKRRT-ja e Bashkisë. Shefi i policisë pyjore konfirmon prerjet masive në pyllin e sodës për tu hapur më pas sheshe ndërtimi. 

Themeluesi i Wikileaks, kandidat në zgjedhjet senatoriale në Australi

Postuar në 17 Mars, 2012 04:11

 Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, aktualisht në arrest shtëpie në Britaninë e Madhe vendosi të marër pjesë në zgjedhjet senatoriale në Australi, parashikuar të zhvillohen në vitin 2013, njoftoi sot në rrjetin social Twitter.

Me kombësi australiane, Assange, i cili u bë i njohur në vitin 2010 me publikimin e dokumenteve ushtarake sekrete mbi Irakun dhe Afganistanin si dhe telegrameve diplomatike amerikane, ndodhet në arrest shtëpie në Britaninë e Madhe që prej një viti. 

Këlcyrë, pasarelat mbi Vjosë jashtë funksionit

Postuar në 17 Mars, 2012 04:09

Më shumë se 10 pasarela mbi lumin Vjosë janë jashtë funksionit, për shkak të amortizimit dhe mosinvestimit. Një pasarelë pranë fshatit Peshtan ka shërbyer dikur për të lidhur të dy brigjet e lumit në distancën më të afërt.  

Drita Cani 74 vjeç thotë se me ndërtimin e urës së Peshtanit kjo pasarelë u harrua.

Në këtë pasarelë është investuar 3 herë gjatë 10 viteve të fundit thonë banorë të tjerë të zonës por druri ka qenë i pastazhionuar dhe është kalbur shumë shpejt. 

Voskopoja turistike, tërheqëse për pushuesit

Postuar në 16 Mars, 2012 11:37

Voskopoja është një prej fshatrave, ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në mënyre harmonike për t'i dhënë asaj vlera turistike të përhershme. 

Në çdo stinë të vitit, fshati i cili ndodhet 18 km larg Korces mbetet resurs i pashtershem turistik. Vlerat artistike dhe arkitektonike te servirura ne kishat e shumta te fshatit jane te pasura me imazhe te pikturave murale e ikonave, qe shpalosin para turisteve fshatin, i cili dikur qendronte ne listen e qyteteve me te rendesishme te Ballkanit. 

Ulen kuotat e mësuesisë, Kule: Tregu i punës, i tejmbushur

Postuar në 16 Mars, 2012 11:35

Mësuesia do të ketë kuota të reduktuara këtë vit. Në ndryshim nga vitet paraardhëse, drejtuesit e universitetit të Tiranës, pranojnë se tregu i punës, tashmë është i mbingarkuar nga ky profesion, ndaj kuotat duhet të kufizohen. Dhori Kule, rektor i këtij institucioni deklaron për AS se kuotat për vitin e ardhshëm do të jenë mbi 6000, ndërkohë që ekonomiku, juridiku dhe degët që lidhen me informatikën, do të kenë shtesë të numrit të studentëve, krahasuar me një vit më parë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara